Lista e Zezë e DASH-it rezulton nga një i vetmi burim i informacioneve jopublike, ndaj nuk ia vlejnë komentimet, mendimet apo sugjerimet

Opinione

Lista e Zezë e DASH-it rezulton nga një i vetmi burim i informacioneve jopublike, ndaj nuk ia vlejnë komentimet, mendimet apo sugjerimet

Nga: Luz Tomaj Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:31
Luz Tomaj

E ashtuquajtura Lista e zezë, pas publikimit, paraqet dokument official i Departamentit amerikan të shtetit dhe, ka të bëjë me shtetet gjithandej botes. individët, emrat e të cilëve figurojnë në Listën në fjalë, janë të padëshiruar dhe iu ndalohet hyrja në SHBA. Masa e tillë vjen si pasojë e veprimtarisë politike në dëm të shtetit amerikan, si pasojë e veprimtarisë kriminale të individit, nga cili do shtet qoftë etj.

Si çdo shtet tjetër, edhe SHBA-të ballafaqohen me krime të lëmive të ndryshme. Por, luftimi I krimit, në SHBA është më efikas se në cilin do shtet tjetër. Shërbimet për luftimin e krimeve dhe sigurimin e sigurisë, janë të organizuara dhe veprojnë në të gjitha shtetet, të cilat i përbëjnë SHBA-së.

Në nivel federal apo qendror, veprojnë dy agjensione – Agjencioni qendror i investigimeve, I njohur si CIA dhe, Byroja federale e investigimeve ose FBI. Rrjeti I qe të dyja agensioneve, në një apo tjetër mënyrë, shtrihet, përveç SHBA-ve, thuaja në të gjitha shtetet e botes. Edhe fushëveprimi i agjensioneve është tejet specifik dhe dallon njëri nga tjetri por, përveç tjerash, me informacione e furnizojnë edhe DASH-in i cili, e udhëheq edhe diplomacinë e SHBA-ve.

Byroja federale e investigimeve shtrihet në mbar territorin e SHBA-ve. Për dallim nga shërbimet tjera, ti quaj, të punëve të brendshme, Byroja federale vepron nën mbikëqyrjen e Departamentit amerikan të drejtësisë dhe, në lidhje të ngushtë me DASH-in. Përveç tjerash, ky shërbim, vepron në zbulimin dhe preventimin e krimit të terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimeve tjera.

Shërbimi i Byrosë federale vepron edhe jashtë SHBA-ve

Veprimi i shërbimit në fjalë, në koordinim me shërbimin diplomatik, shtrihet edhe jashtë shtetit të SHBA-ve. Para dy a më shumë viteve, po në këtë formë e kam potencuar se, ekzekutorët e krimit të organizuar dhe krimeve tjera të rënda, në Kosovë, Amerika i di me emër dhe mbiemër.

Ky shërbim nuk shtrihet në çdo shtet por, zakonisht njësia, vendoset në kuadër të shërbimit diplomatik – Ambasadës dhe, vepron në dy, tri apo më shumë shtete.

Njësia e Byrosë në fjalë është në kuadër të Ambasadës së SHBA-së në SARAJEVË dhe përveç Bosnjës, vepron në Serbi dhe në Kosovë. Nuk ka fare dilemë se, zhvillimin e krimit të organizuar dhe krimeve tjera të rënda, në Kosovë, kjo Byro i di në detale. Në bazë të informacioneve të kësaj Byroje, edhe u shpallen në Listën e zezë të DASH-it, disa kriminelë të Kosovës si dhe rasti Republika Serbska.

Nuk isha dhe nuk jam në kontakte me Byronë në fjalë, por jam në kontakte shoqërore me punëtor të shërbimit në fjalë. Mbaj informacione se, Byroja në fjalë, në baza të marrëveshjeve ndërshtetërore, mund të kryej veprime të caktuara, në drejtim të zbulimit dhe vërtetimit të ndonjë krimi të caktuar në kuadër të një shteti.

Ndoshta do duhej që Kosova, të përpiqet për angazhimin e Byrosë në fjalë për hulumtimin e krimeve të caktuara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat