Presidenti dhe vizionari dr. Ibrahim Rugova ishte një personalitet dhe njeri popullor i fuqishëm,i lidhur më popullin e tij dhe me traditën e tij të lashtë historike. Ai donte ta rikthente frymën e lashtë europiane të mbretit arbëror Gjergj Kastriotit
Vizioni i tij i qartë europian e bënte atë një lidership largpamës dhe të përgjegjshëm. Ai thoshte kështu :“Unë kam hyrë në politikë jo për luks apo për të bërë karrierë, por për të mbrojtur vlerat themelore sublime dhe njerëzore të popullit tim autokton dhe europian”.
Dr.Rugova e orientoi Kosovën drejt perëndimit dhe vlerave të përbashkëta të civilizimit europian,me të cilën donte t'i tregonte jo vetëm popullit të tij ,por edhe botës se e ardhmja e Kosovës është në familjen e kombeve europiane.
Pas vdekjes së tij disa që erdhën në pushtet e orientuan Kosovën kah primitivizmi e prapambetja e orientit -kah turqia dhe vendet tjera ideologjike primitive.[Gjon Keka]