Pas kaq shumë vitësh disa partive politike u paska rënë ndërmend se, në mungesë të energjisë elektrike do të mungojnë investimet e jashtme

Opinione

Pas kaq shumë vitësh disa partive politike u paska rënë ndërmend se, në mungesë të energjisë elektrike do të mungojnë investimet e jashtme

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:30
Adem Bytyqi

Njëzetë e dy vite pas qlirimit u paska dalur gjumi disa politikanëve dhe partive politike se nuk paskmi energji të mjaftushme në Kosovë dhe ky qenka shkaku "kryesor",  që investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë në Kosovë.

Mungesa e energjisë elektrike ka ekzistuar edhe më parë, por askujt nuk ju ka kujtuar nga qeveritë e kalura ta pohonin se është mungesa e energjisë elektrike shkak pse mungojnë investimet e huja në Kosovë.

Qështje e investimeve të jashtme është edhe më komplekse se sa mendojnë disa politikanë dhe subjekte politik, të cilat e prekin këtë problematikë me shumë interes për ekonominë e Kosovës.

Gjithsesi, se mungesa e energjisë elektrike ndikon në pamundesinë e investitorëve nga shtetet tjera për të investuar në Kosovë, por nuk është vetëm mungesa e energjisë elektrike që ka influcuar të mos ketë investime në Kosovë nga ndërmarrës të shteeve tjera, por edhe aferat korruptive ndaj ndërmarrësve të shteteve tjera, sic është kërkimi i mitos dhe i shërbimeve tjera i ka larguar investitorët e huaj që të vijnë për të investuar në Kosovë.

Politika korruptive dhe politika e disfavorshme tatimore e institucioneve përkatëse jo vetëm që i ka larguar investimet e jashtme në Kosovë, por i ka detyruar edhe ndërmarrësit vendor kosovarë, t'i çvendosin ndërmarrjet e tyre për t'i vendosur në shtetet tjera të rajonit si në Bullgari, Maqedoni dhe shtetet tjera të rajonit, me c'rast kanë punësuar me mija punëtorë.

Pra, përveq mungesës së energjisë elektrike kërkohet edhe eliminimi i shumë anomalive tjera subjektive politike për të nxitur interesimin e ndërmarrësve nga shtetet tjerë për të investuar në vendin tonë, për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë e cila paraqët një segment shumë problematik politikë dhe social në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat