Gjatë do ta mbajë në mend populli Kosovës dhuratën shumë të çmuar dhe të shumë pritur të Qeverisë Kurti, në prag të festave të fundvitit 2021 dhe fillimin e vitit të ri, 2022: projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikushme..
Nëse përveq veprime tjera edhe ky ligj qeverisë Kurti, do t'i jep vulën e njerës ndër qeveritë më antikorrupsion të pas luftës.
Edhe pse qeveria aktuale Kurti, e ka shumë të vështirë për ta implementuar këtë Ligj, pa zbatimin e procesit të vetingut të prokurorëve dhe gjyqëtarëve, më rëndësi është se, qytetarët e Kosovës, shoqëria civile, si dhe institucionet për të drejtat dhe liritë e njeriut e dinë se, tanimë, ekziston një Ligj, i cili në shënjestër ka ndëshkimin e të korruptuarëve dhe konfiskimin e pasurive të pajustifikushme të tyre për t'ia kthyer qytetarëve dhe shtetit.
Tani, me rastin e aprovimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikushme, për veq angazhimit të prokurorive dhe gjykatave në zbatimin e këtij Ligji edhe qytetarët do të kërkojnë me vendosmëri implementimin e tij, duke mos i'u lënë as një mundësi alibie atyre që i kanë vjedhur qytetarët dhe pasuritë e Kosovës për t'u pasuruar vetë.
Fillimi i zbatimit të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme dhe konfiskimi i pasurisë së pa justifikueshme i cilido individ, do t'iu jep leksion të gjithë atyre që mendojnë të krijojnë pasuri të po justifikushme me koruposion, hajni dhe në cilëndo mënyrë tjetër, se kanë për ta përjetuar të njëjtin fat, përveq që do t'iu konfiskohet pasuria e pa justifikushme për t'ia kthyer shtetit dhe qytetarëve, do të procedohen edhe penalisht për dëmet që i'au kanë shkaktuar qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.
Ligji në fjalë i ka vendosur kontratë për t'i dhënë fund korupsionit, dhe të gjitha formave të hajnive për tu pasuruar padrejtësisht, tani pritet vetëm implimentimi i tij.