Çdo qeveri duhet kritikuar kur nuk i përmbush premtimet, pse jo edhe qeverinë Kurti?!

Opinione

Çdo qeveri duhet kritikuar kur nuk i përmbush premtimet, pse jo edhe qeverinë Kurti?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:23
Adem Bytyçi

Por, përmbushja e premtimeve nuk varët vetëm nga dëshira e Kryeministrit të qeverisë ekzistuese, janë shumë faktorë dhe rrethane që e kushtëzojnë, që qeveria mos të jetë në gjendje për t'i përmbush disa premtime përkundër dëshirës dhe angazhimeve të saj.

Ja psh. Qeverinë aktuale Kurti, pandemia, kriza energjetike, këto dy ngjarje të cilat kanë përfshirë gjithë botën, e kanë topit forcën, dëshirën, mundësinë dhe vullnetin e qeverisë Kurti, për t'i bërë realitet disa nga premtimet e dhëna qytetarëve para se t'i fitonte zgjedhjet e fundit për ta qeverisur vendin.

Vërtetë do të ishte e pamundur që disa ngjarje objektive që kanë ndodhur pas fitores së zgjedhjeve të fundit nga qeveria Kurti, për ta qeverisur vendin të parashiheshin apriori.

Mirëpo në krejt këtë histori them unë, e rëndësishme është të parashtrohet kjo pyetje: A thua kanë të drejtë dhe ku e gjejnë atë forcë morale për ta kritikuar qeverinë aktuale Kurti  për mos përmbushjen e disa premtimeve ata të cilët kur e qeverisnin vetë vendin kishin mbi 80 zëvendësministra dhe disa institucione tjera tërësisht të panevojshme, si pasojë e marrëveshjeve politike, të cilat padrejtësisht gëlltitnin miliona Euro, nga buxheti i shtetit.

Kjo që është duke ndodhur në raportet jo edhe aq të mira në mes opozitës dhe qeverisë, përkitazi me zhvillimin e shumë proceseve me rëndësi për vendin dhe qytetarët, nuk ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur një gjuhë të përbashkët në mes opozitës dhe qeverisë, se si të zgjidhën në mënyrë më adekuate ato procese dhe zhvillime negative në interesin më të mirë për vendin dhe qytetarët, mbase në këtë situatë këto dy forca zhvillojnë një luftë me pretendime diametralisht të kundërta, qeveria për ruajtjen e pushtetit, ndërkaq opozita marrjen e pushtetit, pa treguar as një fije ndjeshmërie për harmonizimin e qëndrimeve për t'i dalë zot vendit dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve kur kjo është aq shumë imperative., kur vendi gjendet në një situatë të padëshirueshme ekonomike dhe sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat