Në Ballkan sot priten katër diagonale dominuese të ndikimit dhe interesit, dy fuqive globale dhe dy rajonale,SHBA dhe Rusisë si dhe Gjermanisë dhe Turqisë.
Duke mos bërë hyrje të madhe,për atë se si Ballkani gjithëhera ishte si një pikë neuralgjike e interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, Antemurale Christianitatis, një vend i përplasjeve të civilizimeve dhe varreza të monarkive dhe sulltanëve,kështu po futem menjëherë në vështrim të gjendjes së sotme,të një gjendje fluide më shumë se kurrë në historinë moderne. Kjo në veçanti pas rënies së murit të Berlinit jetojmë në një botë ideologjike,gjegjësisht post– ideologjike,të themi edhe post– historike.
Në Ballkan sot priten katër diagonale dominuese të ndikimit dhe interesit, dy fuqive globale dhe dy rajonale,SHBA dhe Rusisë si dhe Gjermanisë dhe Turqisë. Pos interesave të tyre,për të kuptuar aktualitetin e gjendjes,patjetër duhet kuptuar veprimet dhe aspiratat e disa liderëve lokal.
Tabloja e parë
E pritshme do ishte të fillohet nga interesi i fuqisë globale pra SHBA,por ja që do filloj me fuqitë rajonale.
Nga shumë analist,Turqia hapur e mveshur me neo – otomanizëm duke vepruar në shtrirjen e ndikimit të saj në lindje po edhe Ballkanin Perëndimor. Duke filluar nga simbolika ,si hapja e kopshtit në Rozhajë, me rasrtin e shënimit të përvjetorit të grushtshtetit të dështuar,me gjithë flamujt turk,ndihmat finaciare që Turqia dërgon përgjatë linjës Stamboll–Bihaq,nga jugu i Bullgarisë,përmes Greqisë së veriut, Maqedonisë së Veriut,Kosovës,Shqipërisë, Sanxhakut përfunduar me Bosnjë e Hercegovinën.
Turqia prezencën e saj me shumë përkushtim po e bënë markimin. Turqit sot janë ndër investitorët më të fuqishëm,në infrastrukturë rrugore,turizëm dhe hotelieri,në veçanti në Kroaci,dhe kështu edhe më shumë në sektorin financiar. Turqia është anëtare e aleancës NATO, përderisa presidenti Erdogan po bëhej mjaftë i afërt me presidentin rus Putin, se sa me ndonjë lider tjetër të perëndimit.
Këtë afërsi e kishte treguar me nënshkrimin e marrëveshje për furnizim të Turqisë me sistemin rus S-400 që kishte shkaktuar reagim në Pentagon. Nga ana tjetër, Pentagoni assesi nuk do e lëshonte Turqinë që vetëm ashtu thjeshtë të kalonte në anën e Rusisë. Kishte zëra,edhe para pesë vitesh se SHBA,me zemërgjerësi,do të shpërblente Turqinë,si sugjerim që të bisedohej për planin, që SHBA do t´i dorëzonte bazën më të madhe në Evropë – Kampin Bondsteel në Kosovë – armatës turke.
Ushtria Amerikane me këtë do ta evakuonte me qëllim edhe,ndoshta,të kursimit ngase mban edhe shumë misione në botë. Po,sikur kjo të ndodhte Turqia do të kishte duart dhe rrugët e hapura duke marrë parasysh nga Ferizaj e gjerë në Durrës,për një “rimarrje” të sërishme të Ballkanit, përkundër se Turqia është aleat strategjik i Kosovës,por kjo vështirë të ndodhte.
Tabloja e dytë
Gjermania, gjegjësisht BE,po Gjermania dëshiron paqe në Ballkan,i cili akoma i shërben si rezervuar biologjik i fuqisë punëtore të shëndosh dhe kualitativ,e domosdoshme për shoqërinë e mplakur,por që nuk i do shtetet e Ballkanit në BE,jo edhe për një kohë, kështu plasoi projektin për një projekt të një Unioni ekonomik që do ta përbënin Serbia, B dhe H, Maqedonia e Veriut, Shqipëria,Kosova dhe Mali i Zi.
Për Vuçiq, i cili ishte nën ndikimin e fuqishëm të kancelares Angele Merkel,kjo ide nuk ishte e huaj,ngase Beogradin e shihte si kryeqytetin e këtij unioni që do formohej dhe veten e shihte si lider të saj. Në presidencën e Trump marrëdhëniet Amerikano – Gjermane ishin në një pikë të ulët dhe kjo reflektohej me situatën në Ballkan. Si do që ishte BE dhe Gjermanisë nuk u konvenon një konflikt i ri në Ballkan qartazi nga çështja ekonomike.
Tabloja e tretë
Aspirata e Rusisë është të kthehet dhe pozicionohet në Ballkan,po edhe një lufte lokale apo dy. Gjeostrategët rus nuk ishin pajtuar me humbjen apo zvogëlimin e ndikimit në Ballkan dhe përderisa pjesërisht po e realizojnë përmes sektorit financiar në projektet e mëdha,si që është me Agrokor, mbylljen e unazës së mediteranit ,konkretisht atij Adriatik të NATO-s, ndikimi rus është i limituar në Republikën Srpska dhe Serbi,në veçanti përmes tregimit për Kosovën.
Republika Srpska, shteti “kroasan” në shtet dhe Kroaci,të vendosura përball njëra tjetrës,si krahina ushtarake të gatshme për luftë në çdo moment. Për çdo rast Rusia e Putinit,e vendosur dhe stabile e gatshme të shfrytëzonte rrënimin e paqes në Ballkan,në pritje të ftesës së Milorad Dodik,shembull,të marri pozicionin e saj,tani në zemër Evropës juglindore të NATO-s ,drejt të cilës po nxiton edhe Maqedonia e Veriut,që mund të gjendet në tehun e një lufte ndëretnike. Politikanët lokal,për interes kuazi NATO ,të sigurisë po shfrytëzojnë frikën nga “ariu rus” për propagandën vetanake pro-NATO.
Tablloja e katërt
Shtëpia e Bardhë,të themi Pentagoni me sukses është bërë “kaçubeti”i gjeopolitikës botërore. SHBA ishte e kyçur së paku në tre lufta,në Pakistan, Jemen dhe Somali – me angazhimet e njohura në Irak, Afganistan, Siri dhe Libii, si dhe konfliktet e mundshme në Korenë e Veriut,Venezuelë dhe Ukrainë.Kjo tregonte për gjithsej dhjetë vatra për të cilat dijmë.Në kohën e presidentit Trump, situata në Shtëpinë e bardh gjërat ndryshonin mu si në ndonjë reality shoë-u, tipit Big brother ku akterët hynin dhe binin si me një shkop dirigjimi.
Trump interesohej për marrëveshjet dhe politikën e brendshme. Në këtë kuptim Ballkani nuk do paraqet interesim. Pence priste në pol-pozicion i rrethuar me gjeneral të zgjedhur,ishte e pritur se marrëdhëniet me Rusinë do eskalojnë dhe atë me Ukrainën,dhe me këtë Ballkani do të tërheqi vëmendjen ndoshta edhe për një proxy luftë, edhe pse interesi amerikan nuk qëndron për një luftë në Ballkan.
Po si qëndronte vlerësimi për shtetet tjera? Sllovenia dhe Kroacia janë në BE dhe në NATO dhe nuk duken se do të implikoheshin në ndonjë konflikt të mundshëm. Sllovenia në veçanti është në mënyrë solide e balancuar. Mali i Zi do shkonte si kolateral në çfarëdo tregimi. Shqipëria,tani për tani,në krye me Edi Ramën nuk paraqet faktor ngatërrimi. Pushteti në Kosovë (vlerësimi 2020),është kombinim i “kriminelëve të luftës”profiterëve dhe krimit të organizuar dhe parqet kancerin më të madh në Ballkan.
Po tani Kosova ka një qeveri të qëndrueshme si në planin e brendshëm ,ashtu edhe në atë të jashtëm.Maqedonia dhe tani është e përqarë në dy pjesë, Bosna dhe Hercegovina e ndarë në tre pjesë me Bakir Izetbegoviq me sy kah Ankaraja dhe Milorad Dodik i drejtuar me shikim nga Moskva. Këmbëza e shkrepjes së një konflikti mund të ishte ,apo të fillonte nga Shkupi, në Prishtinë, Mitrovicë,Pazar i Ri, Srebrenicë,Sarajevë dhe Banja Lluka.
Të thuhet se Aleksandar Vuçiq për momentin është faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan,tingëllon si blasfemi,e pabesuar. Deja vu! Megjithatë se si e shef vizionin dhe veten si shtetar i një shteti të madh vështirë ta realizoj në paqe, me atë se po nuk bie borë në kodrinë të mos mbuloj bregun,ku çdo bishe do i shifshin gjurmët,fytyrën e vërtet dhe gjurmën e Vuçiqit,gjurmët e të cilit qëndrojnë edhe ato të para njëzet e më tepër vitesh. Dhe sot ky po ecë po në të njëjtat gjurmë.
Tablloja e pestë
Ballkani,pas një periudhe kohore të gjatë është kthyer në fokusin e politikës amerikane. Se kjo qëndron tregon dërgimi i kuadrove që sot e tutje do jenë të ngarkuar për këtë hapësirë. Kështu kemi të bëjmë me kuadro të “vjetra”,kuadro me përvojë të cilët në kohën e turbulencës në Ballkan kishin role dhe detyra shumë të rëndësishme.
Humbja e Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, jo vetëm se dëshpëroi mbështetësit e tij. Të dëshpëruar ishin edhe shumë në Ballkan. Edhe pse të pakënaqur me shkuarjen e tij ata që e pëlqenin,në këtë kënd të planetit,ushqenin iluzionin për moshën e Biden. Në veçanti i mbante shpresa e tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani. Shumë politikan dhe medie në Serbi krijonin atmosferën asofare sikur që nesër duhet përgatitur për lamtumirën e Amerikanëve nga Ballkani.
SHBA në vitet e shkuara Ballkanin ,në të shumtën,ia besoj BE,i cili këtë detyrë nuk do arrinte ta kryente me sukses. Shembulli më i mirë qëndron roli i BE, si ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit,i cili është future në “çorr sokak”,për të thënë se ka pësuar fiasko. Nga dobësia e veprimit të BE në Ballkan,në ndërkohë edhe u pozicionuan në Ballkan Rusia, Kina dhe Turqia që edhe rrezikuan interesat e SHBA. Dhe nga ky dështim i BE detyruan këtë superfuqi të forcoj prezencën e saj në rajon.
Rikthimi i Amerikës
Dhe nga kjo SHBA ka rritur dhe intensifikuar prezencën në këtë rajon për të mbrojtur interesat e saja. Me këtë SHBA tregon se Ballkani është pjesë e rëndësishme e interesit nacional strategjik dhe të sigurisë. E kur te Amerikanët qëndron në pyetje siguria – kjo gjithherë qëndron si prioritet.
Se Amerika këtu sërish po tregon “muskujt “e sajë politik,shihet me prezencën e Departamentit të shtetit si Gabriel Eskobar, Kristofer Hill, Jeffri Hovenier, Michael J. Murphy dhe James O’Bryan, disa prej tyre ambasadorë, disa të dërguar special të DSh-së, paraqesin një simbolikë që mund të përballojë skenarët rusë dhe serb në rajon – dhe në Kosovë në veçanti.
Në krye të potencialit nga përvoja qëndron Kristofer Hill, ish mik i presidentit Rugova, ish ambasador në Shqipëri, Maqedoni etj, i deleguar i Uashingtonit në shumë procese, dhe me rol të jashtëzakonshëm në bisedimet për Kosovën në vitet 1998-1999. Kristofer Hill, që e njeh mirë mentalitetin serb, dhe që besohet se din si ta thyejë Beogradin. Ndërsa, dy ambasadorët tjerë Jeffri Hovenier, Michael J. Murphy, i pari në Prishtinë dhe i dyti në Sarajevë kanë miqësi me shqiptarët, por njohje specifike për shkak të angazhimit në shtet-bërjen e Kosovës ose në mision diplomatik.
Se rajoni po kërcënohet nga një eskalim i të konflikti,para disa ditëve Komanda Amerikane e Forcave Speciale në Evropë ka njoftuar për vendosjen e një shtabi të Forcave të Operacioneve Speciale në Tiranë. Lajm ky i konfirmuar nga Gjeneral Major David Tabor, komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë, me bazë në Stutgart të Gjermanisë.
Ky,edhe si një veprim dhe moment i mirë që në rolin e vëzhguesit në këtë komandë do të ftohen edhe një grup oficerësh nga FSK-ja, ku do fillonin edhe me përgatitjen për krijimin e njësisë së Forcave të Operacioneve Speciale. Ky vërtet moment historik ,ku forcat ushtarake të dy shteteve shqiptare do jenë përkrah forcave të NATO-s. Ngritja e shtabit operacional amerikan në Shqipëri tregon mbështetjen e madhe të SHBA-së ndaj vendit tonë dhe rajonit.
“Lajm i madh për Shqipërinë që tregon mbështetjen e SHBA në kjo komandë konsiston në 3 komponentë tokësore, detarë, ajrorë. Është i rëndësishëm për Shqipërinë që tregon se ka mbështetje nga SHBA dhe roli i saj po rritet në rajon. Interesi i SHBA për ta forcuar demokracinë shqiptare janë një fakt i kryer. Misioni kryesor është lufta kundër terrorizmit pa përjashtuar edhe luftën ndaj konflikteve të tjera”.Kol.D.Demiraj
Dhe tani institucionet e shtetit në Tiranë dhe Prishtinë kërkohet dhe do duhej që me mençuri të shfrytëzojnë kohën dhe resurset. Kërkohet të bëjnë angazhim të fuqishëm politik dhe ushtarak nga ata që Amerika me një besim të madh mbështetet në Shqipërinë dhe Kosovën,që kjo iniciativë të japi rezultate.
Në fund, sot nuk do bëja një parashikim. Atë që mund të them, dhe jam i sigurt sot,me keqardhje,na presin zhvillime edhe dramatike,duke i pritur me dinjitet,na presin kohëra të cilat duhet patjetër t´i përballojmë dhe t´i jetojmë. Të gjitha të tjera qëndrojnë të pasigurta.
Subjektet politike,si në Shqipëri dhe Kosovë,duhet të jenë unik,është moment i thyerjeve historike që mund të ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Është hendikep që kjo administratë në Uashington tani ka më pak se katër vite në disponim,dhe ne shqiptarët këtë me miqtë e Shteteve të Amerikës mund të ia dalim.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se ka nderin që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë. Njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta.