Çdo rritje e pensioneve është për tu përshëndetur qoftë edhe në përqindje fare minimale.
Mirëpo, nuk është hera parë që me rastin e ngritjes së pensioneve, kategoria më e ndjeshme e cila ka dhënë kontributin më të madh në zhvillimin ekonomik, industrial, politik, kulturor dhe të arsimit në Kosovë, kategoria e pensionistëve kontributdhënës të anashkalohet pa ia ngritur pensionët qoftë edhe një cent në pensionin bazë.
Kjo shtresë e pensionistëve, të cilët po i numërojnë vitet e fundit të jetës, duke u ballafaquar me sëmundje të llojllojshme e që pensionet i kanë aq të ulta sa që pjesës dërmuese shuma e pensioneve nuk u premtojnë as për blerjen e medikamentëve përkatëse për t'i luftuar smundjet nga të cilat vuajnë, se lëre më për plotësimin e nevojave tjera jetësore të domosdoshme, të anashkalohen pa asnjë rritje të pensioneve nga qeveria aktuale Kurti, më shumë se marre është mëkat.
Qevera Kurti, e meriton të pyetet: A janë të Kosovës pensionistët kontributdhënës apo janë shlyer përfundimisht nga kujdesi i qeverisë për ta, për t'i lënë në mëshirën e fatit.
Ç`është e vërteta nuk është hera e parë, që hallet materiale të pensionistëve kontributdhënës të Kosovës po injorohen nga një qeveri.
Zatën edhe qeveritë paraardhëse të Kosovës, i kanë lënë jashtë kujdesit të tyre për t'ua përmirësuar jetën pensionistëve konributdhënës duke mos ua ngritur pensionet qoftë edhe në mënyrë simbolike.
Qeveria Kurti duhet të reflektojë sa më shpejtë për ta kthyer kokën edhe kah hallet e pensionistëve kontributdhënës për t'ia përmirësuar jetën edhe kësaj kategorie pensionistësh duke ua rritur pensionet sado pak.