Disa njerëz e vën si bast se fillimet e lavdishme shpeshherë kanë një fund të trishtuar, gjithësesi une s’dua ta besoj këtë tezë, edhe pse rasti konkret për të cilin po shkruaj nuk më jep aq shumë të drejtë.
Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjen e atij shumë partiakë në ish Jugosllavi, fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-së një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një në një lidhje me emërtimin Lidhja Demokratike e Kosovës nën moton Liri, Pavarësi dhe Demokraci, mbërthyer brenda kodit të drejtës për shtet të pavarur dhe sovran.
Intelektualët e kohës ne krye Dr. Ibrahim Rugovën, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, filuan misionin historik për të drejtat e shqipëtarëve të Kosovës. Falë vizionit, urtësisë së Rugovës, Kosova bëri miq që ju gjenden në momentet vendimtare. Historiia i mbeti borxh Rugovës që nuk arriti t’a gëzoi Pavarësinë.
Më 23 dhjetor, LDK mbushi 32 vjet të themelimi të saj. Si bartëse e Qeverisë bashkë me oponentin e saj PDK, gabimet dhe fatkeqësisht dështimet e LDK-së në qeverisje nuk mungojnë. E themeluar nga djali i një ballisti përfundoi tek një ish komunist i regjur, duke vën në pah metodat e një regjimi partiak dhe shtetëror, LDK nën udhëheqjen e Isa Mustafës ishte katandisur si kurrë me parë.
Vlerat të cilat e karakterizonin këtë subkjet politik, nën diktatin e Isa Mustafës përfunduan duke u rrënuar. Shkeljet e statutit të saj nga Isa Mustafa, diferencimi të atyre që mendojnë ndryshe, arroganca përballë qyetareve që ikin nga situata e veshtirë e deri tek shkelja e Kushteteutës se vendit, janë një varg defektesh dhe keqqeverisje nga lidhershipi i saj.
Natyrisht faturën për të gjitha këto e ka marrë në zjgedhjet e fundit me 14 shkurt. LDK-ja e cila ishte shpresa e qyetarëve për të ndryshur kursin qeverisës të instaluar nga PDK, ishte bërë ndjekëse e keqe e kësaj të fundit, në mungesë të guximit për t’i prir këtij vendi, por jo me këtë qeverisje.
Mbi 100.000 që ishin votues aktiv të saj, votuan me pretendimin se po largojnë partinë aktuale nga qeverisja për të sjell një model tjetër qeverisës, që fatkeqësisht mbeti veç ënderr e atyre votuese, pasi që ndryshimi nuk po shihej askund.
Tanimë Isa Mustafa, e keqja më e madhe që i ka ndodh LDK deri tani më nuk është. Kryetari i ri i saj Lumir Abdixhiku ka shansin historik për ta kthyer LDK aty ku i takon, pa harruar që të fshijë çdo gjurmë të keqe që ka lënë klika e Isa Mustafës. Lumiri e ka rrugën e trasuar nga i madhi Ibrahim Rugova, mjafton ta ndjek atë dhe s’do të gabojë asnjëherë.