Ata të cilët menduan se serbët dhe shteti i tyre kanë ndryshuar menjëherë pas luftës së fundit dhe krijuan varësi nga produktet e saj dhe varësi të energjisë elektrike e kishin gabim.
E kishin gabim, pasi që serbët dhe shteti i tyre nuk ndryshon, është armiku më i madh i shqiptarëve. Ndonëse në kohën kur vendi dhe qytetari ynë ka nevojë më së shumti për produkte e në ketë rast për rrymë, të hakmerret ajo as tranzit nuk të lejon.
Ndonëse ne kohën e UNMIK-ut ishte edhe një linjë tranzit nëpër Maqedoni, Bullgaria e përtej, mirëpo tani nuk egziston ajo dhe më së miri e dinë qeveritë e kalume pse me Maqedoninë nuk egziston ajo linja, vetëm me Serbinë po?
Po ashtu linja e tyre me kriminelët serbë të listës së zezë e me mbi 81 tenderë e me miliona euro e të punësuar nëpër institucione në Prishtinë pse egziston?
Prandaj, mënyra më e mirë për ketë qeveri është mos të bëjë gabime siç i bënë qeveritë e kaluara.