Kosova nuk është qliruar sot, por para mase 22 vitesh.
Prej qlirimit e deri me tani Kosovën e kanë qeverisur shumë qeveri aleancash në mes partishë të ndryshme: LDK-PDK, PDK- LDK- AAK -AKR etj.
As njëra nga qeveritë e pas luftës nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna qytetarëve para se të fillonte qeverisjen e vendit.
Përveq disa rezultateve gjatë qeveriesjeve të vendit nga qeveritë e pas luftes këto qeveri më se shumti i ka karakterizuar korupsioni, krimi ekonomik i organizuar dhe dëshira për t'i akomoduar familjarët dhe bashkëpartiakët e tyre në vende pune dhe vende udhëheqëse ku rrogat kanë qene më të larta se në cilado vende tjera të punës.
Më mirë se qytetarët, që e dinë se cilatë anomali i kanë përcjellur të gjitha qeveritë e pas luftës deri të qeveria Kurti 2, nuk di as kush dhe as ata të cilët e sulmojnë në mënyrën më brutale qeverinë Kurti, për shumë të këqia të cilat i ka trashëguar nga qeverisjet e vendit nga qeveritë e tyre të mëparshme.
Kuptohet, sovrani duke qenë i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së vendit nga qeveritë e mëparshme, në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021, qeverisjen e vendit ia besuan qeverisë Kurti 2.
Edhe pse qeveria aktualie Kurti, ka filluar ta luftojë korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar dhe të korruptuarit t'i dërgojë atje ku e kanë vendin prapa grillave, disa "KAMISHA ", "QERVISHA" , HAJDUT dhe KËRKUSHA , të pa kënaqur me luftimin anomalive formash nga më te ndryshme destruktive në vend, e kanë vënë në shënjestër të kritikave qeverinë Kurti 2, duke shpresuar se kështu, vetë mund t'i kthehen pushtetit përseri, pa llogaritur se qytetarët janë ata që vendosinë se, cilit subjekt politikë ia besojnë qeverisjen e vendit e jo dêshira e subjektëve politike për ta qeverisur vendin me çdo kusht edhe atëherë kur sovrani nuk është i pajtimit për t'iau besuar qeverisjen e vendit.
Madje Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, parlajmëron formimin e një qeverie në hije, në vend që të thoshte me një prill, tha në shkurt të këtij viti me qëllim t'i kundërvihet qeverisë aktuale, duke shpresuar se kështu më lehet PDK-ja, do t'i kthehej qeverisjës së vendit, kjo do të thotë formimi i dy qeverive në të njëjtin shtet, njëra qeveri private e tjetra qeveri kushtetuse e zgjedhur në mënyrë plibishqitare nga shumica e qytetarëve të Kosovës.
Më në fund është sovrani që do të vendos se cilës parti do t'ia besojë fatet e veta dhe të Atdheut, e jo pretendimi i cilës do parti për t'i marrë në dorë fatët e qytetarëve dhe të vendit në kundërshtim me vullnetin e sovranit, shumicës së qytetarëve të vendit tonë.