Nisma për Ballkanin e hapur (Open Ballkan) është një skenar antishqiptar dhe gënjeshtër e madhe serbe..!?

Opinione

Nisma për Ballkanin e hapur (Open Ballkan) është një skenar antishqiptar dhe gënjeshtër e madhe serbe..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:44
Rexhep Elezaj

Citatin e më poshtëm, të thënë në vitin 1962 nga “Babai i kombit serb”, Dobrica Çosiq, duhet ta lexojë dhjetë herë në ditë çdo shqiptar i Shqipërisë, sidomos politikanët e saj majtistë dhe serbo-fil, të cilët duke filluar nga Enver Hoxha dhe kasta komuniste, të cilët në vitin 1941 u vëllazëruan me komunistët serbë, Dushan Mugoshën, Milladin Popoviçin, Svetozar Vukmanoviç-Tempon, Rankoviçin dhe Titon, e deri tek Fatos Nano dhe Edvin K. Rama sot, kurrë dhe asnjëherë të vetme, pranë afërsisë dhe vëllazërimit me ta, nuk kanë arritur që ta kuptojnë qenien psiko-biologjike si dhe mënyrën e të menduarit të serbëve si individ dhe si kolektivitet.

Kjo paaftësi dhe mosinteresim i tyre (komunistëve shqiptarë) që para se të vëllazëroheshin me komunistët serbë, ta studionin mirë përbërjen e tyre gjenetike dhe etnike sllave, e them me bindje të thellë, se miqësia, vëllazëria dhe bashkëpunimi i Enver Hoxhës me serbët gjatë LDB-re e deri në vitin 1948, kur do i prishë marrëdhëniet me Titon, e gjithë kjo afri me serbët kombit shqiptar, veçanërisht Kosovës, i ka shkaktuar tragjedi, luftëra, dhunë, vrasje dhe dëbime masive deri në shfarosje!

Për të folur detajisht për këtë periudhë si dhe atë të pas vitit 1948 dhe deri në vitin 1989, kërkohet një analizë e gjatë, por kushdo që dëshiron të informohet për këto ndodhi duhet ta lexon historinë kombëtare të Kosovës, për ta kuptuar më qartë, se sa na ka kushtuar si komb miqësia, “dashuria”, vëllazëria, martesat e përziera, lufta e përbashkët antifashiste, e cila siç dihet ishte në interes të plotë të Serbisë dhe Rusisë, në vend se Shqipëria në fillim të LDB-re të rreshtohej në anën e aleancave perëndimore. Pra, nuk ishte i domosdoshëm rreshtimi i Shqipërisë me nazi-fashistët gjermano-italian, veçse me Francën, Anglinë, Britaninë e Madhe dhe Amerikën, duke shpëtuar njëherë e mirë si komb nga ideologjia komuniste ruso-sllavo-staliniste, pasojat e të cilës po i përjetojmë edhe sot si komb dhe si dy shtete të pavarura shqiptare në Ballkan!

Dobrica Qosiq:

“Babai i kombit serb”:

"Gënjejmë për ta mashtruar veten, për ta ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, që të inkurajojmë, për ta fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak ndershmërisë, gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është lloj i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur.

Gënjejmë në mënyrë krijuese, mendore, shpikëse.

“Gënjeshtra është interes shtetëror serb”.

“Gënjeshtra është në vetë qenien e serbëve”.

"Në këtë vend, çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë."

“Serbët disa herë gjatë historisë i ka shpëtuar gënjeshtra”.

Ata shqiptarë të cilët nuk i kanë përjetuar në lëkurën e tyre krimet sistematike dhe dhunën shekullore të regjimeve kriminale të Serbisë dhe serbëve, ata të cilët nuk e njohin mentalitetin, tiparet, shpirtin kriminal dhe gjenet e tyre hajduto-pirateske të ardhur në Ballkan nga xhunglat e maleve Karpate në fillim të shek. -VII-të, ata shqiptarë të cilët nuk e kanë përjetuar familjarisht dhunën, masakrat, gjenocidin, dëbimet masive në kohë dimrash të egër, burgjet dhe kazamatet e tmerrshme serbe, djegiet dhe kasaphanët grupore ndaj shqiptarëve, etj., siç i kanë përjetuar shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë londineze me 1945, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Novi Pazar, etj., sot nuk kanë asnjë të drejtë morale as kombëtare që të bëjnë vëllazëri dhe miqësi me serbët dhe Serbinë, me armikun tonë më mizorë që ka njohur historia e popujve të Evropës, dhe atë mbi gjakun e derdhur dhe shpirtrat e masakruar të miliona kosovarëve dhe shqiptarëve në viset tjera nën okupimin e regjimeve barbare të Serbisë!

Detyrimisht më duhet ta nënvizoj përshtypjen time mjaft negative, e dalë nga kontaktet, në veçanti nga shkrimet, analizat, sjelljet, komentet në rrjetet sociale si dhe nga debatet e panumërta, sidomos mënyra e trajtimit sipërfaqësor të çështjes nacionale të Kosovës, tek numri më i madh i bashkëkombësve tanë në Shqipëri, që, përveç se dallojnë në esencë në qasjen nga çdo shqiptar kosovar, mjerisht ara shumë pak e njohin thelbin e historisë dhe ngjarjeve tragjike mbi të cilën qëndron e vërteta për Kosovën. Pra, për gjysmën e trungut të ndarë të kombit shqiptar e cila për një shekull e gjysmë ka qenë e robëruar nga barbaria serbo-sllave, që në thelb, dallon shumë nga ajo e Shqipërisë, si një vend dhe shtet me 109 vite sovranitet dhe i pavarur!

Pa dashur të zgjatëm më shumë rreth kësaj teme, dua ta potencoj edhe njëherë faktin, se afrimi dhe miqësia e Shqipërisë zyrtare me Serbinë fashiste në krye me Edvin K. Ramën, kryeministër, i cili ka disa vite që këtë e ka bërë prioritet numër një në politikën e tij qeverisëse, qoftë përmes njëfarë “Mini-shengenit” dhe “Ballkanit të hapur”, qoftë përmes hapjes së kufijve për turistët dhe mallrat e Serbisë, duhet ta dijë mirë, se ky projekt është një skenar serb shumë i rrezikshëm për kombin shqiptar, përmes të cilit ata gradualisht dhe me një strategji perfide, një ditë, qoftë edhe pas 50 viteve do ta okupojnë dhe etnikisht tjetërsojnë kombin shqiptar, duke e jetësuar kështu ngadalë në praktikë Programin e Ilia Garashanint (1844) për shfarosjen e shqiptarëve si dhe daljen e tyre në detin Adriatik. Ëndërr kjo shekullore dhe hegjemoniste e të gjithë serbëve pa dallim..!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat