Opozita, për ta kuptuar pse Albin Kurti është në pushtet dhe ka fituar me mbi 51 % të votave, duhet të ndalet te vetja, të shikohet në pasqyrë për të parë veten më mirë. Vetëm atëherë, kur e sheh veten në këndvështrimin e paanshmërisë dhe sinqeritetit, është hapi i parë për të korrigjuar gabimet e së shkaurës.
Fatkeqësisht në LDK janë akoma disa njerëz të cilët janë fajtorët kryesorë për gjendjen e saj, për rënien e saj si kurrë më parë. Piëkrisht me 14 shkurt të vitit që po lëmë pas, LDK pësoi debaklin më të madh në tërë ekzistencën e saj. Krejt kjo si pasojë e disa nga udhëheqësvr të saj me arrogacnën, mendjemadhësinë dhe shpërfilljen ndaj votuesve të tyre dhe të vërtetës, morën ndëshkimin e madh.
Njëri nga këta, padyshim është edhe Driton Selmanaj, një djalë në dukje me diapazon dhe mendalitet të kohës, në përmbajtje me afat të skadaur. Piëkrisht Dritoni vazhdon të flas në emër të LDK, duke parë ëndrra për rënien e qeverisë Kurti, edhe atë “shumë shpejt".
Më tepër se ëndërr kjo ngjan në këqyrje të filxhanit, në rolin e fallxhores Drtioni paralajmëron se qeveria Kurti do të bie. Kjo sipas fallxhor Dritonit, do të ndodh pasi qeveria nuk “është e aftë për t’i përballuar temat e mëdha”.
Nuk e di se kush e sheh Dritoni këtë pamundësi, gjë të cilën edhe vet ai nuk e beson. Me njerëz si Driton Selmanaj, LDK është këtu ku është, në gjendjen e saj të vështirë nga ku ndodhet në një situatë të rëndë në mes të së shkaurës dhe të së ardhmes. Natyrisht se Driton Selmanaj i takon së shkaurës, ose do të duhet të ishte kështu.
Nëse kryetari aktual i LDK-së lejon që soji i Dritonit, Isës dhe figurave tashmë të konsumuara të saj të flasin në emër të LDK-së, gjendja duket shumë e rëndë, me LDK- ë që nuk po arrin të shkëputet nga e shkuara.
Një lider i ri, nuk dueht të jetë i ri vetëm nga mosha por edhe nga vizioni, të tillë dua ta shoh Lumirin, me reformat ë cilat do nxjerrin jashtë njerëz të dështuar si soji i Driton Selmanajt.
Kur jemi tek falli i Dritonit, deri tani nuk i kanë dalë të sakta këqyrjet në filxhan. Para zgjedhjeve të 14 shkurtit të këtij viti, Dritoni në filxhanin e tij kishte parë fitoren e madhe, duket se adresën e kishtë ndërruar, në vend të VV-së ishin ngatërruar shkronjat me ato të LDK-së. Për më tepër këtë fitore e parashikonte më të madhe se me Vjosën. Të gjithë qeshnin, ata që ishin esëll dhe e shihin realitetin në sy. Realiteti është jashtë filxhanit të Dritonit, ate të cilin e shohin qytetarët, e prekin. Nuk rezulton i tillë realiteti, qeveria Kurti nuk bie se këtë e dëshiron Dritoni, nëse do të varej nga ai as që do vinte në pushtet ndonjëherë. Do të ishin bashkë me PDK-në akoma duke e zhvatur këtë popull me përrallat me mbret. Jo më, populli është rritur, nuk beson më në përalla e në filxhane. Zgjohu Driton, shihe të vërtetën në sy.