Qerim Antropologu dhe rruga tij drejt dyerve të Universitetit!

Opinione

Qerim Antropologu dhe rruga tij drejt dyerve të Universitetit!

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 janar 2022 Në ora: 21:45
Autori

Kosova edhe pse pati një Doktor të vetëm të shkëncës së Antropologjisë, i cili i kishte kryer studimet të gjitha me notën maximale 10, nuk iu hapën dyert e universitetit për të ligjiruar lënden, të cilën e kishte studiuar përkundër dëshirës së tij.

Me gjithë bagazhin e tij të pasur shkëncor dhe deficitin e kuadrove si ky, kryesisht jetën e ka kaluar duke punuar në shkolla të mesme në teritorin e komunês së Podujevës dhe gjetiu.

Pas lufte iu kishte drejtuar Universitetit për t'ia hapur dyertê për ta ligjiruar lëndën e tij Antropologjinë, ani pse personi tjetër që ishte pranuar në vendin e tij nuk e kishte lëminë e Antripologjisë, por një përgatitje krejtësisht tjetër.

Antropologut të vërtetë ju mbyllën dyert e universitetit për ta patur të pa mundur për ta ligjiruar fushën e tij shkëncore, Antropologjinë edhe pse ishte i vetmi Antropolog në nivel vendi.

Vitin në të cilin nuk iu mundësua këtij shkënctari të jepte kontributin e tij shkëncor në fushën e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinês, me qëllim po e anashkalojë për t'ia mos "ngritur" shkallën e turpit dhe të nepotizmit të Ministrit të ministrisë së arsimit dhe shkëncës të kësaj përiudhe, në të cilën kuadrot dificitare shkëncore trajtoheshin në mënyrë kaq barbare në dëm të emancipimit shkencor të kombit dhe shoqërisë tonë.

Përdërisa praktikatë e tilla në fushën e dijës dhe shkëncës te ne nuk eleminohen pêrfundimisht, shkenca e ka të pa mundur për të arritur shkallën e dijes që e meriton, në funksion të ngritjës së mirëqenies së shoqërisë tonë dhe të ardhmës që e meriton shteti ynë i Kosovës në dritën e të arriturave shkëncore bashkëkohore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat