Berisha, udhëheqësi i të shpallurve Non–Grata!

Opinione

Berisha, udhëheqësi i të shpallurve Non–Grata!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:36
Sherif Ramabaja

Ashtu siç kishte premtuar Berisha e vazhdoi Revolucionin e tij me sulmin rrënues –  “çlirues” mbi selinë e PD, për ta larguar Lul bravën nga byroja, ashtu siç po e quan ai.

Ai i kishte grumbulluar mbi 1000 militantë dhe i kishte armatosur me dalta, çekana, drapërinjë, dana, shkalla etj. dhe i tregoi tërë botës se u kundërvihet vendimit të SHBA si person Non - Grata.

Revolucioni i tij ishte po ashtu si test provues për të gjithë ata që Non- Grata janë shpallur nga SHBA, e sidomos për personat nga Veriu i Kosovës dhe nacionalisti serb Dodik në Bosne, po edhe nga personat e tjerë që priten të shpallen nga Shqipëria, Kosova, Bosna e Serbia e i ërë Ballkani.

Të gjitha këto grupacione sot janë konsultuar mes vete për ta analizuar aksionin e gjyshit Berisha në pushtimin e objektit të PD dhe të gjithë ishin të pajtimit: kryetar të kësaj lëvizje ta zgjedhin gjyshin Berisha, pa asnjë kundërkandidat dhe pa asnjë kundërvotë.

Me Revolucionin e tij të sotëm gjyshi Berisha dëshmoi edhe një herë se është person i pamposhtur. Kushdo që prek mbi identitetin e tij do të digjet. Ai nuk pret dhe nuk i interesojnë vendimet gjyqësore, nuk i intereson aparati shtetëror, shteti ligjor etj, sepse atij pas vete i mjafton vetëm turma Leniniste - Enveriste.

Dikush thotë se me ditën e sotme Sali Berisha me dorë të vet e nënshkruajti vdekjen e tij politike, po harrojnë se ai edhe pse i shtyrë në moshë dëshmoi se ky është vetëm fillimi.

Lul bravën tha se do ta nxjerr pa brekë nga selia blu. Revolucioni vazhdon, lufta e shpallur kundër SHBA vetëm sa ka filluar.

Me kënaqësi personat nga Veriu i Kosovës, nacionalisti Dodik dhe të gjith të tjerët që pritet të shpallen nga SHBA si persona Non Grata me eufori e pritën aksionin e gjyshit Berisha.

 SHBA një luftë e kishin humbur nga Vietnami, pastaj së fundit e humbën edhe nga Afganistani, pse mos ta humbin edhe këtë të fundit kundër gjyshit Sali Berisha dhe grupit të tij që shtrihet në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Serbi.

Koalicioni kundër SHBA pritet të konsolizohet, lufta vetëm sa ka filluar.

Udhëheqësi i koalicionit po ashtu u zgjodh dhe në rast se hasin në vështirësi, instruksione do të marrin nga Moska.

Në rast se sukseset nuk mungojnë dhe lufta ka sukses, gjyshi Berisha mund të merr edhe ftesë nga presidenti Putin që ta vizitoi Moskën.

Kjo është lufta e tij për jetë a vdekje, ai ska se ç´humbë./Shkrim satirik nga Mars - Rover

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat