Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë amerikane, ose asaj euro-perëndimore...

Opinione

Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë amerikane, ose asaj euro-perëndimore...

Nga: Agron Shabani Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:19
Agron Shabani

Siç dihet, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike.

Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte politologu, publicisti, editori (botuesi) dhe afaristi i shquar amerikan, Charles Merriam.

E tërë kjo për t'i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, kuantiste, empirike, induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera, shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.

Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë klinike (si Aserinski, Klajtman, Xhejkobson dhe të tjerë)- i paraprinë "revolucionit bihevioristik" në SHBA-s dhe më gjërë.

Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science": I vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ose bashkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur shkencor, ekonomik, industrial ose teknologjik.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Ndonëse, roli, funksioni dhe misioni i Presidentit, Senatit dhe Kongresit Amerikan në njerën anë, si dhe roli, narrativa, misioni dhe ndikimi i qarqëve ose elitave të njohura burokratike, ekonomike, shkencore, intekektuale, akademike, industriale, finansiare, ekonomike, kulturore, informative (gazetareske) etj., i grupëve të ndryshme të interesit, ushtrisë, policisë ose shërbimëve të njohura sekrete ose intelegjente (si CIA, FBI etj.) dhe kështu me radhë, kanë ndikime dhe influenca të shumë të shumëta( interne, konfidenciale, diskrete ose interaktive) në politikën dhe diplomacinë amerikane.

Ndërkaq, edhe raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. (sidomos pas shekujve 18 dhe 19,- kur termi ose nocioni dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste): Kanë njohur zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmin modern ose bashkohor, si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic and the Authoritarian State".

Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.

Ndërkaq, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural)- patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njësi ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj.

Përderisa, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit, si dhe skolastika, retorika ose oratoria e famshme e Aristotelit etj.

Ndërkohë që politika globale së bashku me trendet dhe standardet e njohura globale ose universale të tregut të lirë (global) të vlerave, mallèrave dhe kapitalit, pos tjerash i kanë sjellur edhe interpolarizimet, universalizimet ose globalizimet (unifikimet) e valutave konvertibile (euro ose dollari amerikan)-si mjete ose instrumente të fuqishme për arritjen dhe realizimin e 'autonomisë strategjike ose gjeopolitike', si parakusht ambivalent, ekuivalent dhe polivalent të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të përgjithëshem shtetror, nacional, politik, ushtarak, diplomatik, kulturor, social, ekonomik etj.

Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe studimet, analizat, spjegimet ose definicionet kontekstuale, kontestuale dhe kolokfiale të reformave ose transforimëve të thella praktike dhe teorike në politikën e jashtme ose diplomacinë e sotme moderne ose bashkohore për dallim të politikës së jashtme ose "diplomacisë klasike, artificiale, kozmetike, kirurgjike, pllakative, ataviste, bllokiste" etj.

Kjo për shkak të asaj se botën tonë, apriori akoma e dominojnë dhe ambivalojnë idetë, formulat, konceptët ose teoritë e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, koloniale, imperialiste dhe të të tjera në kuadër të "mbretërisë së të keqës" dhe "forcave" të ndryshme retrograde, reaksionare, konzervative, diabolike etj.

Kështu që edhe narrativi, misioni, funksioni dhe profesioni diplomatik, jo rrallë sikur iu nënshtrohën forcës ose fuqisë së njohur shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), politike, gjeografike, tregtare, industriale, finansiare, ekonomike etj.

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: popujt, shtetët ose fuqitë e ndryshme, e kanë një tendencë mizore, misterioze, megalomane, hipokrite, borxheze, feudale ose absolutiste, për t'i parë, gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së popujve dhe shtetëve më të vogla, më të varfëra ose më të pazvilluara.

K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin konservativ, centralist, autoriatar, determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!

Në këtë prizëm, në fushën e politikës së jashtme ose diplomacisë, përveç tjerash, janë shumë me rëndësi çështjet ose aspektët e njohura të komunikologjisë ose komunikimëve interpersonale, bilaterale, multilaterale dhe të tjera në mes popujve (kombëve), shtetëve, feve (religjionëve), kulturave dhe civilizimëve të ndryshme ("ekskluzuve" dhe 'ekzotike")-gjithandej globit.

Mbase, gjithëmonë, duke iu referuar marëdhënieve të njohura transatlantike të ngritura dhe projektuara në menyrë ekskluzive dhe eksplicite në mes SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe fuqive të tjera kontinentale dhe interkontinentale mbi rendin ose rregullimin e ri botëror ose ndërkombtar si pasojë r trendëve, tendencave, standardëve, diskprepancave ose disonancave të njohura kognitive, linguistike, konceptuale, ideologjike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Natos, UE-së ose Perëndimit me Rusinë, Kinën etj.

Duke e vënë theksin e posaçëm në institucionalizimin, amplifikimin, insubordinimin dhe funksionalizimin e bashkëpunimit të njohur praktik dhe teorik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë globale ose universale në mes SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Kroacisë, Japonisë, Turqisë, Shqipërisë, Greqisë dhe vendëve tjera anëtare të Natos dhe organizatave të tjera ndërkombtare, që i kanë shembur, eklipsuar, zvogëluar ose reduktuar tensionet, hipotekat ose mosbesimet e dikurshme në mes fuqive të ndryshme europiane, ballkanike etj.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhet parë ose optikuar edhe shtensionimin ose përafrimin e marëdhëdhënive ose raportëve të gjithëmbarëshme në mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmën. Mbase, në kuader të procesëve të pashmangshme të integrimit, bashkepunimit, komunikimit, koperimit etj.

Se këndejmi, tregu global ose interaktiv i vlerave, mallërave, finansave dhe kapitalit së bashku me arritjet dhe përparimet e larta shkencore, industriale ose teknologjike, i kanë sjellur edhe reformat ose transformimët e thella të marëdhënieve ndërkombtare, dhe së bashku me këto të fundit, edhe përmirësimin ose shtensionimin e marëdhëve ose raportëve të pëgjithshme në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme anëkënd globit. (Lëxo: Konceptët dhe definicionet e njohura mbi fuqinë e njohur monetare, finansiare ose ekonomike të SHBA-së, Gjermanisë dhe Japonisë në marëdhëniet ndërkombtare etj.)

Ndërkohë që jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Ndaj, diplomacia (ose diplomatia) në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Dikur me vonë termi "diplomaci", në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19,- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një kryediplomati (ministri) ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai ose ajo kryediplomat ose kryediplomate, i/ e ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij (saj) konzulor dhe diplomatik.

Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive. Duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir, si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.

Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj. Si dhe, duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.

Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes", ku mjafton vetëm një acarim ose keqkuptim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme "elitare" ,"egalitare",qeveritare, politike ose diplomatike dhe, i tërë "kompozicioni" i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritar, të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si "kulla" prej letre.

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Kjo për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, diskursiv, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj. Pa i harruar këtu

edhe dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika sè bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur intelektuale, profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Duke e vënë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Në instancë të fundit, hamendësimi, dyshimi, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, nepotizmi, familjarizmi, provincializimi, fosilizimi, klanizimi, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm, të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Mëqe, fjala mbi tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli ose epoke: Në vazhdim ia vlen të cekët ose rikujtohet në sfond se: sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj.

Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose 'ylli polar" i një diplomati ose kryediplomati.

Politika e jashtme ose diplokacia kosovare, prap si duket nuk kanë kohë as ineteres (interesim) për arsimimin, edukatën, kulturën, emancipimin, nderin (moralin), disciplinën dhe narrativin e njohur intelektual dhe profesional.


Në vend të një politike të jashtme ose diplomacie moderne (bashkohore), kualitative, agresive, dinamike, komerciale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente: Atje vazhdimisht aplikohëshin format dhe metodat e njohura pseudoshkencore, inkoshiente ose antiprofesionale të një politike të jashtme ose dipomacie klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, disfunksionale, inkompakte, inkoherente, heterogjene, poroze, partiake, klanore, farefisnore, provincialiste, klienteliste, kameraliste etj.

Kosova dhe shqiptarèt tani e mbi dy dekada po i vuajnë pasojat e "status quos", tranzicionit ose "interegnumëve" të ndryshme taktike, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ideologjike dhe të tjera në raport me Serbinë, të vendosura ose sistemuara nga të gjitha qeveritë ose pushtetët e Kosovës gjer me sot.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e politikës dhe diplomacisë kosovare, pos tjerash do duhej të ishte fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë në politikë të lartë ose diplomacinë ndërkombtare në raport me Kosovën.

Në "Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges" ( New Trend) si dhe në "International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy" dhe

kështu me radhe, mund t'i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e ndryshme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të bashkësisë ndërkombtare ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, me shumët të panjohura dhe të papritura në sfond.

Aty i keni edhe politikanët e ndryshëm "popullist"" ose "karismatik"," të cilët me anë të dogmave, demagogjive, hipokrizive, parullave, sloganëve, recidivëve, retorikave ose oratorive të zjarrta "nacionaliste" ose "patriotike", ka shumë kohë që i kanë shndërruar shtetin, pushtetin, pronën (pasurinë), vlerat dhe resursët e përgjithshme shtetrore dhe nacionale në pronë private dhe klienteliste nga brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë që në menyrë rapide ose frapante, sikur janë ngritur ose përforcuar e majta esktreme ose radikale së bashku me "forcat" e ndryshme ' revolucionare, proletare, internacionaliste, neobolshevike' ose "neosovjetike" në kohë dhe hapësirë.

Marëdhëniet ose raportët e sotme botërore ose ndërkombtare, sikur i ngjajnë një llastiku ose litari (konopi) të mundjes atletike, në atë menyrë që njëra anë mundohët të të tërheq zvarrë anën tjetër, pa e matur ose njohur kurrë pikën qëndrore të barazpeshës ose gravitacionit së bashku me fushën e njohur magnetike etj.

Pse (përse) ndodhë kjo?

Kjo ndodhë sepse, në esencën ose substancën e marëdhënieve ose raportëve të përgjithshme ndërkombtare, ende (akoma) kanë ngelur si të thuash klishetë, sterotipët, hipotekat, thirrjet, sloganët, parullat, banderollat, narrativat, diskurset, fobitë, paranojat, kompleksët, dyshimët, mentalitetët, fiksionet, recidivët dhe interesat e moçme shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike dhe të tjera të fuqive të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, që datojnë herët.

Se këndejmi, dy- tre fusha ose segmente të rëndësishme ose kryesore e mbulojnë dhe karakterizojnë historinë e gjithëmbarëshme të marëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombtare

- Fusha e njohur e reformave, transformimëve dhe substituimëve (ndryshimëve) të përgjithshme në diplomacinë e sotme moderne ose bashkohore, në domenin ose kontekstin e marëdhënieve, raportëve, rrethanave, trendeve, standardeve dhe konstelacionëve të reja politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

-Miqësitë, quazitraktatët ose subaleancat e reja politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, kulturore, strategjike, gjeopolitike, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes ish armiqve ose rivalëve të vjetër. (lëxo: "miqësitë e reja" ose subaleancat e ndryshme në mes Rusisë dhe Turqisë, Rusisë dhe Kinës, Kinës dhe Turqisë etj.)

P.S.

U mor vesh se, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të fuqive (superfuqive) të ndryshme për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të tjera: kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Koresë Veriore dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike dhe politologjike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat