Momenti kërkon – të gjithë të bashkuar të qëndrojmë përkrahë qeverisë dhe Albin Kurtit

Opinione

Momenti kërkon – të gjithë të bashkuar të qëndrojmë përkrahë qeverisë dhe Albin Kurtit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:18
Ruzhdi Peçani

Gjithë atë që dëgjojmë dhe flitet nga opozita,sipas asaj që thonë dhe gumzhojnë,në Kosovë nuk ekziston asnjë institucion kredibil,me sulme denigrimi atakohet Presidentja dhe Kryeministri,sikur çdo gjë qëndron në gjendje haotike,dhe e gjitha kjo nuk është rastësi dhe se bëhet nga mosdituria. … Kjo që bënë opozita është qëllimi i menduar dhe projektuar mirë,që një shoqëri në gjithë segmentet të zhbëhet sa më shumë – të çrregullohet rendi i çdo gjëje,që njerëzit pakompetencë e të komprometuar të kthehen në pozitat që ishin dhe sërish të bëhen elitë,që këtë shoqëri dhe këtë vend ta shpiejnë “përpara”.

Dhe nga kjo mendësi dhe destruktivitet i opozitës nuk pushojnë sulmet drejtë Presidentes Dr.Vjosa Osmani – Sadriu dhe Kryeminstrit Albin Kurti.Kjo e gjitha,ngase shoqëria në Kosovë është jodemokratike, veprimet e opozitës janë vetëm një simulim i prularizmit,simulim të parlamentarizmit dhe simulim i lirisë së medieve dhe lirisë së shprehjes.

Po,ky është imitim i sistemit plural.Dëgjohen zëra se “në pranverë do rrëzohet Albin Kurti”?! Kërkohen zgjedhje – çfarë zgjedhje?Çfarë marri janë këto? Kush do e rrëzoj këtë Qeveri? Pse bëhemi të marrë? Nuk mund të bëhet rrëzimi i qeverisë me bojkotim.

Kuptimi i gjithë tregimit për partitë opozitare qëndron në atë se kurrsesi të dalin nga baltaku në të cilin ishin zhytur për njëzet vite.Dhe nuk duan të kuptojnë se sa u ka rënë ulët rejtingu këtyre partive (PDK,LDK dhe AAK). Brenda tyre ka politikanë që gjatë qëndrojnë në politikë,si z.Ramush Haradinaj,janë më të zëshmit,këta duhet të tërhiqen,jo se vetëm qëndrojnë gjatë,por kanë marrë mjaftë pikë negative dhe fushata kundër tyre.

Problemi real qëndron tek mungesa e kulturës demokratike,empatisë dhe komunikimit në shoqëri .Në institucione,parlament dhe komisione parlamentare.Patjetër kërkohet që elita intelektuale e shoqërisë të ngritet dhe reagoj kësaj narrative të personave të opozitës,ngase këta duke menduar se ky është moment dhe koha se mund të sulmohet kushdo që mendon ndryshe.Me këto veprime opozita po kontaminon jo vetëm diskursin publik po dhe gjeneratat që po vijnë.

Me këtë të rinjtë tanë, këto veprime mund t´i marrin si normale në komunikim me personalitetet që kanë lënë dhe po lejnë gjurmë të thella në kulturën politike të Kosovës.Kjo se mund të ofendosh dhe denigrosh dhe të injorohet Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Dr.Vjosa Osmani – Sadriu është një leksion dënimi i mbrapshtë, ngase mund t´i ndodhi cilitdo politikan po u gjend në këto pozita shtetërore.

… veprimet që tregojnë pakuptimsinë totale për momentin që jetojmë !

Pyes,se si dhe me çfarë kompetence dhe kualifikimi dhe me cilat argumente një deputet apo publicist – analist deri dje i panjohur,me kualitete morale të dyshimta i jep të drejtë vetes të bënë gjykimin publik,apo gjykimet, për personalitetet më të larta të shtetit?

Ua mundëson këtë pozita e privilegjuar që mbajnë “vota e atyre që i votuan” dhe privilegji i shefit të partisë apo libreza e partisë mund t´u japin shtytje dhe të drejtën për veprimet e pamatura po edhe destruktive? E pa pranuar,panatyrshme,jologjike dhe e pashembullt është që,personat me karakter dhe kapital biografik,të tentojnë dhe guxojnë të komunikojnë me personalitetet pakrahasimisht më të larta dhe kredibilitetit të lartë shoqëror dhe politik.

Koha është për një vetëdijësim,të shofim se KUSH është KUSH dhe me të vërtetën si premisë të rreshtohemi pa asnjë debat apo shqyrtim.Të bëhet kjo nuk qëndron diç e vështirë! Prej nga merr atë të drejtë ,personi me cilësi të dyshimta apo edhe të ulëta morale,të flasi duke denigruar Presidenten dhe Kryeministrin. “O tempora,o mores!”.

Kthehemi njëherë se çfarë pamë në Parlament kur Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, në adresimin e saj për fundvit. Pamë bojkotimin me mosprezencë nga opozita. Përveç partive opozitare, bojkotin me mosprezencë e bënë edhe partia që doli znj,Vjosa Osmani – nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku nga 15 deputet në sallë qëndruan vetëm 5 nga ta. PDK dhe AAK po ashtu e kanë bojkotuar adresimin e presidentes së Kosovës.

Me apo pa vetëdije – opozita pre e luftës speciale hibride të armikut

Bojkotimi i Presidentes nga opozita,për shtetet me demokraci të zhvilluara është është nonsens dhe apsurd.Kjo ndodhi në parlamentin e Kosovës në mungesë të kulturës paralamentare,ngase kemi një opozitë të padinjitetshme,pa përgjegjësi institucionale dhe mungese të patriotizmit kushtetues,dhe nga ta që zëshëm rrahagjoksashi thirreshin për “institucionalistë”.Thënë shkurt një opozitë skajshmërisht destruktive,si e bëjnë ndaj Qeverisë,këtë e treguan edhe ndaj Presidencës–duke bojkotuar Presidenten. Një lëvizje e turpshme e opozitës.

Për ata deputet që me padashje kanë rënë në kthetrat serbe të luftës hibride:

Pyetja që zakonisht shtrohet është se a është lufta hibride, si dukuri dhe veprim,një e vërtetë e cila mund të definohet dhe identifikohet? Përgjigje do marrim se PO!

Lufta speciale drejtë Kosovës,argat të së cilës janë bërë edhe disa deputet të opozitës,me mjete që përdoren,ka karakterin e luftës psikologjike me një qëllim për të zvogëluar dhe minimizuar prestigjin e Kosovës,të mbjelli mosbesimin e qytetarëve tanë në kreun e shtetit,në forcat mbrojtëse dhe defetizmin se Kosova a mund t'i përballonte një lufte që mund të ndodhte.

Qëllimi i luftës hibride është futja e informatave apo dezinformatave gjerë tek njerzit të cilëve duhet ndryshuar mendimin,qëndrimet dhe disponimin.Kështu “lufta hibride” ka për qëllim të krijoj panikë mediatike,ndasi,parregullësi dhe kaos,defetizëm dhe mosbesim në strukturat shtetërore dhe të ngadalësoj zhvillimin ekonomik.

Kjo, me një qëllim që në kreun e shtetit apo qeveri të vijnë politikan jokompetent dhe lehtë të korruptuar të cilët nuk do jenë të aftë ti bëjnë ballë interesave gjeostrategjike të Serbisë. Me këtë ngarendin në përuljen,denigrimin,përbuzjen deri në turpërim për ti larguar nga politika të gjithë ata të cilët kanë guximin dhe janë të gatshëm të punojnë për interesat gjeopolitike në Kosovë, këtë po e bënë Serbia në Kosovë. Kështu do sulmohen më të aftët – të pa aftët neglizhohen ngase ata vlerësohen si jo të rrezikshëm.

Dialogu mes pushtetit dhe opozitës - kurrë më i domosdoshëm se sot !

Në rrethanat e tanishme të gjendjes me situatën epidemiologjike në vend,në rrethanat kur Kosova si shtet po ballafaqohet me dialogun me Serbinë,presionet që mund të ndodhin,lidhur me arritjen e një marrëveshtjeje gjithëpërfshirëse dhe obligative që duhet përfunduar me njohje reciproke dhe kur e ardhmja e situatës ekonomike është jo e qartë,është domosdoshmëri që të gjithë akterët politik,në pushtet dhe opozitë,të lënë anash interesat partiake dhe personale dhe gjithë fuqinë dhe energjinë ta drejtojnë në arritjen e një koncenzusi politik të perbashkët.

Duke patur rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet dhe shoqëri nuk guxojnë, në këso rrethanash,tu ikën përgjegjësive ngase nuk është asgjë më e rrezikshme për shtetin se moszgjidhja e problemeve politike mes pushtetit dhe opozitës.Të kujtojmë se Kryeministri Albin Kurti,në dialogun që do jetë,nuk ka përballë vetëm presidentin serb A.Vuçiq po dhe Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak.

Nëse historia është mësuesja e jetës,po çfarë mësuam ne shqiptarët nga historia?

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!”- Gjergj Fishta

Dhe faktori ndërkombëtar ka kuptuar se faktori politik në Kosovë është jo unik dhe i përçarë. Nëse historia është mësuesja e jetës,atëherë çfarë mësuam ne shqiptarët nga historia?

Mes opozitës dhe pozitës mbretron gjendje tejet e tendosur,e pakuptimtë,jashtë racionales.Rrethanat ku gjendemi kërkojnë që sa më shpejt t´i lënë zënkat dhe pëçarjet,të bëhen tok duke ofruar opsionet që do na shpienin drejtë zgjidhjës. Një dialog është i domosdoshëm për interesin e shtetit.

Brenga e pare është atdheu!

T´i lënë veset e pasionet naive si egoizmin,inatet,xhelozitë, bajraktarizmin.Interesi i shtetit është mbi partitë,me këso veprime sikur po tregojmë se ne asgjë, mu asgjë nuk mësuam nga historia e jonë e hidhur.Duke qëndruar kështu të përqarë po i krijohet hapsira djallëzisë hegjemoniste serbe që të vazhdoj të na atakoj në kontinuitet qenien tonë kombëtare.

Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia vlerësohet si njëra ndër përpjekjet e gjertanishme më të vështira ndërkombëtare.Dhe duhët vlerësuar, si njëra ndër sfidat më të vështira që kishte Kosova që nga lufta e fundit dhe Rambuje.

Në vitin që do hymë ,ndërrimin e motmoteve,uroj që do ndërrojmë edhe mendësisnë për shtetin tonë Kosovë. Kosovën në 2022 e presin sfida të vështira,ngase do hyn në vorbullëne e ndryshimeve gjeopolitike,të zgjidhjeve politike që mund të ndodhin,andaj kërkohet si domosdoshmëri një unitet i fuqishëm me bashkërendim të veprimeve.Nuk guxojmë të lejojmë të jemi të përçarë,ashtu si ishim në luftën për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës,ngase historia dhe gjeneratat në ardhje nuk do na falin kurrë.

Pra ,jo të ndarë e të përçarë! Por të gjithë të bashkuar të rreshtohemi përkrah me mbështetje të fuqishme Qeverisë e Kryeministrit Albin KURTI dhe Presidentes Dr.Vjosa OSMANI – SADRIU në mbrojtje të lirisë ,pavarsisë dhe integritetit të Republikës sonë – atdheut tonë të shtrejtë. Të kujtojmë atë thënjen latine “Prima cura patria est”– Po, brenga e parë është atdheu!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat