Shqiptarët, sipas një tradite ose historie të pashkruar dhe të panjohur asgjëkundi, me tepër janë egoist, egocentrik, anarkoindividualist ose anarkoliberalist, se sa integral, racional, institucionalist, konstituciinalist etj. Sidomos politikat dhe politikanët e tyre ditor ose periodik.
Mungesa e vetëdijes shtetrore, nacionale, politike, çlrimtare, historike dhe patriotike, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.
Ndaj, për shkak të karakteristikave dhe specifikave të posaçme ose të veçanta të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare: Kosovës sikur i duhet patjetër hartimi ose formulimi i një Kushtetute të re, të ngjajshme ose analoge me Kushtetutën e famshme Amerikane "Constitucion of United States of Amerika" ose "Cheks and Balances" dhe kështu me radhë së bashku me ngritjen ose formimin e një Komisioni ose Kolegji të lartë zgjedhor ose elektoral (Electoral College) të monitoruar nga Gjykata Supreme (Suprem Court) dhe një Komision i posaçëm (Impeachment) i legjislativit dhe juridikativit kosovar. Mundësisht, edhe shpallja (rishpallja) e Kosovës si Republikë Presidenciale me sistem të njohur presidencial, ku Presidenti ose Presidentja e R. Kosovës, do ishte udhëheqësi me i lartë i shtetit, njëherësh edhe bartës dhe garantues kryesor i ligjit, kushtetutès dhe autoritetit të shtetit dhe pushtetit, si dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Në instancë të fundit, politkanët e ndryshëm shqiptar ose kosovar, mendoj se është koha e fundit për të ulur ose zbritur në minimum ose maksimum sipralën e absurditetit, fatalitetit, mediokritetit, stupiditetit, nebulozës, cinizmit, injorancës, dogmatizmit, demagogjisë dhe hipokrizisë së tyre pushtetmbajtëse, politike, karieriste etj.
U mor vesh se njerëzit nuk janë elipsë, apo një qark (rreth) i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktët dhe deshmitë, dhe në tjetrin ëndërrat, idealet, vizionet, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale dhe dialektike. Plus poli dhe antipoli.
Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dijmë, sikur na duken të mjaftueshëm për t'i zgjedhur ose tejkaluar ndasitë, distancat ose disonancat e ndryshme kognitive dhe të tjera së bashku me çështjet, problemët dhe interesat e përbashkëta (madhore) të kombit dhe atdheut .
Ndryshe nga kjo, në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore, fraxhile, poroze, inkompaktibile, heterogjene ose postkomuniste ( si Kosova etj.) në Ballkan, ku jo rrallëherë, janë prekur ose kryqzuar shpatat ose heshtat e ndryshme politike, ushtarake (luftarake), fetare, kultrore, historike, gjeografike, konceptuale, ideologjike, etnike, shtetrore, nacionale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera: Me anë të ringjalljes së vazhdueshme ose sistematike të ndjenjës së keqe të harresës, injorancës dhe vetmisë së madhe individuale dhe kolektive të imponuar nga të tjerët, disa nga fuqitë (superfuqitë) e ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, si duket e kanë për qëllim ndarjen ose bosnizimin (boshnjakizimin) e Kosovës.
Kjo me mundësinë latente ose permanente të kyçjes, involvimit ose insubordinimit të faktorit të njohur ushtarako-policor (me anë të shpalljes së gjendjeve të jashtëzakonshme ose emërgjente si rasti fundit në Jarinë dhe Bërnjak) në Kosovë, ku përmes narrativit të njohur të frikës dhe pasigurisë totale, bëhen me të kapshme dhe gjithëmonë aktuale ose praktike idetë dhe teoritë e njohura reaksionare, infantile dhe patologjike mbi "revidimin" ose "korigjimin e kufijve" në mes Kosovës dhe Serbisë që nënkuptojnë ndarjen ose shkëputjen përfundimtare (de jure dhe defacto) të "Trepçës", Ujmanit dhe resurseve ose pasurive tejra natyrore ose nëntokësore të vëndit tonë në kuader të "asociacionit" ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës.
E tërë kjo nën parullat, sloganet, pamfletët, recidivet ose banderolat e njohura pllakative, ataviste, folklorike ose pseudopatriotike të "falënderimit dhe miqsisë së përjetshme të Kosovës dhe shqiptarëve me çlirimtarët dhe shpëtimtarët e tyre amerikan ose europian" ku Dreqi e Biri, me duart e zgjatura dhe kokat e përulura dhe fare bosh të "liderëve" ose "politikanëve" të ndryshëm shqiptar ose kosovar që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretërve, sulltanëve ose perandorëve të ndryshëm ndërkombtar, ka kohë që në emër të Vuçiçit, Daqiçit, Putinit, Erdoganit etj., ia kanë futur thikat ose gërsherët e reja- "hartës shtetrore, nacionale dhe politike" të Kosovës.
Ndërkohë që Albin Kurti dhe kabineti i tij reformator ose restaurator, e kanë trashëguar situatën e një qeverie kuislinge dhe mercenare të Avdullah Hotit & Company, sipas projektëve ose planimetrive makabre, funebre dhe ugurzeza -kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Prandaj, "njeriu ose politikani kosovar, gjithëmonë ngeli një qenie politike ose parapolitike që shqetësohet vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen." (Preludi i librit të Edgar Morin“Hyrje në një politikë të njeriut”
U mor vesh se ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike, apo në raste të ndryshme si në luftë, dridhje toke (termete), sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj.
Vetmia e grupit (dy ose më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike ose biologjike të një etnikumi, populli (kombi), shteti, klase politike ose grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar, kulturor ose politik, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur, anashkaluar dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e tyre politik ose ushtarak e kështu me radhë.
Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull ose komb i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e keqe e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtetët tjera, me bllokada, izolime, injorime, anashkalime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.
Po e ceku prap se rasti i "gjykatës speciale në Kosovë", i "demarkacionit" dhe "asociacionit", presioni i njohur ndèrkombtar - ndaj Kosovës në favor te Serbisë, etj., lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë, trysni, presion ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare.
Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.
E tërë kjo në saje të ndikimit dhe influencës kolaterale dhe multilaterale së Rusisë.
Ndërkohë që të gjitha palët biseduese ose participuese (kundër Kosovës dhe shqiptarëve): si duket kanè rënë dakord rreth dy çështjeve themelore ose esenciale (substanciale): Në Kosovë të sajohet shpejt një "kauzë e re politike" e cila nuk ka ekzistuar kurrë, ndërsa të dyja palët (Rusia dhe Natoja) do të nisnin menjëherë punën e ngelur përgjysmë- lidhur me shpërnguljen ose dëbimin masivë të komandantëve ose 'krahut luftarak' të UÇK-s nga pushteti, parlamenti ose polotika kosovare. Sepse, ashtu sipas tyre e kërkonin rrethanat ose aktualiteti i ri kosovar.
Me eliminimin e luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-s nga parlamenti, pushteti ose politika kosovare, pos tjerash bëhej me i lehtë "ripushtimi ose riokupimi i sofistikuar"i Kosovës me anë të një "procesi" ose "kongresi të ri" të Berlinit me skenarin e Moskës, Beogradit, Stambollit etj.
Me fjalë tjera, lufta e re serbo-shqiptare mbi Kosovën, mund të bëhet e pashmangshme, jo me deshirën e Vuçiçit ose dikujt tjetër në Serbi, por me kërkesat ose ultimatumët strategjike ose gjeopolitike ("sine qua non", "urbi et orbi" ose "ultima ratio") të Vlladimir Putinit dhe gjeneralitetit e admiralitetit të tij ushtarak. Duke i bërë kështu Kosovën dhe Ukrainën si "poligon ushtarak" ose "murë të gjallë" ( si teritorin e dikurshëm të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore gjatë 'luftës së ftohtë' dhe konfontimëve të atëhershme bipolare ose dybllokiste)-që do e pranonin goditjen e parë dhe me të fuqishmën nukleare ose atomike në kushtët ose rrethanat e një luftë eventuale në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.
Në këtë prizëm, gjithashtu nuk duhet harruar faktin e 'lobit eventual" të rusëvë dhe francezëve ( më, ose pa miratimin e gjermanëve) mbi ngritjen ose promovimin e një "ushtrie të përbashkët" të UE-së (të pavarur nga Natoja dhe SHBA-së) me pajisje nukleare ose atomike në formën ose profilin e dikurshëm "force de frappe" të Francës, në kuptimin e kinse "neutralitetit" ose "balancës atomike" të UE-së ndaj SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.
Për me tepër ndërkaq, akti i njohur (indantil dhe patologjik) i përfaqësuesit të Rusisë në të Këshillim e Sigurimit të OKB-s, i cili pos tjerash kërkonte edhe heqjen e flamurit dhe simboileve tjera shtetrore dhe nacionale të Kosovës, dëshmoi edhe njëherë mbi cinizmin, injorancën, destruktivitetin, dekonstruktivitetin dhe urrejtrjen violente, infantile dhe patologjike të Rusisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Ndërkohë që injoranca ose nonshalanca zyrtare e State Departametit ose Sekretarit (Kryediplinatit) Amerikan, Anthony Blinkën-ndaj Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani, Kryeparlamentarit Konjufca dhe zyrtarëve tjerë të lartë në Kosovë, sikur i ka trimëruar dhe inkurajuar akoma më shumë qarqet ose forcat e ndryshme centrifugale, centripetale, reaksionare, diabolike dhe apokaliptike kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Është pra një "frikë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore (edhe ato politike ose diplomatike) janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, individualitetit, subjektivitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre jetësore, politike, karieriste, materiale ose ekzistencialiste.Të shkëputur shpesh nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia ose barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, sociale, ekonomike, kulturore etj. Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive ose eklektike- pas plotësimit të nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.
Ndaj, edhe vet bota në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos"-bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim, ose dominim të atyre që janë me të mëdhenj, me të pasur dhe me të fortë mbi ata që janë me të vegjël dhe me të dobët si Kosova etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Anthony Blinken dhe Statte Departamenti Amerikan me fjalët e pamatura ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kur u shpren se :"Me rastin e dislokimit ose stacionimit të Njesitëve Speciale në Veriun e Kosovës, e keni rrezikuar integritetin dhe sigurinë tuaj kombtare!", sikur iu dhanë zemër armiqve të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Nën hijen ose "zjarrin" retorikave të nxehta luftarake ose ushtrake, jo rrallëherë kanë ndodhur edhe kompromiset ose koncesionet me të mëdha politike ose diplomatike.
Kosova mund të kthehët sërish në kohën e luftës ose paraluftës...Serbët përditë armatosen deri në dhëmbë, ndërsa Kosova dhe shqiptarët, janë të detyruar të kërkojnë paqë dhe dialog me Serbinë!
Athua pse (përse) dhe në emër të kujt e tërë kjo...?!