Politika e shqiptarit, biznes privat

Opinione

Politika e shqiptarit, biznes privat

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:26
Ilustrim

Vitet po kalojnë por edhe teket e shqiptarit në politikë bërje po përsëriten! Kjo përsëritje është thikë e ndryshkur në kurrizin të shtetit, shoqëruar edhe me një virus për trurin e ardhmërisë! Kjo trashëgimi e shëmtuar po përcillet dhe po krijon një hendek në mes të atyre që njëmend e duan shtetin dhe pjesës tjetër që bën biznes personal në emër të shtetit!

Pa dallim vendi e rrethi, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, një pjesë e shqiptarëve të kësaj politikës ditore i gjejmë atje ku s’duhet të ishin! Janë të pasur e me vepra të dyshimta”! Të fortë e të dalldisur n’vetëveten, por edhe të uritur për urrejtje kur nuk janë në pushtet sepse askush nuk bën me ua prish tymin! Përpëlitjet e mundimshme të këtyre rrufjanëve vërehen nga të gjitha këndet, sepse “mbretërit e të bërit politikë” ende nuk e kan kuptue se nuk janë mbretër, por njerëz të pa vëmendshëm e me pak ndërgjegje për besimin e fituem! Ndoshta zotrinjët ëndërrojnë se janë të pa prekshëm edhe nga këta t’vegjlit pa përvojë në politikën e këtyre ditëve, ( kështu quhet qeveria e tashme nga ish pushtetet).

Në secilin takim n’parlament e grupe parlamentare, murmurisin si rrufeja duke lëshua zjarr e vetëtima qoft edhe n’terr, por edhe n’pikë të ditës sepse është kah u rrezikohet pasuria!! Kjo është humbje pa dinjitet sepse rrufeja nuk gjuan n’hitha! Me dekada, askush s’guxonte të i ngacmoj, sepse ishin vetë ligji, vetë shteti! Ishin si gjarpëri! Sot janë si ato pulat e lagta, sepse diçka është kah zihet në kazanin shtetit ligjor! Mulliri i shtetit bluan ngadal dhe imët, kur vërtetë është në punë.

Aty ish pushtetet dërgonin krune për miell tip katërqind! Opozita nuk është oppozitë përderisa janë si gruri me egjër e thotë populli! Të shpresojmë se ky fund i turpshëm ( për ata që vërtetohet se ishin në vallen djallit) nuk do të vonohet dhe se letërnjoftimet e reja do të bëhen publike! Pse janë të pa ngopshëm këta lakmiqarë e bukëpërmbysë të gjakut e t’lirisë? Sepse egoja e njeriut nuk matet me asgjë, është e pa matshme! Kjo vetëm mund të ndalet, atëherë kur i bllokohet në në fyt grykësit! Kështu është në tërë botën e shteteve demokratike. Këto sjellje të liga janë vetëvrasje për hangjinë derisa këta po bëhen edhe më të vegjël se sa që janë! Tani janë duke minue edhe ato veprat e një note kaluese!

Asgjë s’ka mbetë në ndërgjegjen tyre, përderisa ende mundohen të përfaqen si shenjëtorë të lirisë, shtetit dhe ardhmërisë! Shenjëtorët e turpit vetëm sa turpërojnë edhe emrin e familjes, emrin e shtetit, emrin e shqiptarisë! Me fjalë, këta nuk ndalen, me fjalë, këta i trimëron, me fjalë, këta i egërson! Këta zotrinjë e zonja i kan dhënë liri gjuhës! Veprimet ligjore ua mbyllin gojën sepse egërsinë e kan në gjak, egërsinë e kan të lidhur ngusht me lekun. Prandaj durim për qeverinë e re, “qeverinë e pa djallëzuar” sepse punët e shtetit bëhen duke qeshë dhe duke ngjeshë të keqen! Jo me nxitim dhe për poena të ditës. Gabimet në hapa dëmtojnë procesin e mirëpritur edhe nga miqtë tanë! Bashkimi i të ndershmëve nga cili do grupim politik qofshin ata, është qelësi i shtetit ligjor, është qelësi i mirëqenjes shoqërore për njerëzit tanë, për fëmijët tanë! Kjo është shpresa, ky është reflektimi për të mirën e vendit! S’bëhet dot shtet me njerëz të korruptuar, me zhvatës të pasurisë shtetërore. Kjo vërehet te grupet parlamentare ku anëtarët e opozitës mendojnë për qeveri nën hije, mbase në egzil! Duhet të jesh i okupuar nga serbosllavët për të mbllaçitë këtë ngurrim! Pse ndiheni të robruar nga kjo qeveri?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat