Ky Edi Rama i cili u ka hipur skijave duke hipur në maje të kodrës po pret të lëshohet poshtë pa shkopinj me shpresë se nuk do të rrëzohet?!... Njeriu normal i shtron vetës pyetje?: Si mund të ndodhë pas vuajtjeve historike, luftërave, përndjekjeve, dhe gjenocidit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kokë në veti po e sfidon fatin e shqiptarëve.?! Ky njeri nuk ka të ndalur..! Ky nuk përfill askënd, i anashkalon dy milionë shqiptarë të Kosovës, për të bërë aleanca me Vuçiqin.
Veprimet e tij të njëpasnjëshme në dëm të trojeve shqiptare, kanë arritur në majen e piramidës. Takimi i sotëm me Vuçiqin dhe nënshkrimi i memorandumeve pa pëlqimin e Republikës së Kosovës dhe pjesës dërrmuese të shqiptarëve është akti më i rrezikshëm i cili po e fut Kosovën në situata të paimagjinueshme, të rrezikut dhe sigurisë. Deri kur do të heshtin dy akademi të Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe Kosovë të cilat më së paku i përngjajnë një institucioni elitar të shteteve. Është e pafalshme qëndrimi indiferent i akademive dhe institucioneve tjera të shkencës dhe politikës të cilat kanë ra në gjumë e nuk e shohin rrezikun dhe kurthet të cilat po i monton Edi Ram.
Të ndërtosh aleanca me Serbinë në kohën kur Qeveria në Beograd zhvillon propaganda ekstreme kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, nuk është asgjë tjetër përpos se është thikë pas shpine deri në tradhti kombëtare. Kësaj po i ndihmon Edi Rama i cili me vetëdije po e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e shtetit të Kosovës. Politika e këtij [pelivani] kundër të ardhmes të shqiptarëve në Ballkan, po gjykohet, dhe dënohet gjithandej në botën shqiptare. Nuk mund të kuptojë se deri kur Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës do të heshtin ndaj politikës arrogante të Edi Ramës.
Askush nuk ka të drejtë të krijoj aleanca apo pakte në Ballkan pa e përfillur mendimin dhe pëlqimin e dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Edi Rama është njeriu kryesor i cili po i rehabiliton krimet dhe politikën fashiste të udhheqësisë serbe ne Beograd. Prandaj është koha e fundit që institucionet legjitime të Republikës së Kosovës të distancohen sa më parë nga aventurat e rrezikshme të politikës konspirative me plotë të panjohura të Edi Ramës. Andaj në fund na ka mbetur vetëm pritja e kohës ku Edi Rama do ti mbath skijat për tu lëshuar nga maja e kodrës pa përdorur shkopinjët. Se a do ta thyej kokën ai mbetet të shihet?!... Kjo do të varet nga vetëdija e shqiptarëve dhe e institucioneve shtetërore.