Berisha po i sfidon shqiptarët me Revolucion, po s’dihet si do të përfundojë!

Opinione

Berisha po i sfidon shqiptarët me Revolucion, po s’dihet si do të përfundojë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Sherif Ramabaja

 Ka disa muaj që zoti Berisha po i kërcënon shqiptarët me Revolucion. Më në fund kjo ditë u finalizua me 11.12.21 dhe vazhdoi me referendumin për largimin e Bashës me 18.12.21, pikërisht përball ambasadës amerikane në Tiranë.

 Po të njejtën ditë zoti Basha mbante Kuvendin e PD, çfarë rastësie?!

Ky Revolucion pritet të vazhdoi rrugëtimin, me ardhjen e Vuçiqit në Open Ballkan në Tiranë. Data e vazhdimit të Revolucionit për Open Ballkan, sikur është programuar, për të nxjerrur sa më shumë që është e mundur njerëz në rrugë.

A mos vallë është ky ndoshta një lloj testimi për të parë, sa dhe si masat mund të manipulohen për qëllime personale.

Edhe referendumi për „përjashtimin” e zotit Basha pikërisht përballë ambasadës amerikane, ndoshta nuk ishte i rastësishëm?!

Tentimi mund të ishte: me një gjuajtje të vriten dy zogj. Për Open Ballkanin e Ramës, po ashtu do të ftohen të gjith shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina dhe diaspora që të protestohet kundër arrdhjes së  Vuçiqit në Tiranë.  

Organizatorëve të Revolucionit ndoshta më së paku iu intereson Open Ballkani, sepse po nuk u përfshinë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë iniciativa e tillë është e dështuar, këtë e ka bërë të qartë edhe zoti Escobar SHBA.

Por qëllimi kryesor i organizatorëve të Revolucionin të proklamuar mund të jetë demonstrimi se ne jemi opozita, ne jemi PD dhe ne jemi forca e Revolucionit.

Me përfundimin e këtij akti, organizatorët do ta konsolidonin luftën drejt rrëzimit të rivalit të tyre Ramës dhe koncentrimin përfundimtar për luftën kundër shpalljes non - grata me SHBA.

Në të kundërtën Revolucioni mund të pësoi fiasko, nëse shqiptarët nuk iu përgjigjen thirrjeve të tilla manipuluese. Por për fat të keq kemi grupacionin e të pakënaqurve, grupacionin që kanë humbur privilegjet, grupacionin e të zhgënjyerve, grupacionin e zhgënjyer me politikën, grupacionin anti – Covid, grupacionin e korruptuar etj. që presin vetëm një shkëndijë që t´i mbushin rrugët.

 Të gjith ata që i vëjnë gishtin kokës, nuk do iu bashkohen të dështuarëve dhe të marrëve për të bërë Revolucione, sipas planeve dhe dëshirave të tyre private.

Proceset të cilat i ka filluar SHBA për luftimin dhe ndëshkimin e krimit të organizuar edhe në Ballkan, duhet shqiptarët t´i përkrahin.

Një nisme të tillë të SHBA duhet t´i gëzohemi, sepse ne e dinim se ç'po ndodh në trojet tona, po nuk kishim fuqi vetë të vepronim dhe të përballemi me krimin e organizuar.

Nëse ne e luftojmë një nismë të tillë përmes Revolucioneve, atëherë ne me vetëdie po i krijojmë rrethanat që përfitime nga kjo të nxjerrin grupet kriminale, dhunuesit e ligjit dhe kriminelët në Veriun e Kosovës dhe në Serbi.

Ata do të ushqehen, do ta kopjojnë berishizmin në Shqipëri, për t´iu kundërvënë iniciativave të SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat