Pse Serbia ndanë miliona për serbët e Kosovës, e Shqipëria jo për shqiptarët e Kosovës?!

Opinione

Pse Serbia ndanë miliona për serbët e Kosovës, e Shqipëria jo për shqiptarët e Kosovës?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 janar 2022 Në ora: 10:20
Adem Bytyçi

Kur dëgjova një artikullshkrues të thoshte se, Shqipëria i jep rrymë Kosovës vetëm për dy ditë, ndërkaq Serbia , serbëve të Kosovës 500 milionë Euro në vit, nuk mund të mos reagoja edhe po të doja.

Kërkohet shumë elaburim i shumë fakteve dhe rrethanave pse Serbia aq shumë i ndihmon Serbët e Kosovës ,e Shqipëria nuk i ndihmon shqiptarët e Kosovës?!

Së pari, Shqipëria nuk ka për veti , jo pse është e varfër, por është e vjedhur historikisht nga të gjitha elitat politike udhëheqëse të saj.

Një vend sado i pasur të jetë me pasuri natyrore, me xehe dhe minerare, sado të këtë bukuri të rralla magjepse natyrore dhe det për t'i josh turistët e huaj, përderisa dominohet nga korrupsioni, hajnia, krimi ekonomik i organizuar, ai shtet nuk mund të jetë i fuqishëm ekonomikisht dhe qytetarët e tij të gëzojnë një jetë të dinjëtetshme në vendin e tyre pa u detyruar të ikin në vende tjera për një jetë më të mirë, për fatin e keq Shqipëria është e tillë.

Serbia iu ndihmon serbëve të Kosovës me nga 500 milionë Euro në vit, për arsye tipike politike, duke menduar se kështu nuk do të integrohen kurrë në shtetin e Kosovës dhe një ditë do të kërkojnë ndarjen nga Kosova dhe bashkimin me Serbinë, nëse këtë do ta kenë të pa mundur, atëherë krijimin e një Republike serbe të Bosnjës në Kosovë.

Ky është realiteti pse Serbia kaq shumë i ndihmon serbët e Kosovës.

Edhe në Kroaci ka shumë më shumë serb se në Kosovë, por Serbia nuk u ndan miliona si serbëve të Kosovës ,sepse e di se e ka të pa mundur për t'i manipuluar siç i manipulon serbët e Kosovës për qëllimet e saja hegjemoniste dhe kolonialiste kundër shtetit të Kosovës.

Arsyet janë të panumërt pse Serbia ndan kaq shumë miliona për t'i ndihmuar serbët e Kosovës, por njëri ndër qëllimet kryesore është destabilizimi i Kosovës për mes serbëve të Kosovës dhe më në fund ndarja e Kosovës, një ide kjo shumë e vjetër në vetëdijen nacionale shoveniste politike dhe hegjemoniste serbe kundër Kosovës...

Dhe në fund të thuhet se Serbia është më e pasur me resurse natyrore se Shqipëria dhe për këtë niveli i jetesës se 7 milionëve serb është më i lartë, se niveli i jetesës i 4 milionë shqiptarëve në një Shqipëri me mbi 400 km deti dhe me xehe hekuri, bakri , kromi dhe me rezerva të llogaritura në miliona fuqi të arit të zi, kjo është për tu çmendur dhe për t'ia vënë gishtin kokës si komb dhe si popull për të thënë vallë athua jemi në veti dhe kah po shkojmë ?!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat