Derisa pushteti po merret me rëndësinë e rezolutës së Kuvendit kundër referendumit serb në Kosovë, lideri i LDK merret me kuptimin e saj, PDK injoron seancën e njëri nga deputetët (piuni i Isa Mustafës, tani i pensionuar politikisht) merret me arsyet e abstenimit të votës!
Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme të thirrur nga kryeministri i kishte të vetmen pikë të rendit të ditës: Kundërshtimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. 76 deputetë votuan pro rezolutës, asnjë kundër, një abstenim. Fillimisht në debat u pa se sa e si akoma kjo opozitë thuajse e papjekur dhe e pakoordinuar, kundërshtojnë qeverinë e dal pastër dhe qartë nga vota e sovranit, duke ia treguar vendin secilit!
Edhe pse paraprakisht dihej se do të kundërshtohej Serbia për këtë çështje edhe nga vet populli, së paku dihet se me rëndësi është që të përkufizohet kundërshtimi edhe me një rezolutë kuvendi, sepse është e një rëndësie të veçantë kur njëzëri flitet dhe vendoset pavarësisht dallimeve politike, por prapë të pakënaqurit (opozita e përgjysmuar) gjenin arsye, fjalime dhe akuza e kundërshti kundër kryeministrit.
Abdixhiku, në vend se të merrej me rëndësinë e rezolutës, merrej me kuptimin (çfarë papjekurie), deputeti i tij Driton Selmanaj, i vetmi që abstenoi në votim merret me arsyet, sikur ky qenka më i mençuri, më i dituri, më largpamësi? Ky mjeran sikur ky po e mbajka dhe i vetmi po e mbrojka shtetësinë e Kosovës dhe miqësinë me aleatët e Kosovës, kur dihet se ky është një hiq, një piun i Isa Mustafes i kuririt të Hashim Thaçit, një argat ilegal i Grenellit bashkë me Hotin, Veliun e Hysenin, të cilët pas shpinës së popullit dhe institucioneve të Kosovës kurdisen shkarkimin e qeverisë Kurtii për të ardhë vet në pushtet, pikërisht kjo klikë u zgjodhën; kryeministër, minister, zëvendës kryeministër e koordinator, ky qenka ai i cili po dominojka baraspeshën e shtetit, aq largpamës sa po e ditka se cilët nga partnerët tanë nga sot vetëm me ndërmjetësimin e Selmanajt se do ia kthejnë shpinën Kosovës, pra punuan për kolltuk!
PDK injorante ndaj seancës nuk mori pjesë në votim fare së bashku me aleatin e saj, Listën serbe sikur aleat në koalicion, krim, korrupsion iu bashkangjit për mospjesëmarrje.
Cka të themi tjetër; Derisa si opozitë merren me kuptimin e jo me rëndësinë e një rezolute si opozitë e shpartalluar e degëdisur, vetëm mund të konkludojmë se ju vet do ia zgjatni jetën kësaj qeverie, pavarësisht rezultateve. Por, për momentin në horizont po shihet ndryshe, po frymohet ndryshe me këtë qeveri.