Një kohë të gjatë meditoja se sa dhe si do të reagoja për një rrugë të pakrye që e ka marrë Kryeministri aktual shqiptar Edi Rama. Kur për herë të parë mori këtë post, nuk po e fshehu, e admiroja dhe me mbante shpresa se më në fund në krye të shtetit amë na erdhi një burrë i mençur që do të di ta drejtoj dhe kah ta drejtoj këtë vend me plot probleme e polarizime nga më të skajshmet.
Dhe jo vetëm kaq. Më mbante shpresë e madhe dhe isha i bindur se ky njeri do të punoj shumë për gjithë shqiptarinë në përgjithësi e në veçanti për Kosovën, e cila edhe pse shtet i pavarur ende po ka probleme të mëdha më armikun shekullor Serbinë, në krye të të cilit gjendet krimineli i luftës Aleksander Vuçiq. Këtë shpresë ma shtoi kur ai vizitoi për herë të parë Beogradin dhe në mes të këtij kryeqyteti serb tha troç se udhëheqja serbe duhet ta pranoj realitetin dhe ta njoh sa më parë Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Kjo deklaratë e preku fort presidentin serb, i cili i skuqur sikurse speci i nemcit, u mundua të bëj eskivazhe politike, me të cilat jemi mësuar tash e një kohë të gjatë me të, për të ulur tensionin që u ngrit më atë rast nga deklarata e Ramës.
Ndryshim radikal i qasjes ndaj Kosovës
Ku e ke “ Ymydin” e ke zhgënimin. Kësisoj me ndodhi mua dhe shumë e shumë shqiptarëve të tjerë. U zhgënjyem tej mase, u hidheruam shumë dhe në mungesë të gjetjes së mënyrës për t’i thënë stop kësaj pune antishqiptare direkt në sy këtij njeriu shumë kontravers, po mjafton të shkruaj për atë që ndiej në zemër e shpirt, për frikën që po me tremb tërë kohën dhe për pasojat që do të mund ta goditin Kosovën.
Në të vërtetë, nuk po mund ta marrë vesh se përse Edi Rama më shumë mbëshet dhe e dëgjon një kriminel lufte se sa që do të duhej të bashkëpunonte, të ishte në anën e Kosovës dhe ta mbronte haptas e fshehtas nga planet ogurzeza që i ka Serbia ndërmend t’i reaizoj në dëm të Kosovës. Nuk po e marrë vesh se si po i tingëllon deklarata e Vuçiqit kur ai dhe tërë udhëheqja serbe deklarojnë se Kosova është pjesë e Serbisë.
Nuk po e marrë vesh se a më i dashur e më i mirë është krimineli Vuçiq për Edi Ramën apo mbështetja që duhet t’i jap Kosovës për ta ruajtur pavarësin dhe integritetin territorial të saj, që për ditë kërcënohet me ushtri e polici nga Serbia. Nuk po mundëm me marrë vesh se sa i rehatshëm mundet me qenë Edi Rama kur vazhdimisht Vuçiq e qeveria e tij mohojnë gjenocidin serb të kryer mbi shqiptarët e Kosovës, kur mohojnë dhunimin e mijëra grave e vajzave shqiptare, kur vranë e masakruan fëmijë, gra e pleq.
Për Edi Ramën kjo është një histori i dhimbshme, por e kaluar që do të duhej të mbetët në sirtarët e harresës kolektive. Mirëpo, mijëra viktima ende i kanë të gjallë qindra mijëra anëttar të mbetur me plot vuajtje, rënkim e derdhje lotësh për çdo ditë e natë.
Krejt këto dhe shumë të tjera i harroi dhe i hudhi në shportën e harresës Edi Rama. Ndryshoi në mënyrë radikale në qasjen ndaj Kosovës. Ky ndryshim mund të këtë ndodhur për shkak të ardhjes në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ku ta di, dreqi e marrtë vesh. Por mua më shimë po me brengos dashuria dhe afërsia që është krijuar ndërmjet presidentit serb Vuçiq dhe Edi Ramës. Sa herë që po takohen e po kanë kontakte kjo afërsi po thellohet , ndërsa në anën tjetër vrazhdësia e politkës serbe ndaj Kosovës po shtohet dhe kercënimi gjithnjë e më shumë po bëhet më i besueshëm për t’u realizuar.
Ballkani i Hapur e ka hutuar për të keq Edi Ramën
Shumë ekspert të ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë me argumente po konstatojnë se iniciativa serbe për Balkanin e Hapur është e dëmshme për shtetin amë, por edhe për shtetin e Maqedonisë dhe të tjerëve që do të dëshironin t’i bashkangjiten, sepse kjo në të vërtetë është një ekspanzion i hegjemonisë serrbe, ndërkaq Edi Rama i ka mbyllur sytë e veshët dhe nuk dëshiron të dëgjoj asgjë që kundërshton këtë nismë kryekëput antishqiptare. Edi Rama e di fare mirë se Shqipëria nuk ka çka t’i ofroj tregut serb, por është Serbia ajo që do të bëj ekspanzion tregtar në tërë Shqipërin dhe që më pastaj, dalëngadalë, do të futet edhe në politikën e brendshme, që do t’ia sheh sherrin për jetë e mot. E vetmja gjë se përse po vepron e punon kaq dëmshëm Edi Rama është se ai e ka, në rend të parë, një përfitim personal, bile shumë të madh, marramendës, se përndryshe kur shumica shqiptare po i thotë mos u dorëzo para ekspanzionit serb, ai prapseprapë e bënë kët pa kurrfarë turpi, pa mëshirë. Ama hiq nuk do me e prek kah Ballkani i Hapur. Beso, sytë t’i qetë. Është i lidhur fort me të e me Vuçiqin që askush, me kurrfarë force, nuk mundet me e ç’kap. Këtë punë e ka marrë seriozisht. Pse po i bën hile Kosovës dhe të ardhmes shqiptare në përgjithësi, hiq nuk po ia “nin”.
Eja n’veti o Edi Rama
Një fjalë popullore thotë se kur dy veta të kapin për dore dije që je i dehur. Mirëpo, kjo nuk po vlen për Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shumica po ithonë e kë keq, ai prapseprapë thotë mos folni, heshtni, mos reagoni, mos protestoni, ju nuk dini gjë. Në demokracinë e mirëfilltë të shteteve kur populli proteston qeveritë i marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe nisin aktivitetet për të shqyrtuar shqetësimin e tyre dhe më pas sipas mundësive domosdo ato realizohen. Ble në shumë raste protestat ndikojnë që të japin dorëheqje kryemionistra e president. Mirëpo, kjo nuk po i lë aspak përshtypje Edi Ramës, sepse demokracia për të është vetë Edi Rama, është ai që vetë vulos e vetë nënshkruan, është ai që kërkesat e protestuesve që të mos e nënshkruan Marrëveshjen e Ballkanit të Hapur, i quan kërkesa “ rrugaqësh”. Kjo ëstë demokracia e qeverisë Rama?!
Bile ai shkon aq larg sa për të mos e hidheruar mikun e tij të ngushtë Vuçiq, bënë skandalin e pafalshëm duke e mbuluar shtatoren e Komandantit legjendar Adem Jashari. Dhe, ia argumenti se sa e respekton familjen Jashari që u flijua për të dhënë liri dritës dhe pavarësisë së Kosovës. Ky është Edi Rama që injoron viktimat e vëllëzërve e motrave shqiptare dhe shtrëngon duartë me kriminelin serb Vuçiq, i buzëqesh, e përqafon ngrohtësisht, duke dhënë mesazhin e palekundur se ai nuk do të heq dorë nga kjo nismë e mbrapshtë serbe për asnjë çmim. Bile edhe nëse krejt shqiptarët çohen në këmbë e protestojnë, ai do të angazhoj e mobilzoj polici e ushtri kundër tyre, sepse miku e “ vëllau” serb nuk tradhtohet.
Përse po e përkrah Ballkanin e Hapur Komisioneri për Zgjerim?
Në mbështetje të Ballkanit të Hapur na doli edhe Komisioeri për Zgjerim i BE- së, Oliver Varhelyl, bile duke iu bërë ftesë edhe tre shteteve tjera që t’i bashkohen kësaj nisme rajonale për shkak se nëse nuk janë të gjithë bashkë përfitimet nuk do të jenë të plota. Kjo mbëshetje bie në kundërshtim me qëndrimin e mëparshëm të BE-së, e cila , në të vërtetë mbështeste Procesin e Berlinit për bashkëpunim rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Pa hyrë në detaje se kah i erdhi në mendje ky qëndrim kontradiktor i Vahrelyl, një gjë dihet se kjo mbështetje bëhet pikërisht për shkakun se zgjerimi i BE- së me anëtar të rinj është bllokuar ka vite dhe për të mos i lënë në “ vaj” këto shete bile iu japin mbështje morale pa pasur idenë se çfarë do të arrihet dhe cilat janë synimet, në rend të parë, të Serbisë për Ballkann e Hapur. Thënë troç, pranimi i shteteve të Balkanit Perëndimor në BE as që dukët kund në horizont dhe me naivitetin ballkanik këto shtete kënaqen për një përkrahje fiktive që nuk sjell kurrfarë rezultatesh në asnjë fushë. Pra, kjo është një ikje tinzake e e përgjegjësisë nga ana e Bashkimit Europian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor.