Skandalet e një pas njëshme japin për të kuptuar se qeveria Rama, përkatësisht PS, në zgjedhjet e fundit i ka vjedhur zgjedhjet.
Qeverinë Rama, edhe në mandatin e kaluar edhe në mandatin e tanishëm e kanë përcjellur shumë skandale, tani dalja në opinion e disa sekreteve shtetërore sensitive të cilat cënojnë privatësinë e qytetarëve shqiptarë mund të quhen me të drejtë mega skandale, për të cilat përgjegjësinë kryesore e bartë kryeminstri Edi Rama, për qka duhet të jep dorëheqje të menjëhershme dhe mos të mumdohet të aktrojë siq e ka zakon për t'iau atribuar të tjerëve përgjegjësit e veta.
Në mandatin e kaluar qeverisë së Edi Ramës i janë arrestua disa ministra për drogë dhe korrupsion.
E njëjta gjë po i ndodhë edhe në mandatin e tanishëm iu arrestua ministri i ambientit L.K , për keqpërdorimin e milionave këto dhe skandalët tjera të njëpasnjëshme Qeverisë Rama i japin me të drejtë emrin e merituar Qeveri e mega skandalëve për të cilat kryeministri aktual Edi Rama duhet të paraqës dorëheqje sa më parë në mënyrë që mos të pres protesta dhe demostrata të qytetarëve, të cilat të mund të degjinerojnë edhe në protesta të dhunshme për pasojat eventuele të cilave përgjegjësia kryesore do të jetë e kryeministrit në detyrë Edi Rama.
Largimi sa më i shpejt i Edi Ramës nga posti i kryeministrit të shtetit shqiptarë aq më mirë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë kudo që janë dhe aq më keq për Serbinë, e cila mund të mos e dominojë ekonomikisht dhe politikisht rajonin për mes " OPEN BALLKAN" të Edi Ramës dhe Alexander Vuqiq, bashkëpunëtorit të dikurshëm të nazi fashistit Sllobadan Millosheviq, i cili ia vuri zjarrin ish Jugosllavis me qrast humbën jetën mbi 100 mijë njerëz të pa fajshëm, nga të cilët më shumë shqipëtarë të Kosovës dhe boshnjakë -musliman të Bosnjë Hercegovinës.