“Bota serbe” e Vulinit, është fantazia që e lidh njeriun me ëndërra

Opinione

“Bota serbe” e Vulinit, është fantazia që e lidh njeriun me ëndërra

Nga: Dedë Preçi Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:05
Autori

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në një tubim thotë, se krijimi i «botës serbe», është çelësi i mbijetesës për popullin serb. Pa dyshim se jemi para diçkaje që ndoshta nuk ia vlenë të merremi me aq mundim nga deklaratat e tilla të një njeriu kontravers dhe të një politikani shofenist serb, i cili me rrolin e një ministri luftënxitës, nuk dallon nga paraardhësit e tij gjakpirës dhe antishqiptar.

Nga pikpamja e politikës shofene, Vulin, është zog i llojit të Karagjorgjeviçëve, Pashiçëve, Çubrolloviçëve, Garashaninëve, Andriçëve, Rankoviçëve e deri te Sllobadan Millosheviqi , i cili ky i fundit e dërgojë dhe e dorëzojë Serbinë para fuqisë ndërkombëtare të NATO-s, duke ia dridhë tokën ndër këmbë plot 78 ditë.

Prandaj, njeriu e ka më lehtë që të kuptojë në fillim se q’është ai vetë, dhe të mendojë se a është qenje e botës normale, që do të thotë të jetë i lidhur me botën e lirë dhe përballë saj. Apo në të kundërtën e asaj, edhe kafshët janë qenje, dhe njerëzit për dallim nga këto e kanë pamjen, kulturën, karakterin, sjelljet dhe aktivitetin njerëzor. Çfarë domethënje dhe mbresa na lë neve sot qëndrimi i Serbisë dhe politikës së saj, e cila është protagoniste dhe stiliste i veprave të këqija në Ballkan, i veprave makabre dhe ç’njerëzore, dhe në arritjet e saj për të pasur sa më shumë hapësirë dhe pushtet, si diçka të përllogaritur të kënaqet me lartësitë e veta, të fituara me dhunë, me shtypje dhe me lufta të përgjakshme ndaj popujve jo serb.

Receptet e tilla përgaditën nga Akademia e Arteve dhe Shkecave të Serbisë, me ndihmën e popave dhe kishës ortodokse serbe, si një përbërje që zihet e përzihet në kuzhinat politike të Beogradit, ku për t’ia shtuar apetitin dhe shijen kësaj gjelle, do i shtohen edhe disa melmesa tjera, sikur është specali djegës që e përgadit enkas Rusia, dhe disa mini melmesa që i përcjellë kuzhina politike e Kinës, për ta ndezë dhe destabilizuar Ballkanin.

Pas tërheqjes së ushtrisë turke nga Ballkani dhe Shqipëria, vendin e saj e zunë ushtritë shofeniste fqinje, ajo serbe, malazeze, bullgare dhe greke, ku mbi trojet shqiptare vërsuleshin si ujqit e çartur dhe grabitqarë të helmuar, duke i bërë llogaritë sëcili që të gllabëronte sa më shumë nga tokat shqiptare. Por, nuk do të thotë se historia domosdo do të përseritet edhe njëherë, sepse bëhët fjalë për një realitet të ri në këtë botë, në mesin e saj ka ndryshuar dhe Kosova, sot është e pavarur, dhe tani për tokat e veta i bënë llogaritë vetë dhe në saje të miqëve ndërkombëtar në krye me SHBA-të.

Serbisë dhe këtij llojit të Vuçiqit dhe Vulinit, nuk i bënë përshtypje që Serbia do bëhët anëtare e BE- së, apo e misionit të NATO-s, nëse heq dorë nga interesat nacionale të popullit të vet serb, dhe sikur ndjehet e turpëruar, nëse i pranon mëkatet e veta para botës, siq është pranimi i gjenocidit në Srebrenicë, Kosovë dhe Vukovar, dhe këtyre popujve të dëmtuar, boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, t’u kërkojë falje.

Vulin, ëndërron me fantazinë e tij manjake dhe parake, që të formojë « botën serbe», një analogji e çuditshme dhe fantazi e cekët, në një formë apo tjetër, një pretendim që të përsëritet edhe një «Srebrenicë» një «Vukovar» apo një «Reçak» i ri, në një mënyrë, ku plagët e vjetra ende pa u shëruar, të hapen plagë të reja dhe të përgjakshme, ç’farë domethënje primitive kanë ëndërrallat e një ministri të ushtrisë serbe për ndërtimin e ëndërrave të gjeneratave të reja dhe të ardhmën e tyre.

Krijimi i një Serbie të madhe, apo «bota serbe» e Vulinit, përveq domethënjës primitive dhe ëndërrës së një fantazme dhe koncepti të çelbur, nuk mund të paramendohet ndryshe pos një plan i nxitjes së një lufte të mundshme që do të përfshinte tërë Ballkan perëndimor, ku sëcili vend i këtij rajoni do të futët në këtë «çull» ku pretendon se është e tija, dhe me domethënjën se edhe shqiptarët të krijojnë një Shqipërie të Madhe.

Serbia me natyrën e saj përmanente dhe shofeniste, po arrinë të armatoset përditë, sepse i ka lidhjet me Rusinë dhe Kinën, përmes të cilave po bëhët shumë e fuqishme në rajon, por edhe kjo duhet ti bëjë llogaritë e veta, duke u nisur nga imazhi i botës dhe ndryshimet e saj, dhe të zbulojë elementet që kanë të bëjnë me rreziqe për sëcilin popull që i bënë «hyzmet» luftës.

Prandaj, edhe Evropa me politikat e saj ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë, është treguar e mangët dhe dështake, për atë një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon BE-së, sepse me një organizim dhe përkushtim më të mirëfilltë dhe në bashkëveprim me vendet anëtare të saj, nuk do ta linte Kosovën dhe lirinë e saj pezul dhe një popull të izoluar në rajon, me siguri se një angazhim i saj më i thekshëm, promovimi i paqës në mes këtyre dy vendeve do të ndodhte më herët.

Mënyra e zgjedhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë, është vetëm dialogu demokratik, ku ndër të tjera këtë dialog ta shfrytëzojmë me urtësi, maturi dhe guxim, dhe në këtë kontekst për t’a realizuar dhe siguruar këtë dialog, duhet përveq BE-së, domosdoshmërisht të ndërmjetësohet edhe nga SHBA- të, në mënyrë që ky dialog të mos dështojë apo të shterpojë si i tillë, ndërsa shumë pak të mirremi me njerëz të tillë dhe përshtypjet që dalin nga bota serbe e Vulinit dhe të tjerëve, që hedhin vallen dhe festojnë për ndonjë Srebrenicë, apo «Reçak të ri», do ta quanim një fantazi që e lidhin Vulinin me këto ëndërralla, për derisa NATO, do të ishte banore dhe roje e përhershme e Kosovës.

Prandaj, edhe fokusi i kryeministrit Kurti, është për një marrëveshje dhe dialogu paqësor, që edhe Serbia, ta kuptojë realitetin e ri në Kosovë, edhe pse është vështirë të përthehet në një marrëveshje e cila Serbinë e fut brenda kornizave të caktuara, apo brenda një «kutie» hermetike, sepse premtimet e tyre për paqë, shpeshherë janë realizuar me përgjakje, por duke shpresuar se përmes miqëve ndërkombëtarë dhe SHBA-ve, do të mbyllët ky kapitull i hidhur dhe nyje shumë e ndërlikuar, do të ishte edhe mrekullia e kësaj bote rajonale, me mbylljen e një epoke të «harruar» e të «vdekur» të një historie të dhimbshme njerëzore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat