Linçimi publik dhe diskursi përjashtues në LDK nuk nënkuptojnë reformë

Opinione

Linçimi publik dhe diskursi përjashtues në LDK nuk nënkuptojnë reformë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:23
Agim Veliu dhe Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që nga vdekja e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova është përballur me kriza të vazhdueshme, që për pasojë pati rezultate e ulëta në zgjedhje. 

Gjithçka do të niste me atë “kuvendin e karrigeve” që këtë parti më pas do ta ndante në dy pjesë.  

Por, kush e solli LDK-në në këtë situatë? 

LDK si subjekti i parë demokratik në Ballkan në vend se të ishte unifikues, me kalimin e kohës u bë përjashtues.  

Në vend se të ishte e unifikuar dhe të mbetej si një alternativë e vetme për qytetarët, kjo parti mori teposhtëzen dhe vazhdoi t`i zhgënjente ata. 

Sot ish nënryetari i LDK-së, Agim Veliu bëri një reagim të ashpër ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku. 

Kjo pasi Abdixhikut, në një intervistë televizive, ka thënë se do t’i mbyll dyert e partisë për disa njerëz që kanë pasur pushtet në LDK. 

 Veliu ka thënë se Abdixhiku në vend se të marr përgjegjësi për humbjen në Podujevë, po do t`i përjashtojë njerëzit që ndër vite ndërtuan LDK-në. 

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”. 

Pas fitores në zgjedhjet lokale, LDK në vend se të tentojë unifikimin e anëtarësisë dhe të bëj opozitë karshi qeverisë aktuale, i duhet të merret me vetëveten dhe për rrjedhojë të kthehet në pikën 0. 

Ajo që i duhet më së shumti këtij subjekti politik është unifikimi nga brenda dhe opozitarizmi konstruktiv nga jashtë. 

Partia nuk mund të jetë unike përderisa deputetët që kanë fituar vota nga elektorati nuk e kanë përkrahjen e kryesisë e madje ka tendenca për t`i linçuar publikisht. 

Krytetari Abdixhiku nuk duhet të bie pre e propagandës për disa nga figurat që patën rol kyç në ndërtimin e partisë.  

Reforma nuk do të thotë linçim e as linçimi reformë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat