Rama është me Vuçiqin, por Vuçiqi është me Rusinë e jo me Amerikën.
Tani, Edi Ramës i mbetet të zgjedhë në mes Rusisë dhe Amerikës.
Përderisa Rama ka krijuar miqësi aq të ngushtë dhe të përzemërt me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, është në dilemë se a do t'i thotë po Rusisë e jo Amerikës, apo Amerikës po e Rusisë jo.
Me gjithë dëshirën e Ramës për ta mbajtur miqësinë me Vuçiqin, e ka të pa mundur t'i thotë po Rusisë e jo Amerikës.
Ramës i mbetet vetëm një zgjidhje, t'i thotë Vuçiqit unë po largohem nga pushteti në Shqipëri, ndryshe nuk mund ta ruaj miqësinë me ty dhe me Serbinë anti-shqiptare, sepse këtë nuk do ta lejojnë shqipëtarët pa kërkuar falje Serbia për masakrat e krimet makabre të luftës dhe gjenocidin kundëêr popullatës shqiptare në luftën e fundit në Kosovë gjatë viteve 1998/99.
Edhe pse presidenit serb Vuçiq është shumë i interesuar për t'ia zgjatë jetën në pushtet Edi Ramës, sepse e di se me qëndrimin sa më të gjatë të Edi Ramës në pushtet në Shqipëri, aq më lehtë do ta ketë Serbia për t'i realizuar qëllimet e saj hegjemoniste kundër Kosovës dhe Shqipërisë.
Por, të vetëdijshëm shqiptarët për një politikë të tillë anti-shqiptare të Serbisë, nuk do të lënë gurë pa rrukullis për ta dërguar Ramën në shtëpi, e atje kurdo që dëshiron mund t'i organizojë pritje private mikut të dashur të tij anti-shqiptarit të përbetuar presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.