Rrëzimin e qeverisë Kurti 2 e kërkojnë vetëm ata të cilët janë të zhytur në llumin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Sa më shumë që po zbulohen skandalet dhe aferat korruptive aq më e zëshme është kërkesa për rrëzimin e qeverisë aktuale nga ata të cilët presin në radhë për tu ballafaquar me drejtësinë për skandale nga më të pabesushmet kur ata e qeverisnin vendin dhe mbanin pozita të rëndësishme në institucionët shtetërore.
Ata të cilëve po u zbulohen keqpërdorimet e milionave, po kërkojnë të ndëshkohen për "shpifje" nga gjykatat dhe prokuroritë të atyre që po i'a publikojnë aferat korruptive dhe pasuritë e pajustifikushme.
Vetëm atëherë kur të procedohen para ligjit për keqpërdorime, korrupsion dhe veprimtari tjera devijante ata të cilët kanë menduar se do të jenë të paprekshëm, vetëm atëherë mund të thuhet se drejtësia po vepron dhe roll i shtetit të së drejtës po ndihet gjithandej në Republikën e Kosovës ndaj të gjithëve pa dallim.