Në raste të tilla lufta është shumë e vështirë sepse e vjetra i ka lëshuar rrënjët thellë në politikë, kulturë, arsim, ekonomi, drejtësi ,thuajse në të gjitha poret e jetës në Kosovë.
E reja në politikë po i thotë të vjetrës largohu, lësho rrugë sepse je me afat të skaduar, vendit vetëm të këqija i ke sjellë, tani unë jam ajo që i dal zot vendit për t'i evituar gjithë ato të këqija që ia ke shkaktuar vendit dhe qytetarëve që nga arsimi, kultura, ekonomia, drejtësia , mirëqenia, punësimi, etj.etj.
Me të drejtë në këtë betejë kaq të rëndësishme e reja i thotë të vjetrës ik, sepse ti ke menduar vetëm për xhepa tuaj e jo edhe për hallet e qytetarëve dhe të ardhmen e Kosovës , prandaj ke dal modës jo vetëm në politikë ,por edhe në të gjitha sferatë e shoqërisë , ik sa më parë , sepse kështu çlirohet vendi nga primitivizmi, anarkia në politikë, ekonomi, arsim, shkencë ,kulturë , në këtë mënyrë më shpejtë ngritet vetëdija e shoqërisë për t'i thënë të vjetrës mjaftë ke sunduar , tani ka ardhur koha vendin ta qeverisë e reja , për t'i evituar pasojat e të vjetrës , të cilat vendin e kanë lënë prapa dhe qytetarët i kanë varfëruar deri në atë shkallë saqë i kanë detyruar për ta lëshuar vendin e tyre...
E reja duhet ta di se kërkohet shumë energji, vetëdije e lartë, mund , angazhim, vizion, dije për ta fituar luftën në politikë ndaj të vjetrës, vetëm atëherë kur e reja e fiton luftën ndaj të vjetrës në politikë, lulëzon zhvillimi i vendit në të gjitha fushatë si në arsim, kulturë ,shkëncë , ekonomi,drejtësi demokraci, punësim, energjetikë , Industri dhe mirëqenia.
Pra, kjo e bënë diferencën në mes të rejës dhe të vjetrës në politkë në një shoqëri bashkëkohore të emancipuar dhe e vetëdijshme për t'i rënë shqelëm të vjetrës dhe për ta përqafuar të rejën si të vetmen mundësi për zhvillimin ,prosperitetin dhe të ardhmen e ndriutur të një vendi dhe të një shoqërie.