Shkatërrimi i KEK ka nisur në kohën e Thaçit!

Opinione

Shkatërrimi i KEK ka nisur në kohën e Thaçit!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Hashim Thaçi

Kriza energjetike në botë ka bërë që të rritet çmimi i energjisë elektrike, andaj Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta.

Aktualisht termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike në orë, ndërsa kërkesat janë për mbi 1.100 megavat në orë.

Për situatën e krijuar, fajtore është politika e mbi 20 vjetëve të fundit - kohë prej se Kosova ka dalë nga lufta. Rasti më skandaloz i futjes së politkies në krim ekonomik ka të bëjë me KEK-un.

Njeriu kryesor i skandalit më të madh ekonomik paslufte ka emrin Hashim Thaçi. Lidhjet e Hashimit me Erdoganin i kanë sjellur vendit tonë dëme të pariparueshme. Korporata turke qe bleu distributorin e KEK-ut kishte si Kryeshef Ekzekutiv Berat Albayrak (tani ministër i energjetikes), dhëndri i Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik.

“Çalik Holding” e “Limak Holding”, fillimisht kishin aplikuar veç e veç për blerjen e kësaj njësie të Korporatës Energjetike të Kosovës, por ishin bashkuar pastaj. Derisa pasuria e KEK-ut kap vlerën 236. 023. 228. 87 €, distributori i KEK-ut është shitur në vitin 2013 për 26.3 milionë euro, pastaj qeveria pak muaj pas blerjes ka vendosur t’i dhuroj KEDS-it 17.9 milion euro, pra që i bjen se turqit kanë blerë distributorin e energjisë elektrike per vetem 8.4 milionë.

KEK-u, Kosova A dhe Kosova B, janë bashkë që bëjnë prodhimin pra janë prodhues të energjisë dhe e shesin atë.

Momentalisht ka kontratë me KEDS-in dhe e shesin 26 euro megavatin ndërsa KEDS-i qytetarëve iu shet 80 euro megavatin. Pra ne blejmë energjinë tonë dhe ja shesim vetes më shtrenjtë, skandaloze.

Për tri vjet KEDS-i ka fituar mbi 100 milionë euro, qysh në vitin e parë ka fituar mbi 24 milionë euro. Përveç kësaj, në krahasim me vlerat e shitjes së aseteve të ngjashme në rajon, vlera e shitjes së aseteve në vend përbën edhe krim ekonomik: Maqedonia ka shitur 90 për qind të aksioneve për 225 milionë euro dhe i merr mesatarisht 30 milion euro në vit investime në rrejt. Shqipëria ka shitur 76 për qind të aksioneve për 125 milionë euro. Mali Zi ka shitur në faza të ndryshme rreth 80 për qind të aksionve për vlerën mbi 380 milionë euro. Ndërsa Kroacia dhe Serbia nuk kanë shitur dhe as që kanë nisur procesin e shitjes

Hashimi, KEKU-n e kishte si pronë të tij, dhe kjo ndërlidhet me faktin se kushëriri i tij Njazi Thaçi ishte drejtor operativ në KEK, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale lidhur me një tendër milionësh të dhënë në vitin 2011.

Thaçi akuzohet për periudhën kur ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në KEK.

Një tendër tjetër afër 7 milionë ka të bëj me kompaninë “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut dhe Esat Tahirit, ishte shpallur fituese e tenderit për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut. Vlera e tenderit është 6.879.403.20 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së dhënë më 22 dhjetor 2014, është 36 muaj.

Pronarët e kompanisë, Milazim Lushtaku dhe Esat Tahiri, janë njerëz të afërm të ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Njëri është djali i vëllait të tij dhe tjetri ish-truprojë. Edhe vendimi i qeverisë së Kosovës per t’i falë qindra miliona euro borxhe publike të akumuluara nga subjekte afariste dhe qytetarë të papërgjegjshëm, nga viti 1999 deri më 2008, ka si përfituesit më të mëdhenj janë subjektet afariste, qytetarët e komunave me shumicë serbe dhe qytetarët e tjerë të papërgjegjshëm e të afërt me politikën.

Ndërkohë që kohëve të fundit shumë vende kanë mebtur pa energji elektrike me arsye se po bëhen “punimet” apo inkasimet e shumta në vende të ndryshme, e që normalisht ishin dashur të bëheshin dhe të kryheshin gjatë verës.

Ndërkohë që KEDS-i është në vjedhje e sipër të energjisë elektrike nga qytetarët apo më saktë nga marrja shumë e lirë nga prodhimi i KEK-ut dhe shitja pothuajse katër fish më e lartë tek qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat