Ata në vend që të presin se, së shpejti do të evidentohen në listën e zezë të SHBA-ve, për korrupsion, krim ekonomik të organizuar edhe 100 mijë të zeza tjera që i'a kanë bërë Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, shofin ëndrra me të dy sytë qel se mund të vijnë përsëri në pushtet.
Këta po t'ia donini t'mirën vetit para sa të ëndrronin pushtetin, më së miri është t'i kthenin pasuritë e vjedhura sa nuk i'u ka trokitë në derë drejtësi për t'ia konfiskuar pasuritë e vjedhura dhe pastaj t'i dërgojë atje ku e kanë vendin prapa grillave.
Është shumë e vështirë për ta kuptuar difinitivisht, se një grup politikanësh të korruptuar të cilëve i'au ka zënë rrugën drejtësia për t'i pytur se, nga i fituan gjithë ato pasuri maramendêse, a po e kritikojnë qeverinë Kurti, se po i'au donë t'mirën qytetarëve, apo këtë e bëjnë nga droja se edhe këta një ditë do ta kenë fatin si ata të komunës se Shtrepcës, që para ca ditë u arrestuan për korrupsion, ryshfet dhe afera tjera të hajnisë.
Duket se ky motivi i fundit është më afër mendësh, që do të thotë se, nuk do të jetë largë dita për tu ballafaquar me drejtësinë për t'i arsyetuar se nga i marën gjithë ato pasuri maramendëse ?!