Praktikat e kanë treguar çdo herë se sulmi është mbrojtja me e mirë që mund të bëhet.
Ndonëse nisur nga ky fakt, piskamat e disa opozitareve ndaj qeverisë Kurti, është mbrojtja me e mirë e tyre ne kohën kur po hetohen ata për keqqeverisjen e tyre.
-Qoftë të privatizimit të ndërmarrjeve publike;
-Qoftë të privatizimit të pronave publike;
-Qoftë të tenderomanët, kriminelët të listës se zezë;
-Qoftë të marrëveshjeve të dëmshme me asociacionin, demerkacionin gjykatën speciale;
-Qoftë të dështimi për ta zgjedh çështjen energjisë elektrikë;
-Qoftë të zhvillimit e punësimit që mos të zbrazet vendi;
-Qoftë të shëndetësisë, arsimit;
-Qoftë të gjyqësorit efikas e të pavarur e deri të integrimi i vendit ne mekanizmat ndërkombëtare.
Shtuar faktin tjetër këtu, se është filluar edhe me një ligj për konfiskimin e pasurisë të pa justifikueshme e ne ketë rast Cornelius Tacitus do te thoshte se “sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”.
E për me tepër, çdo herë thirren ne interesin e qytetarëve, sikurse nuk ishin provuar me pushtetin. Ndërsa kjo qeveri sipas tyre nuk është e aftë për të qeverisë me vendin, sikurse ata që ditën.
Teksa, pajtoj ne parim se kjo qeveri nuk është perfekte, sikurse nuk është perfekte asnjë qeveri e botës dhe do të duhej të punoj me shumë e shpejtë me një dinamik me objektivë të qartë dhe mos justifikim për keqqeverisjet e kaluara. Pasi qytetari votoj ndryshimin për të qeverise mirë shpejtë dhe drejtë.
Ndonëse e kuptueshëm se problemet e pa zgjidhura do të duhej vite të zgjidhen ato. Mirëpo nuk mund të pastrohen ata te cilët janë fajtor e me shumë se fjalët, flasin veprat e tyre të keqqeverisjes e keq menaxhimit ndër vite dhe nuk besoj se qytetari do të bie ne lajthitje nga piskama e tyre.
Dhe ne fund shtrohet pyetja: Vallë çka bënë për qytetarët që i “dëshirojnë aq shumë” këta që e kishin mundësin me vite ne qeveri? Përveç se u pasuruan aq shumë duke e plaçkit e varfëruar deri ne palcë atë.
Prandaj, sulmi i tyre me zhurmë e piskamë, nuk është asgjë me shumë se mbrojtja me e mirë për ta, por assesi për hallet e qytetarëve, se sa për hallin e tyre.