Vetëbesimi! Pse duhet punuar me veten?

Opinione

Vetëbesimi! Pse duhet punuar me veten?

Nga: Edona Lloncari Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:41
Edona Lloncari

Vetëbesimi është të kesh besim në aftësinë tënde për të menduar dhe mësuar, për të marrë vendime dhe për të bërë zgjedhje, për të vepruar, për të reaguar dhe për t'u përshtatur me ndryshimet që janë në dispozicion tuajin..

Një person ndihet i sigurt kur mendon se mund të arrijë diçka duke zbatuar gjykimin, njohuritë dhe përvojat e kaluara.

Dhe kjo “ndjenjë” ndikon në jetën tuaj!

Kur jeni të sigurt në veten tuaj dhe në aftësitë tuaja: ndiheni të fortë, të gatshëm për të arritur gjithçka, për të « shkelqyer në gjithçka", për të pushtuar botën.  Ju do të ndërmerrni veprime duke qenë të qëndrueshme dhe të vendosur. Ju nuk keni dyshime për shanset tuaja për sukses ... e dini qe do ja arrini !

Në të kundërten, kur nuk jeni të sigurt, veprimet tuaja, nëse ekzistojnë, janë të ndrojtura, jo bindëse. Ju dyshoni veten dhe aftësinë tuaj për të pasur sukses, derisa edhe ndaloni së bëri asgjë !

Kur keni vetbesim, keni jetë të plotë, të bujshme, shoqeri t’shëndoshe, raporte t’shëndosha, buzëqeshje natyrale, vitalitet, plot energji,… shumqka në jetën tuaj është ngushte e lidhur me vetbesimin, andaj punoni shume me veten tuaj, kultivoni vetbesimin tuaj se aj është që e ben jetën tuaj te kualiteshmedhe të këndshme !

Eshtë fakt që vetbesimi apo mos-vetbesimi jan t’lidhuna ngushtë më fëmijërin tonë; në qoftë se ju nuk keni patur fatin t’merni komplimente/ inkurajime nga familja, shoqërija, mësuesit,… natyrisht që ju do vuani nga mungesa e vetbesimit, pasi që ato që keni ndegjuar, jan pjekur në kokën dhe ne zemrën tuaj dhe jan bëre shpeshë,pa vullnetin tuaj, realitet i juaji, por e mira është që kjonuk është realiteti ! Nuk do t’thotë qëështë definitive, dhe nuk do t’thotë që ato që keni përjetu jan determinues te jetës tuaj aktuale dhe jetës tuaj t’ardhme.  Egzistojn mënyra t’ndryshme për t’punuar me vetën; meditimi, yoga, konsulta me profesionistët, fillimi dhe elaborimi i një projekti tuaj do bëjë gjithashtu që t’ngritët vetbesimi i juaj,..YouTube ështëpoashtu një super mjet, është një universitet falas, t’cilin mund ta përdorim dhe mësojm shumëqka për përmirsimin e kualitetit të mirqënjes tonë e si rezultant do observojm ndrime pozitive edhe në jetën e përditshme.

Vetëbesimi ndikon në jetën tonë, kjo ështënjë realitet që nuk duhet mohuar e as neglizhuar. Të kesh vetëbesim ndihmon në rritjen e lumturisë, vetëvlerësimit dhe vitalitetit tuaj. Mos lejoni asnjëherë që mendimi i të tjerve/ fjalet e të tjerve t’ken më shumëpeshë sesa vet-vlersimi juaj mbi veten tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat