Kosova, masonët, sekreti (tempulli i salomonit), feja, nderi, morali, femrat dhe seksi....

Opinione

Kosova, masonët, sekreti (tempulli i salomonit), feja, nderi, morali, femrat dhe seksi....

Nga: Agron Shabani Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Agron Shabani

Siç dihet, shqiptarët, pos tjerash janë të njohur për mosruatjen e sekretit ose fshehtësisë familjare, shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake) etj.

Me një fjalë, shqiptarët shpeshherë falin ose shesin gjithëçka pa fituar asgjë. Edhe fshehtësitë ose sekretët me të larta shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake) dhe të tjera.

Kjo edhe me mundësinë latente ose permanente të kyçjes, involvimit ose insubordinimit të faktorit të huaj në çështjet ose sekretët e brendshme shtetrore, naciinale, politike, ushtarake( luftarake), juridike etj...Ku përmes narrativit të njohur të frikës dhe pasigurisë totale, bëhen me të kapshme dhe gjithëmonë aktuale ose praktike, edhe idetë dhe teoritë e njohura reaksionare, retrograde, infantile dhe patologjike mbi "revidimin" ose "korigjimin e kufijve" në mes Kosovës dhe Serbisë që nënkuptojnë ndarjen ose shkëputjen përfundimtare (de jure dhe defacto) të "Trepçës", Ujmanit dhe resurseve ose pasurive tejra natyrore ose nëntokësore të vëndit tonë në kuader të "asociacionit" ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës.

Ndonëse, edhe gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, sigurisht se mund të këtë patur raste të ndryshme të shitjes, deshifrimit (detektimit) ose afishimit të fshehtësive ose sekretëve të ndryshme ushtarake ose luftarake të "njërit krah"-kundër "krahut tjetër" luftarake ose ushtarak tek Serbia, apo dikush tjetër....Prandaj, sot e kemi edhe tribunalin ose gjykatën speciale dhe kështu me radhë.

Kështu thonë se ishte edhe në kohën e Aleksandrit (Lekës) të Madh, të cilin thuhet se disa herë u munduan (përpoçën) t'a vrasin ose tradhëtojnë komandantët (gjeneralët) ose bashkëluftëtarët e tij....Njashtu ishte edhe në kohën e Gjergj Kastriot etj.... Kështu është edhe sot.

Prandaj, "njeriu, politikani, çlirimtari, komandanti politik ose ushtarak shqiptar, gjithëmonë ngeli një qenie politike ose ushtarake (luftarake) që shqetësohet vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen." (Preludi i librit të Edgar Morin“Hyrje në një politikë të njeriut”)

E tërë kjo në mungesë besimi, konfidence, diskrecioni, sekreti ose fshehtësie të brendshme ndër shqiptarët.

Se këndejmi, disa shqiptar (shqipfolës) nuk e kanë si të thuash aspak të vështirë që edhe sekretët më të larta familjare, shtetrore, naciinale, politike dhe ushtarake (luftarake) t'i bëjnë publike.  Shiten falas para të huajve.

Kështu serbët, gjithëmonë fitojnë ose janë në avantazh në raport me Kosovën dhe shqiptarët që tregojnë, zbulojnë, spiunojnë, shesin ose falin gjithëçka pa fituar asgjë!

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

Ndaj, sikur krijohet përshtypja e përgjithëshme se shqiptarët nuk mundën dot pa serbët me vet faktin se dialogu me Serbinë dhe njohja e ndërsjelltë ose reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, ka kohë që janë bërë priritet i prioritetëve i të gjitha pushtetëve ose qeverive të Kosovës.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se ish Presidenti i Rusisë, Boris Nikollajeviç Jelcin dhe Presisedenti aktual, Vlladimir Vlladimiroviç Putin, me anë të desantit ose "marëshimit të papritur" të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, asokohe e kishin për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi. 

Ndërkohë që pas desantit ose "marëshimit misterioz" të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët.... Ndarja e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" dhe ç'armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, stacionimi ose dislokimi i trupave franceze në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "zajednica"( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të mosruajtjes së besimit të brendshëm të faktorit shqiptar dhe sekretëve të luftës çlirimtare të UÇK-së. Nejse!

Në vazhdim, një trohë histori mbi masonët....

Masonët janë një grupim si mijëra te tjerë ....

Por, çfarë (çka) fshihet brenda lozhës masonike, dhe se çfarë shkruhet pët ta, janë vetëm supozime, spekulime dhe hipoteza, pasiqë sekreti ruhet në mënyrë perfekte.

Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet sekreti ose fshehtësia e tyre, edhe pse masonët kategorikisht e mohojnë këtë, duke arsyetuar se të gjitha veprimet e tyre janë të hapura, dhe se të gjitha publikohen, bashkë me regjistrin e emrave të anëtarëve në bordet ose lozhat e tyre përkatëse.

Popovski, lidhur me fshehtësitë masone, shkruan: "masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet”- shkruhet me ngjyrë dhe në letër, nuk është më fshehtësi, ndërsa religjioni i tyre esencën e ka në fshehtësi, diskrecion ose misteriozitet. Kështu, sipas masonëve, pas këtyre ngjarjeve biblike, fshehtësinë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i Urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar (shpallur) në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi... Këto fshehtësi, Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve. Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpretimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët.

 Në Bibël, Libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. (Në mitin e Master Hiramit,). Muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiramin ( Hiram Abifin), i cili i dinte fshehtësitë e tempullit. Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje; nëse nuk ua zbulonte parullat dhe sekretet (fshehtësitë) e muratorit... Meqë, Mjeshtri nuk ua zbuloi fshehtësitë ata e vranë. (Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagrem, apo nën një akacie...) 

Kur Salomoni (Solomoni) e mori vesh, kërkoi të dinte se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos është varrosur, me Hiramin, edhe fshehtësia. Salomoni dërgoi tre muratorë ta gjejnë trupin e Hiramit dhe të zbulojnë fshehtësinë, e nëse nuk mund ta zbulojnë, fshehtësia e tempullit (parulla) do të jetë gjymtyra e parë e trupit të Hiramit që do të shihet. Pas gjetjes së trupit të Hiramit, së pari u pa dora e tij, dhe meqë nuk mundën të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe shenja të tjera të njohjes të cilat i pranuan muratorët, u pranuan si fshehtësi të reja.

 Me rastin e ceremonisë së pranimit në ritin “Rrethi mbretëror”, kandidatëve u zbulohej emri i Zotit, Arkitektit të gjithësisë. Kjo është njëra ndër fshehtësitë më të mëdha të masonëve. Dezertorët nga masoneria kanë publikuar se emri Jahbulon, 'Jah' do të thotë Jahve, 'Bul' Baal, ndërsa 'On' Oziris. Me shndërrimin e emrit Baal-i në emër të përbër të Zotit, anëtarët e rrethit mbretëror janë identifikuar me viktimat e mizorive të Mojsiut, thekson Iva Zhic.

 „Njohuritë“ e veta, si dhe fshehtësitë e mundshme, i ruajnë për anëtarët e vet, ndrësa nga literatura e shfytëzuar shihet qartë se ka të bëjë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror me llomotitje ezoterike filozofike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe mbretërinë botërore gati sipas vëllazërisë socialiste“, thotë Emil Çiq. 

H. Onri shton se sa i përket sekretit, muratorët nuk mund t’i tregojnë askujt sekretet e zanatit…Kah fundi i sh. 17 në Londër masonët ishin jopopullor. (jo fort të dëshiruar) në disa rrethe. Pyetja që shtrohej më së shpeshti ishte: Përse e gjithë ajo fshehtësi, nëse masonët janë një shoqatë e ligjshme dhe me autoritet? Njerëzit nuk i mbulojnë virtytet dhe veprat e mira, por dëshirojnë t’i mbulojnë të metat dhe veprat e këqija.”

 Iva Zhic, shton se masonët mundohen të na bindin se nuk janë shoqata të fshehta, meqë publikojnë vjetarin me emrat e mjeshtërve të mëdhenj dhe të funksionarëve të lozhave ose audiencave të mëdha dhe të mijëra emrave të mjeshtërve të tjerë të lozhave në tërë Anglinë dhe Uelsin; dhe se kanë publikuar libra ku zbulojnë fshehtësitë e mëhershme të ritualeve të tyre dhe “besën masone”, etj. 

Megjithatë nëse ndonjë jomason shtron ndonjë pyetje, vetëm përgjegjësit (liderët) më të lartë tregojnë mirëkuptim, derisa anëtarët e kategorive më të ulta u ikun këtyre pyetjeve, qoftë edhe me heshtje.

Papa Klementi, si dhe kundërshtarët tjerë të masonëve, pyesnin: përse ajo fshehtësi nëse ata punojnë mirë e jo keq? Ata janë njerëz të shfrenuar, thoshte papa, të pamoralshëm dhe heretikë, meqë “gjithsesi, sikur ata njerëz të mos bënin keq, kurrë nuk do ta urrenin dritën”. Mu për këtë Papa, duke u kërcënuar me shkishërim ua ndaloi katolikëve të bëhen masonë., thekson Ridli.

Por, miti mbi Fshehtësinë masone, sipas Gustav Rafit, mjeshtër i madh i Lozhës së masonerisë italiane, është një spekulim i antimasonëve. Masoneria nuk është më shoqatë e fshehtë… Në 50-të vitet e fundit çdo veprim është i hapur, publik… Nuk ka mistere në punën tonë, as në jetën tone e as në ritualet tona… nuk ka nevojë që aktiviteti ynë të fshihet, përfundon Gustav Raf.

Masonët, feja, nderi, morali, seksi dhe femrat

Lidhur me religjionet dhe masonët, Harun Jahja, ndër të tjera, shkruan: Masoneria lindi, si një organizatë tërheqëse sekrete dhe interesante, kundërshtimi që i bëhej besimeve të përgjithshme të shoqërisë. Ajo (masoneria) siguronte njëlloj kënaqësie psiçike tek anëtarët e vet. Karakteristikë themelore e riteve masonike, është shenjtërimi i simboleve dhe koncepteve pagane në vend të atyre tradicionale të feve monoteiste. Në këtë mënyrë, ata që bëheshin masonë, dhe ia kthenin shpinën krishterimit, bëheshin paganë... Masonerisë nuk i mjaftonte vetëm praktikimi i ceremonialeve të çuditshme, por ajo pasonte edhe strategjinë e planifikuar që të largojë Evropën nga fetë hyjnore, dhe t’a joshë në paganizëm... Përkundër studiuesve të shumtë, që masonerinë e trajtojnë si ateiste, Harun thekson se masoneria nuk është ateiste, por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar. Është në kulm të evolucionit...” 

Ndërsa, Xhasper Ridli shkruan: “Përkundër krijimit të sindikatave të fshehta, në kundërshtim me ligjin, sa i përket religjionit, muratorët plotësisht i nënshtroheshin dhe zbatonin ligjin. Ata nuk kundërshtonin doktrinat dhe autoritetin e Kishës rimokatolike dhe plotësisht e pranonin pa kurrfarë kundërshtie. Të dy Gjonat, edhe Gjoni Pagëzues edhe Shën Gjoni, ishin të shenjtë dhe mbrojtës të tyre. Ndërsa festat e Gjonit Pagëzues, 24 qershori dhe ajo e Shën Gjonit, 27 dhjetori, ishin dy festa që muratorët i kremtonin. Muratorët nderonin edhe Barbarën e shenjtë, e cila i mbronte nga rrufeja si edhe katër (4) martirët. (Këta ishin katër muratorë që në kohën e Perandorit të Romës, nuk kishin pranuar të mohonin krishterimin, dhe sipas urdhrit të perandorit ishin varrosur për së gjalli në një arkë prej plumbi dhe ishin hedhur në një lumë. Pas 42 ditëve i kishte shpëtuar një i krishter dhe i kishte fshehur në shtëpinë e vet...)” 

Sipas Zhicit, masonët për vete, por edhe miqtë e tyre, thonë sa ata janë njerëz që besojnë Zotin, pavarësisht cilit, Zotit të Moisiut, Hyjit të Krishtit apo Allahut të Muhametit; Teorikisht çdo besimtar në Zotin, i krishterë, hebre, mysliman, hindus, ose budist mund të bëhet mason... por, për disa ata janë pa parti dhe antikristianë... për disa vetëm antimyslimanë! 

Në një shkrim interesant në mediat audio-vizuele, thuhet se Zoti sipas masonëve është Arkitekti i Madh i Gjithësisë, Krijuesi (Luciferi) dhe nuk i takon asnjë feje. 

Mendimi se masonët janë ateistë, (por jo ateistë të marrë), dhe kundërshtarë, veçmas kundër tri religjoneve më të njohura monoteiste: Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamizmit, dominon gati te të gjithë kritikët që janë marrë me zhvillimin dhe traditatat e masonersë... Masonët pohojnë se i pranojnë të gjitha fetë... Por mësimet e tyre përmbajnë shumë gjëra që të krishterët nuk i pranojnë... Rëndom pohohet se masonët besojnë në një Qenie (Forcë) gjë që fare lehtë mund të njësohet me Zotin…Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme... Edhe pse akuzohen si antikristianë më të mëdhenj, ata theksojnë se Zoti i të krishterëve nuk është i tmerrshëm, hakmarrës, si te religjionet tjera. Ai është i butë, shumë i mëshirshëm, ndaj njerëzve, fëmijëve të vet. (Ai fali edhe vrasësit e të vetmit birë që pat!) 

Sipas Popvskit: “Masoni është i obliguar t’u nënshtrohet ligjeve morale, të ketë njohuri për artin dhe kulturën, dhe kurrë të mos jetë një ateist injorant e i marrë. Masoni duhet të kuptojë se Zoti “shikon” ndryshe nga njeriu, njeriu sheh vetëm formën e jashtme, ndërsa Zoti depërton në thellësi të zemrës, shpirtit dhe trurit ë njeriut. I cilësdo fe çoftë, masoni nuk guxon të largohet nge Rendi, ai duhet të besojë në Arkitektin e lavdishëm të qiellit dhe të tokës, dhe të nderojë ligjet e shenjta të moralit”

Karakteristikë themelore e masonerisë, thuhet është virtyti, morali i lartë. Masonët gjithsesi mund të vërtetojnë se janë organizata të rralla ku fjalët “virtyt dhe moral” merren shumë seriozisht, edhe pse nganjëherë vjen në kundërshtim me garimin për të holla, pasuri ose kapital. Në kuadër të detyrave morale, ishin këto ndalesa: shkelja e kurorës, qëndrimi jashtë shtëpisë pas orës tetë (2O), shkuarja nëpër pijetore dhe shtëpi publike, ndalimi i kurvërisë, bixhozi etj. 

"Muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit, thuhet në Statutin e Andersonit.

 Ridli, thotë se masonët kanë themeluar lozha “ku njerëzit pavarësisht nga religjioni dhe përkatësia, paraqesin kinse moralin hyjnor...

Qëndrimi i masonëve ndaj femrave është një anakronizëm i skajshëm, edhe pse sjelljet e tyre ndaj bashkëshorteve të tyre dhe të punësuarave është mjaft dashamirëse.

Ata, jo vetëm që përjashtojnë femrat nga radhët e tyre, por refuzojnë të kenë punë me çfarëdo shoqërie qoftë ku ka femra. Ky fakt shpesh është komentuar negativisht. Në lozha mund të pranoheshin vetëm meshkuj. Meqenëse nuk pranonin femra në lozhat e tyre, masonët shumherë u akuzuan si urrejtës të femrave, pra si antifeministë. Njerëzit çuditeshin se si femrat ishin të përjashtuara nga lozhat kur të gjitha takimet konsideroheshin si ngjarje shoqërore. Masonët arsyetoheshin se nuk pranojnë femra, meqë historikisht ato kurrë nuk kishin punuar si muratore, dhe se do të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve, por edhe për të mënjanuar thashethemet mbi sjelljet jomarale në lozhë... "Femra ose gruaja është e rrezikshme ose misterioze me vet bukurinë dhe sekretët e saj, ku ti si mëshukull dashrohësh marrërisht në bukurinë e saj, pa e njohur sekretin ose anën tjetër misterioze të medaljes, predikonin dikur masonët, për të shtuar se :"Në shtrat ose gjatë ekstazave të ndryshme seksuale ose erotike, kanë ndodhur edhe zbulimët e fshehtësive (sekretëve) me të larta ushtarake, politike dhe të tjera nga ana e pjeserëve të gjinisë së bukur."

"Kleopatra e Egjiptit, asokohe ia zbuloi në shtrat Jul Cezarit të gjitha sekretët e tij, duke ia lënë Cezarionin si kopil në derë...", i thonë shpesh masonët njëri tjetrit.

Ndonëse, Lëvizja Feministe në Francë, në vitet e 1880-ta kërkonte që edhe femrat të pranoheshin në lozha... Orienti i Madh kishte reaguar, por nuk kundërshtoi themelimin e lozhave të përziera. Andaj Lozha e Madhe angleze, shkruan Zhic, kishte vendosur se nuk do të ketë punë me masonët të cilët janë tolerantë ndaj ateistëve, por edhe ndaj atyre që bashkëpunojnë me lozhat e femrave dhe lozhat e përziera. Ky ishte edhe një shkak i moszhvillimit të lozhave. Përkundër reagimeve të Lozhës së Madhe, në Francë, nga fillimi i sh. 18, edhe femrat pranoheshin për masonë (e). Kjo traditë vazhdoi edhe gjatë sundimit të Napoleonit. Mjeshtër e Madhe ishte edhe vetë Zhozefina (Jozefina)...!

P. S.

Gjithashtu një rol të madh lozin edhe fshehtësitë ose sekretët familjare për faktin se 

familja është shtet i vogël në miniaturë, ndërsa shteti është familje e madhe në magjistraturë. Pa familje të fuqishme dhe të shëndetshme, nuk ka as popull (komb) dhe shtet të fuqishëm dhe të shëndetshem.

Si për shëmbull ia vlen të veçohët epërsia ushtarake (luftareke), sociale dhe politike e Spartës në raport me Athinën në Antikë.

Sparta ishte rivali, por edhe aleati kryesor i Athinës e cila ishte shumëherë me e madhe se Sparta për nga numri i banorëve dhe kilometrave katrore etj.

Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë e njohur për të nxjerrur ose ngritur e promovuar luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës.  

Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie orale ose seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm...Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.. E tërë kjo falë respektit dhe përkushtimit maksimal ose optimal të spartanëne ndaj gjakut, gjenëve, gjenealogjisë ose origjinës së përbashkët familjare, gjenealogjike, strukturalgjenetike ose biogjenetike. E sidomos ruajtjes së sekretit oss feshtehtësisë familjare, ushtarake (luftarake), politike etj.

Ndërkaq, Athina ishte e lirë dhe e hapur (publike) për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë, të cilët e çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat