Dr. Ibrahim Rugovës, në 16-të vjetorin e shkuarjes në amshim. I madhi dr. Ibrahim Rugova, Kosova e ndjen në mënyrë të pazëvendësueshme mungesën tuaj, kolosi i kombit shqiptarë dhe ikona e pavarësisë së Kosovës.
Shumë pak kombe e kanë pasur fatin të kenë personalitete si ju në mesin e tyre. Ju trasuat rrugën e miqësisë së përhershme me SHBA-në, pa përkrahjen e së cilës Kosova, nuk do ishte këtu ku është tani, shtet sovran dhe i pavarur dhe populli shumicë shqiptarë i Kosovës ende do të ballafaqohej me mizoritë makabre të okupatorit serb...
I madhi dhe i pa përsëritshmi në historinë e kombit shqiptar dr. Ibrahim Rugova, në çdo përvjetor të shkuarjes tuaj në amshim, populli i Kosovës ju kujton me pietet dhe admirimin më të madh, për kontributin dhe sakrificën tuaj, në çlirimin e tij nga një pushtues mizor, siç ishte ai serb anti-shqiptar.
I madhi dr. Rugova, sot ata që dikur kërkonin ndëshkimin tuaj të bëjnë homazhe të varri, ata që dikur të shanin dhe të urrenin, sot të duartrokasin, të vlerësojnë si Ikonën e pavarësisë së Kosovës .
I madhi dr. Ibrahim Rugova, pas jush Kosova, ka mbetur në duar të disa interesgjinjve të vlerave anti kombëtare, me përjashtime të vogla të atyre që mendojnë natë e ditë për të mirën e Kosovës dhe të popullit të Kosovës.
Lavdi veprës dhe jetës së Dr. Ibrahim Rugovës!