Fati më i madh në kohë okupimi për Kosovën ishte kur i urti, i mençuri, intlektuali dhe atdhetari, dr.Ibrahim Rugova doli në ball të LDK-së,parti kjo më e madhe pluraliste.
Dhe është fati për Kosovën që në atë kohë Rugova e pati guximin,karizmin,urtësinë dhe mençurinë të udhëheqë me kombin në momentet më kritike.
Dhe me të vërtetë në atë kohë Rugova e pati guximin t’i prijë LDK. Ai veproi me mençuri, fillimisht e ndau popullin fizikisht dhe institucionalisht nga regjiimi i Millosheviqit duke e organizuar “pushtetin parallel” në të gjitha fushat e jetës, si fazë fillestare për të ardhë deri te pavarësia.
Këtë e vërtetojnë faktet kur Amerika e kuptoi dhe mori besim te ai dhe e porosity: ruaje poppullin,nuk është koha për luftë,ani pse zjarret e luftës veç ishin ndezë në Republikat tjera.
Ibrahim Rugova dinjitetshëm me plotë mençuri, autoritet të populli por edhe te ndërkombëtarët i priu LDK, duke mos e humbur asnjë palë zgjedhje,bile e mundi edhe PDK-në të Thaçit edhe përkunder se ia vranë aktivistët më të dalluar të LDK para dhe pas luftës.
Por, Rugova kurr nuk u thy, nuk u thy as kur gjuajten me plumba dhe granat në drejtim të tij. Ishte i pathyeshëm.I priu me plotë autoritet LDk deri me vdekjën e tij.
Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti biri i madh i kombit. Ai bëri historin bashkohore të shqiptarëve.U lidhë me popullin ne kohët më të vështira kur shqiptarët i ishin të shtypur nga regjimet e armiqëve tanë të cilët donin që ta zhbinin nga faqeja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu teritorin.
E mori guximin prej intelektualit,e ndau popullin shpritërishtë nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jeten politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës.Tërë jetën e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botës se ku gjendet Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull më i lashtë në Ballkan dhe se ai është i shtypur,i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për të cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë.
Ibrahim Rugova është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit,e udhëheqi atë me mençuri.Populli atë e respektonte,ia jepte votën sahere që kishte zgjedhje. Dhe mu për këtë arsyeje ai mbetet ikona më e çmueshme e popullit shqiptar,mbetët figura që kurr nuk shuhet në mendjen e popullit.Me fjale tjera presidenti historik, Ibrahim Rugova, është vlerë kombëtare,të cilit edhe për së vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë si frymë rugoviane.
Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhëhoqi vendin si një lider i pakontestuar.I fitoi të gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte.Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike të Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte në sovranitetin e Kosovës dhe të pacenushmërinë e kufijëve,sepse theksonte se Kosova është një dhe se nuk ndahet.Ai kishte miqtë të shumtë ndërkombëtare,e gjitha bota e respektonte dhe e nderonte,gjithkund pritej si një burr i madh si një lider i pakontestueshëm.
Iku presidenti historic, Ibrahim Rugova, në amshim për të mbetë i pavdekshëm në mendjen e kombit shqiptar, mbeti vlerë e përjetshme në kujtesën e tij.
Por,pas vdekjes së ti, LDK e mori dreqi LDK,e mori teposhtëzen nën drejtimin dhe uzurpuesin antirugovist, Isa Mustafa të cilën e dërgoj,e rrëzojë për tokë në vete 13% sepse për dhjetë vite u bë argat dhe shërbëtor i PDK dhe Hashim Thaçit, qëllimi i të cilit ishte të dobësoi dhe të shkatërroi LDK.