Qeveria aktuale është e vendosur për t'i dërguar të korruptuarit prapa grillave, pavarësisht rezistencës së të korruptuarve.
Pas ardhjes se qeverisë aktuale për ta qeverisur vendin, të korruptuarit i kapi paniku dhe filluan lloj- lloj shpifje kundër qeverisë aktuale, duke shpresuar se qytetarët do t'iu besonin rrenave dhe shpifjeve nga më të pa imagjinueshmet kinse qeveria aktuale nuk po i përmbush premtimet e saj në interes të vendit dhe të qytetarëve.
Por, qeveria aktuale premtimin kryesor dhënë qytetarëve të Kosovës , për luftimin e korrupsionit dhe dërgimin e të korruptuarve atje ku e kanë vendin prapa grillave po e zbaton me vendosmëri.
Edhe arrestimi fundit i të korruptuarve ,të cilët kanë lejuar dhe mundësuar ndërtimin e shumë vilave pa leje ndërtimi në zonën turistike të Brezivicës i ka vënë në terror hajnat, të gjithë ata të cilët pasuritë e tyre i kanë krijuar me hajni korrupsion dhe mënyra tjera të kundërligjshme nga burimet e dyshimta .
Nga frika se të korrutuarit do të arrestohen dhe procedohen penalisht për korrupsion, po i godasin me shishe ujë ministrat e qeverisë aktuale në shenjë pakënaqësie pse po e luftojnë korrupsionin dhe të korruptuarit, duke shpresuar se kështu të korruptuarit përsëri mund t'i kthehen pushtetit për ta filluar avazin e vjetër të hajnive.
Por ministrat e qeverisë aktuale Kurti e kanë vetëm një përgjigje ndaj të korruptuarëve thonë: Ndaqit gjuani me shishe ujë ndaqit me plumba ne jemi të vendosur për t'i luftuar hajnitë deri në eliminimin përfundimtar të tyre.
Qytetarët janë të vendosur si as njëherë më parë të qëndrojn në krah të qeverisë e cila e lufton pa kompromis korrupsionin të korruptuarit dhe krimin ekonomik të organizuar, e kjo është pikërisht qeveria aktuale Kurti 2.