Gjermania dhe formulat ose ekuacionet e komplikuara të UE-së...

Opinione

Gjermania dhe formulat ose ekuacionet e komplikuara të UE-së...

Nga: Agron Shabani Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:56
Agron Shabani

Në pamje të parë, podiumi ose audienca e mendimit ekonomik vizionar, narracionit të shquar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale gjermane, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra.,do thoshin dikur si me 'humor të bardhë' anglezët ose britanikët e mençur dhe ekselent.

Ndaj, askush nuk mund të qortojë ose paragjykojë hapur fjalimin e mehershëm që Dr.Angela Merkel, ish Kancelarja e hekurt dhe historike e Gjermanisë, e mbajti dikur në një tendë birrash bavareze gjatë një vizite elektorale në një panair. 

Ish Kancelarja gjermane, asokohe i tha audiencës së saj se kriza ekonomike kishte nxjerrë në pah superioritetin e modelit të ruajtjes së vendit të punës, në çdo mënyrë dhe me çdo çmim.

“Gjermania nuk është si të tjerët ku me miliona njerëz nuk kanë një vend pune dhe as sigurim shëndetësor”, - kishte thënë ajo.

Nga Konrad Adenaueri ose Helmut Schmidti dhe deri tek znj. Merkel ose z. Scholz, liderët e zgjuar, kompetent dhe konsekuent të Gjermanisë, e kanë balancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social etj.

Nëse kriza globale mbërriti në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Europa u detyrua të kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike. Dhe, Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e eksportëve të vlerave, mallërave dhe kapitalit.

Ndërkaq, CDU dhe CSU, si duket nuk i fituan zgjedhjet e fundit parlamentare ose qeveritare në Gjermani, në saje të mungesës së hetueshme të një figure autoritative, historike dhe karismatike, siç ishte Dr. Merkel, e cila nga komentator dhe analist të shumtë vendor dhe ndërkombtar, është konsideruar si Ikonë ose Patriarke e CDU-së në veçanti, si dhe e politikës gjermane në përgjithësi.

Ç'është e vërteta, Dr. Angela Meekel, nuk i sulmoi as qortoi kurrë as rivalët ose oponentët e saj kryesor siç ishin Kancelari i ri, Olaf Scholz ose Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ajo madje, nuk i qortoi ose sulmoi kurrë as politikat e rivalëve të saj të majtë, edhe pse në çdo çast ose moment, mund t'i ipte (jepte) fund koalicionit të madh me socialdemokratët e Scholzit ose Steinmeierit, dhe do të formonte një qeveri të re me partitë e ndryshme pro biznesit, karierës, prestigjit ose autoritetit personal, siç ishin Demokratët e Lirë (FDP) etj.

Se këndejmi, nëse votuesit gjerman ishin të frustruar ose inatosur politikisht, në radhë të parë ishin të frustruar ose inatosur me bankat ose corona virusin (covid 19) dhe jo me politikanët ose politikat e znj. Merkel.

E gjithë kjo situatë i bëri zgjedhjet parlamentare gjermane me të çuditshme, misterioze dhe enigmatike, por nga ana tjetër me ndikim për fatin ose ardhmerinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas 'brexitit britanik' si dhe nga pandemia globale (Covid 19) dhe të tjera.

Ndonëse, tani pasiqë kriza e kredive dhe covid 19, e kanë pushtuar Europën dhe gjithë globin, vëmendja e lidershpit gjerman, sikur është zhvendosur nga menaxhimi i krizës, tek planifikimi i së ardhmes. 

Kriza e mesipërme, sikur ka nxjerrur në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa 

çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është “modeli europian” i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë  të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar?

Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull…:Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të njohur gjerman me "realitetin e brendshëm"të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.?

Në çdo debat ose diskutim europian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale ose esenciale. 

Megjithatë, liderët sikur i kanë mbyllur ose spostuar debatet e vërteta deri në ditën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë dhe disa shtete tjera të UE-së.

Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë dhe tepër sfidues ose enigmatik.

U mor vesh se zgjedhjet e fundit në Gjermani, pos tjerash, sollën edhe përplasjen e ideve, konceptëve, narrativave, vizioneve, teorive, idealeve.., si dhe ngritjen e akuzave mes partive dhe lidershipëve të tyre.

Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog vendor e ndërkombtar, lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare ose qeveritare në Gjermani. E sidomos mbi koalicionin e ri qeveritar (SPD-FDP-Ekologjistët) në Gjermani. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj.

Ndërkohë që dy partitë më të mëdha (CDU-SPD) edhe pse kanë qenë në koalicion për katër vite radhazi, ato mezi ia dolen ose arritën të shpëtojnë imazhin ose rejtingun e tyre politik. 

Edhe rivalët ose kundërkandidatët e njohur për postin e Kancelarit të ri të Gjermanisë, nuk ia dolën të portretizojnë ose prezantojnë si duhet vetvetën dhe njëri-tjetrin para popullit ose elektoratit gjerman. Në Gjermani, populli ose elektorati janë të kualifikuar, auditorial ose edicional, dhe jo si në disa vende ose shtete tjera.

Sidoqoftë, gjermanët kanë kushte  dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre (e re) prap do i mbron nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër kanë shpëtuar shumë vende pune- nën Qeverinë e Dr. Merkel.

Ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha janë shtyrë me vonë.

 Në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së kanë frikë se ka probleme në shumë segmente të sistemit bankar ose finansiar europian. Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli zyrtar e ka mbajtur të fshehtë situatën reale.

Politologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën. Është paksa me e lehtë për votuesit ose elektoratin gjerman të dëgjojnë se si krizat ose trazirat financiare kanë ardhur nga “lakmia” jo-gjermane.

 Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën gjermanët dhe të tjerët të besojnë se me qetësinë dhe urtësinën e tyre tradicionale ose platonike, po e teklalojnë "krizën e përbashkët".

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE) është larguar përfundimisht kriza? 

Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë heçur dhe vërtetuar. 

Gjermanët do të duhej të ishin të lumtur dhe gëzuar ose inkurajuar me faktin se kriza dhe recesioni, nuk i kanë kapur ose kapluar si anglezët (britanikët), francezët etj.

 Britania e Madhe si për shembull, liderët e së cilës vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin dhe një stanjacion kontinental...Megjithatë, kriza e UE-s, është shumë me e thellë se sa ajo që pranohet nga politikanët franko-gjermanë.

 Modeli social i tregut të lirë ende përballet me sfida dhe prova të vështira. Por, gjithashtu duhet njohur, kuptuar dhe pranuar faktet dhe realitetet e njohura në terren. 

Kombinimi ose modeli gjerman i pasurisë, disiplinës së pagave dhe sigurisë sociale, së bashku me solidaritetin, dialogun, kompromisin dhe konsenzusin e brendshëm, është gati i pazakontë ose i veçantë.

Ndonëse, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës ose UE-së, të flasin ose diskutojnë për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, solidare dhe unifkuese.

Krizat e njohura në mes Ukrainës dhe Rusisë, Kosovës dhe Serbisë, Greqisë dhe Turqisë etj..ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së....)))

Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre ekonomike, politike, ushtarake, finansiare, industriale dhe teknologjike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumëta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve.

Anglezët (britanikët), francezët, italianët, holandezët, kroatët, austriakët dhe të tjerët gjithashtu.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson faktin se njeriu i kulturuar dhe tradicional (i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai) seksualisht, emocionalisht, ose antropokulturalisht, është një fëmijë i emancipuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale nè raport me frenimin, ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. 

E tërë kjo me qëllim të moralizimit dhe edukimit të shoqërisë së lartë europerëndimore në frymën e njohur protestante ose kristianiste, ku njerëzit me veprat, shëmbëlltyren, humanizmin dhe karitativitetin e tyre, gjithëmonë janë pranë Hyjit (Zotit).

P.S.

Dialektik der Auklärung

heodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themelues i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencuese të lëvizjeve sociale dhe politike në kontekstin e njohur (global ose universal) gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklärung" si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë. 

Se këndejmi, kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferimesh, ndikimësh ose influencash të ndryshme: Duke filluar nga neokantizmi, intuicionizmi, ekzistencializmi hegelian, dhe neomarksizmi perëndimor- ortodoks ose heterodoks dhe fenomenologjia e Husserlit, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane. 

Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, kulturès, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale, asaj muzikore dhe kulturore etj. 'Opus magnusi' i tij i fundit qe një tekst i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969).
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual ose multidimenzional i Theodor Adornos, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- operistik i Arnold Schönbergut etj. 

Kjo do thotë se Theodor Adornoja gjeti mënyrën sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale edhe aspiratat e veta shkencore ose sociofilozofike. Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake ose multikulturore të Vijenëz famoze ku u shkollua (edukua) dhe formua Theodor Adorno si dijetar ose personalitet intelektual. Aty pra ku Gjeneral Picolomini, Eugen Savojski, Maria Terezia, Franc Jozefi dhe shumë të tjerë, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të kontinenit dhe republikës së vjetër. Në Vjenë....ku Arnold Schönbergu, Alban Bergu, Mozarti, Straussi, Bachu dhe shumë kompozitor dhe dirigjent të tjerë me famë botërore, edhe valët e Danubit së bashku me melodinë e lehtë të gjethëve dhe atyre luleve të bukura në "Prather" të Vjenës së lashtë dhe madhështore, i kanë ngritur ose shndërruar ne nota, polifoni ose simfoni pikante, ekskluzive ose ekzotike në kuadër të  Orkestrës ose Filharmonisë së famshme të Vjenës.

U mor vesh se edukata, kultura, arsimi, shkenca, pushteti, politika, feja ose religjioni nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose "riprodhimin i sofistikuar" i metodave të njohura shkencore dhe humaniste në çastet ose momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh. 

"Ne ketu ne Gjermani nuk mund te jemi te lire kur atje dikund large ne Turqi, Ballkan ose dikund tjeter, njerezit ose popujt e ndryshem vriten dhe nuk jane te lire. " Do nenvizonte dikur Göetheja ne kuader te " Faustit I".
Për me tepër ndërkaq, shkrimet apo veprat e njohura si "Essai sur les Meurs et l´Esprit des nations, abrege de l´histoire universelle" te  Leonardo da Vinçit, Mikelanxhellos, Volterit (Voltaire), Njutenit, Shekspirit, Kantit, Hegelit, Göthes, Schielerit, Dekartit, Monteskiut, Rusoit, Diderotit, Bodlerit etj., së bashku me "Enciklopeditë" e njohura shkencore dhe historike të Anglisë, Gjermanisë, Francës, Italisë etj...Asokohe si të thuash i kishin vënë kornizat ose piketat me të fuqishme dhe dialektike mbi mendimin dhe formulimin e njohur shkencorë dhe humanist mbi historinë dhe kulturën e gjithëmbarshme të civilizimit tonë botërorë. 

Pa i harruar kurrë "Robinson Krusonë" e Daniel Defosë, "Esetë mbi njeriun"(Essay on Man) të Aleksandër Popesë,"Letrat Persiane" (Letres Persanes) të Monteskiut ,"Emile" të Zhan Zhak Rusoit, "Edukimin e sojit ose racës njerëzore"(Erziehung des Menschengeschlechts) të Gothold Ephraim Lesingut etj... Që do kenë ndikime, interferime dhe reflektime të shumëta dhe të shumëfishta në "etosin" dhe "erosin" e përgjithshëm shkencorë, kulturorë dhe humanist të kontinentit plak dhe me larg.

 Kjo sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve, traditave, vlerave, parimëve, qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit etj.  

Se këndejmi, përderisa ""Robinson Krusoja" duke u bërë mik si dhe duke vërë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak, Montesku më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të "paarsimuari" që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore, artistike, politike ose organike në Evropë dhe me gjërë.

Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të "kultit" etj.

Ndërkaq, pak para vdekjës së Hegelit të Madh...në Gjermani, Angli ,Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore javore dhe ditore ose perioike... Në Londër do fillonte së botuari ""Daily Courant" në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si "Teutscher Merkur" dhe "Wohssicher Zeitung", në Paris "Journal de Paris" dhe kështu me radhë. 

 Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (17OO) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.

" Atdheu im është bota ,ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimët e vazhdueshme të kulturës ,arsimit, shkencës dhe teknikës.", do thoshte  dikur Kristian Hajgensi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat