Prandaj, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja urgjentisht, duhet stopuar këtë Projekt sllav antiamerikan dhe antievropianoperëndimor, mbase në mënyrë të rafinuar synon përzënien e Amerikës dhe të NATO-s jo vetëm nga Kosova dhe nga Shqipëria, por nga i gjithë Ballkani, me qëllim të militarizimit dhe të hegjemonizmit të Rusisë në tërë Ballkanin.
PO “Ballkanit Perëndimor”, por jo dot “Ballkanit të Hapur” serbo-sllav, që ka për qëllim rusifikimin e Ballkanit, si dhe të zhdukjes së Kosovës së pavarur nga harta gjeografike e Ballkanit!
Me një fjalë “Ballkani i Hapur” është “autostrada” më e hapur dhe më e arritshme e penetrimit dhe e dominimit të interesave politike, ekonomike, tregtare, diplomatike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ushtarake të Federatës Ruse në Ballkan, mbase i garanton jo vetëm konfrontimin me SHBA-n dhe me NATO-n, por edhe dislokimin e anijes luftarake bërthamore në ujërat e Detit Adriatik të Malit të Zi (edhe pse ky shtet është anëtar i NATO-s). Kjo është parathënia dhe përfundimi i përmbajtjes së Projektit serbo-rus+Edi Rama të “Ballkanit të Hapur”, jo kurrfarë normalizimi e as stabilizimi të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit qoftë politik , ekonomik a tregtar mes tri vendeve të vetizoluara nga BE-ja dhe nga “Ballkani Perëndimor” (Serbia, Shqipëria, Maqedonia Veriore) minus Kosovës, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Si “Ballkani i Hapur”, si “Dialogu i Brukselit”, si “Plani 6-Pikësh” ( i miratuar edhe nga AP-ja e OKB-së ish-Ban ki Munit) janë ide, projekt dhe pjellë politike dhe diplomatike e serbomëdhenjve pasmilosheviqianë, të fabrikuara në Beograd, dhe për fat të keq, për turpin më të madh dhe, për shkak të injorancës politike dhe diplomatike të lidershipit të Kosovës, edhe sot pas pavarësimit të Kosovës, janë aktuale si në sfondin e politikës së brendshme, ashtu edhe në atë të politikës evropiane e ndërkombëtare, për shkak se Serbia së bashku me Rusinë dhe me Kinën e kanë bllokuar procesin e njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së (10 qershor 1999), e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse deri tani këtë e kanë njohur mbi “100 “ shtete-anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pa Amerikën nuk ka “Ballkan të Hapur”!
Si Uashingtoni zyrtar, Brukseli (BE-ja) dhe NATO-ja, duhet t’u bëjnë me dije Vuçiqit, Ramës e Zaevit, duan integrimin brenda BE-së përmes “Ballkanit Perëndimor” apo kaosin në “Ballkanin e Hapur” të zonës së influencës së sferës së interesave gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Rusisë në Ballkan (në veçanti në territoret e Shqipërisë Etnike).
Ky farë “Ballkani i Hapur” me përmbajtje dhe me vizion krejtësisht serbo-rus+ Edi Rama për të rikolonziuar, destabilizuar dhe ricopëtuar Ballkanin (sidomos territoret etnike shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën) bie ndesh me agjendën strategjike të interimit dhe të bashkëpunimit të “Ballkanit Perëndimor” , të miratuar dhe të mbështetet nga BE-ja, NATO-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarët duan “Ballkanin Perëndimor”, jo kurrfarë surrogati serbo-rusosllav lindor “Ballkani i Hapur”!
Sepse shikuar historikisht, mjaft kemi qenë dhe kemi vuajtur me breza të tërë nën çizmen e hekurt të robërisë dhe të tiranisë së kolonializmit, të hegjemonizmit dhe të gjenocideve të serbo-sllavo-bizantine të carizmit dhe të komunizmit sovjetiko-jugosllav (1878-2021).
Nuk duam aleancë me ata që na kanë pushtuar dhe, edhe sot sundojnë tokat tona dhe kanë shfarosur vëllezërit dhe motrat tona, duke mos i kursyer as fëmijët e as foshnjat e tyre (1878-2021). Më parë e duam vdekjen sesa hyrjen në aleancë me ata (domethënë me fashistët kriminelë barbarë serbë) që kanë masakruar, vrarë , na kanë dëbuar me gjenocid (jo më pak se 5 milionë shqiptarë) nga vatrat tona stërgjyshore. Ata, çetnike-fashistë serbë, që me tanke, me snajperë, me bajoneta e me zjarr masakruan mbi “11.800”, zhdukën mbi “ 1647” shqiptarë , si dhe dhunuan mbi “22000” gra e vajza shqiptare në Kosovë, kurrë nuk do të jenë miqtë e as aleatët tonë PA u penduar dhe pa kërkuar falje kolektive, pa dëmshpërblimin e reparacioneve të luftës, si dhe pa zbulimin e “1647” shqiptarëve, të cilët evidencohen si të zhdukur, gjatë agresionit luftarak dhe pushtues të Kosovës (1989-1999).
Kosova është në aleancë dhe në partenrizëm me Amerikën, me NATO-n dhe me “Ballkanin Perëndimor”, çfarë i duhet “Ballkani i Hapur” i Serbisë dhe i Rusisë? !
Ku na doli tradhtari Edi Rama më “mendjehollë” dhe më vizionar sesa shtetarët e Kroacisë, të Malit të Zi dhe dhe të Bosnjës Hercegovinës, të cilët me plot të drejtë nuk pranuan të jenë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, sepse janë të vetëdijshëm se inetesat e tyre nuk mund t’i realizojnë nën “kapuçin” e Serbisë së Madhe, e cila është shkaktarja kryesore e Luftës së Parë Botërore (1914), sepse nuk e donte, por e urrente dhe e konsideronte armike Evropën Perëndimore, duke qenë se synonte dhe ëndërronte bashkimin e të gjithë sllavëve të Evropës Juglindore me “nënën” Rusinë në krye. Njëherazi, në emër të këtij projekti të bashkimit të gjithë sllavëve në një shtet të vetëm danubian, “Dora e Zezë” e Apisit të Beogradit, edhe e pati organizuar atentatin terrorist të Gavrilo Principit , i cili vrau Franc Ferdinandin (trashëgimtarin e Fronit Austro-Hungarez) së bashku me gruan e tij në Sarajevë ( 28 qershor 1914 ), mbase ai me ide, me vizion, me agjendë dhe me program politik dhe diplomatik ishte evropianoperëndimor, duke qenë se me kohë kishte kuptuar se rreziku i Evropës Perëndimore vinte nga Rusia cariste dhe nga satelitët e saj sllavë, që shtriheshin kryesisht rreth Danubit.
Gjithashtu, 76 vijet më pas, Serbia klero-fashist komuniste e Slobodan Milosheviqit shkatërroi edhe ish-RSFJ-në (1990-1999) , ngase zhvilloi 3 tri agresone dhe 3 gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë, vetëm për t’u plaçkitur paratë, pasuritë dhe, për t’ua pushtuar tokat e tyre, me qëllim të RIZGJERIMIT të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, themelet e së cilës datojnë nga vitit 1844, kur Ilija Garashani me “Naçertanijen” e vet ua “la amenet” doshlakëve nga Siberia dhe nga lumi Don, që t’i pushtojnë qoftë me mashtrime duke u hequr si “miq”, qoftë me luftëra, qoftë me agresione, qoftë me gjenocid territoret indigjene pellazgo-ilire të Shqiptarëve në Ballkan.
Kosova as me Fusnotë* e as pa fusnotë* të UNMIK-ut, nuk duhet të aderojë në “Ballkanin e Hapur” serbo-rus+Edi Rama!
Sepse vendin e ka vetëm në Aleancën historike të përjetshme të SHBA-së dhe të NATO-s, ngaqë këto e kanë shpëtuar dhe pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale e Slobodon Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999).
Prandaj, lidershipi i Kosovës (pavarësisht nga tradhtia e Edi Ramës, që ka hyrë në një “thes” me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, vetëm për t’u fryrë si “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan) nuk duhet të mashtrohet nga Vuçiqi dhe nga Edi Rama që të hyjë në atëfarë “Ballkani të Hapur”, i cili, ndërkohë mund të bëhet edhe “varri i hapur” për pavarësinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Pra, hyrja e Kosovës në të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur” do të jetë fatal, duke humbur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror, ashtu sikur më 1989, kur Kosova, duke pranuar ndryshimet e Kushtetutës 1974, pati humbur statusin si krahinë autonome dhe njësi konstitucionale e RFJ-së, mbase disa akademikë jurist e përmes deklaratave të tyre në RTV e gënjyen popullin shqiptar, se me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, “Kosova nuk do të humbiste asgjë” ! Mirëpo, ndodhi e kundërta, u zhduk Kushtetuta, u masakrua populli, u dogj shkrumb e hi Kosova, si rrjedhim i forcës pushtuese gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Prandaj, mos u mashtroni nga tradhtari Edi Rama dhe nga miku fashist i tij, Aleksandër Vuçiq, sepse “Ballkani i Hapur” nuk është “vizatuar” për t’i shpëtuar shqiptarët nga robëria ekonomike, politike, tregtare; nga papunësia (mbi 50%), nga varfëria (50%) si dhe nga eksodi sistematik i qindra mijëra shqiptarëve, por për t’i shfrytëzuar egërsisht dhe, për t’i penguar në zhvillimin dhe në përparimin e tyre në frymën e bashkëpunimit, të afrimit dhe të lidhjes së tyre ekonomiko-politike, tregtare, kulturore dhe ushtarake me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore.
Sa më sipër, objektivi kryesor i “Ballkanit të Hapur” është zhbërja e Republikës së Kosovës!!!
Kush nuk e kupton këtë “mesazh” antiperëndimor, antiamerikan dhe antishqiptar të “Ballkanit të Hapur”, do të përfundojë nën kthetrat e dikurshme të kolonializmit gjenocidal të Serbisë së Madhe (1878-2021).
Prandaj, gabohen të gjithë “lojtarët” dhe partizanët e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur” të ideuar në “kuzhinën” politiko-propagandistike të strategëve dhe planerëve serbomëdhenj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në krye, që gënjejnë, mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin publik se gjoja “Ballkani i Hapur” është “shpëtimi” i popujve të popujve të Ballkanit, posaçërisht i shqiptarëve, duke pwrshirw edhe Kosovën, të cilën Serbia me Kushtetutën në fuqi (2006), si dhe me Rezolutën 1244 të KS-së në fuqi (10 qershor 1999 – dhjetor 2021) nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por, ende e konsideorn dhe po e trajton si ish-koloni të saj (1912-1999).
Atëherë, lind pyetja, kush është ajo "kafshë politike" e Aristotelit, që do t’i bënte një tradhti të tillë Kosovës shqiptare, ashtu siç ia bëri Edi Rama me disa “bishta” të tij serbofilë dhe rusofilë të Kosovës?
Fundja, Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë londineze, “është çështje” e tij private e shtetërore, që ka hyrë në batakun e aleancës sllave serbo-ruse “Ballkani i Hapur”, si dhe çështje e tij private është sesa majshëm e me përkushtim i paguan “bishtat” filoserbë dhe filorusë të Kosovës, për ta detyruar lidershipin e saj, që (duke ushtruar trysni dhe fushatë politiko-propagandistike në masmediat shqiptare dhe të huaja) t’i bashkohet tradhtisë së Edi Ramës në “Ballkanin e Hapur”, POR këtë mashtrim dhe tradhti ndaj Kosovës, të cilën ende nuk e ka njohur OKB-ja si subjekt juridik ndërkombëtar (për shkak të kundërshtimit të Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës, që intensivisht po lobojnë nëpër vende të ndryshme të botës, që mos ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008) , asnjë lidership i Kosovës (as sot e as nesër) nuk duhet pranuar me asnjë çmim, mbase Kosova definitivisht, do të përfundonte në moçalin e dikurshëm kolonial dhe gjenocidal të Serbisë.
Mirëpo, Edi Ramë tradhtarit “palla si ha” nëse Kosova do të përfundonte nën Serbi si koloni e dikurshme. Ky dëshiron të jetë “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan, gjithnjë duke ushqyer iluzione të shkreta, se për këtë tradhti ndaj Kosovës, një ditë të afërt Serbia do ta propozonte për “Çmimin Nobel” të paqes mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Kjo është ambicia e forcës centrifugale politike, propagandistike dhe diplomatike e akrobacioneve të tij brenda Aleancës serbo-sllave, duke u përqafuar me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, ngre dreka e shtro darka ceremonial miqësore në hotelet dhe në restorantet më të shtrenjta dhe më atraktive nacionale herë në Tiranë, herë në Elbasan e herë Durrës, dhe në ato serbe herë në Novi-Sad, herë në Beograd e herë në Nish.