Ish qeveritarët na e humbën shansin e fundit për të investuar në termocentrale energjetike me shfytëzim të lignitit tonë për shkak të ndotjes së ajrit nga njëra anë dhe pikëpyetjeve të mëdha për të ardhmen për marrje të kredive ndërkombëtare nga BERZH-i dhe Banka Botërore nga ana tjetër.?!
Ҫjerrjet e deputetëve të opozitës në Parlament dhe akuzuar vend e pavend me ofendime, me vlerësime të pavërteta dhe kuturu ndaj qeverisë «Kurti-2»; për mungesën e rrymës, kur qeveritë e mëparshme nuk ndërmorën asgjë për ndërtimin e termocentraleve të reja, edhe pse kishin oferta të volitshme të cilat i refuzuan pa transparencë dhe pa asnjë arsyetim duke na sjellur në këtë gjendje që jemi sot, pa rrymë ose blerje të saj me çmime enorme!!! Po i kthehem qershorit të vitit 2015 kur Qeveria e Kosovës me Isa Mustafën kryeministër, mori një ofertë nga një kompani gjermane e quajtur Bilfinger për rindërtimin e katër blloqeve të termocentraleve energjetike në vend të katër blloqeve të vjetëruara të Kosovës «A» Për këtë i faleminderoj z.Bimbashi dhe Arlind Manxhukën që në fb mi rikujtuan disa nga bisedat e zhvilluara rreth Projektit në fjalë; posaqërisht me deklaratat e mikut dhe kolegut tim të profesionit, zotëriut tani të ndjerë inxhinierit të diplomuar të makinerisë Avni Kurshumliut me të cilin kam punuar disa vite në repartin e Ngrohtorës në kuadër të Industrisë kimike në Obiliq. Me ndërtimin e Kosovës «B» Avniu kalon atje dhe ka dhenë një kontribut shum të madh në punën e Termocentralit në fjalë.
Avniu ishte këmbëngulës për rindërtimin e termocentraleve të reja e sidomos të atyre të prodhimit gjerman, pasi qe edhe Kosova «B» ka turbinat gjermane e jo si Kosova «A» qe ka tri turbinat ruse të blloqeve ( III, IV dhe V) dhe kaldajat polake. Turbinat ruse nuk e kanë dhenë provimin e cilësisë së mirë andaj edhe Avniu ka tentuar të blehën pajisjet gjermane. Lidhur me këtë problem edhe Kancelarja gjermane Zonja dhe mikja jonë ka tentuar ta jap kontributin e saj për ta pajisur Kosovën me turbinat dhe kaldajat gjërmane të kompanisë Bilfinger.
Andaj përveç ndërlidhjes me Gjykatën Speciale dhe negociatave me Serbinë, zonja Merkel i fletë asokohe në vitin 2015 kryeministit kosovar Isa Mustafa, qe Kosova duhet t`i merr më seriozisht ofertat gjermane për investime energjetike në Kosovë. Kancelarja gjermane ia kishte shprehur pakënaqesinë e saj kryeministrin Isa Mustafa rreth neglizhimit qe i ishte bërë Projektit 800 milionesh të Koncern-it Bilfinger për rindërtimin e Termocentralit Kosova «A» dhe deklarimit të znj. Merkel ndaj ekzekutivit kosovar sipas përfaqësueseve të firmës gjermane Bilfinger qe arsyetohet me faktin se shteti i Kosovës e neglizhoj ketë Projekt qe nga dorëzimi i tij dy vite më parë nga pala gjermane. Megjithate ambasadorja gjermane nga ana tjetër serish deklaron katër muaj para skadimit të ofertës në Oden Ekonomike gjermane se Projektin e Bilfingerit e keni në tavolinë dhe pse nuk po vendosni dhe ta pranoni.!!!???
Projekti do të mbetët aset i Qeverisë së Kosovës. Hezitimin e qeverisë inxhinieri i dipl. Avni Kurshumliu e quan qëndrimin e ekzekutivit kosovar të panevojshëm.!!! Edhe unë përsonalisht e kundërshtoj deklaratën e Isa Mustafës ku thotë së: Kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e pa interesuar!!!???
Nëse kompania Bilfinger paska qenë e painteresuar, atëherë shtrohet pyetja pse znj. Merkel, Kancelare gjermanë paska qenë e interesur për rindërtimin e Termocentraleve të Kosovërs «A» dhe të ambasadores gjermane e cila siç shkrova më lartë se ajo në Oden Ekonomike gjermane deklaron katër muaj para skadimit të afatit të ofertës se Kompanisë Bilfinger e keni të gatshme në tavolinë dhe pse nuk po vendosni ta pranoni???!!! Prandaj, deklaratës së ekzekutivit kosovar të Isa Mustafës kurrsesi nuk mund ti besohet!!!! Edhe «ish ambasadori i Holandes z. Bosch cili ka qenë pjesëmarrës në bisedime së bashku me ambasadoren gjërmane e demanton Isa Mustafën dhe thot se deklaratat e Isa Mustafes janë të pavërteta. Pra, si ambasadorja gjermane dhe ai holandez janë munduar jashtëzakonisht shumë për të bindur qeverinë për nisjen e rindërtimit të Kosova «A». Një shans i humbur pasi për shum pak para energjia elektrike ishte siguruar që nga viti 2017/18.» Ky Projekt i siguron Kosovës 815 MW/h. Pra, kemi të bejmë më ndërtimin e blokut II, III, IV dhe V të termocentraleve të Kosovës ( 1 X 125 MW/h dhe 3 X 230 MW/h) «A». Kohëzgjatja e ndërtimit të katër bloqeve do të zgjaste gjashtë (6) vitë që nga fillimi i ndërtimit të tyre. Tani po përpiqëm të jap arsyetimin nga përvoja ime lidhur me kontratat e bëra me botën e jashtme në përgjithësi e sidomos të kësaj të kompanisë gjermane të «Bilfingerit», që Qeveria e Kosovës e neglizhoj për dy vite dhe në fund nuk vendosi për Projektin në fjalë.
Ofertave serioze nga një Koncerti si Bilfingeri i një shteti mik dhe kancelares se shtetit gjerman, është dashur t`i përgjigjemi me kohë e jo me neglizhencë, dhe nëse nuk do të pranohej oferta, duhej patjetër me e aesyetuar shkakun e mos akceptimkit të saj. Një ndër arsyet mund të ishte lënda djegëse - thengjilli ynë me cilësi të dobët qe shkakton ndotjen e ambientit dhe së ne duam të kerkojmë alternativa tjera.??? Ish-lidershipi i inkriminuar e i mësuar që përmes aseteve të mëdha si të autostradave miliardëshe dhe të dy ofertave të termocentraleve, si të asaj amerikane që poashtu u refuzua, kur Haradinaj ishte kryeministër dhe se ciles duhet paguar borxhin nga padia në arbitrazh në vlerë prej 20 milionë dollaresh. Refuzimit të kompanisë gjermane Bilfinger, si duket zyrtarët tanë nuk patën kurajo, me një fjalë nuk patën guxim të kërkojnë ryshfet-haraç, pasi me kompaninë gjermane sado kudo ishte e inkuadruar Kancelarja gjermane, Zonja Merkel për ta ndihmuar Kosovën.
Me gjasë oferta gjermane u refuzua nga frika se nëse haraçëgjitë tanë eventualisht do ta kërkonin si zakonisht 20% e vlerës se ofertës, dhe me një kushtëzim të tillë ndoshta do të njoftohej prej kompanisë Bilfinger edhe Zonja Merkel e cila gjithnjë ka qenë kundër korrupsionit qe po ndodhtë në Kosovë.!!! Me kujtohet kur z. Albin Kurti mori Qeverinë e parë «Kurti I», Zonja Merkel i tha troç: Albin, nëse do ta luftosh korrupsionin në Kosovë unë do të ndihmoj me ekspertë dhe para. Ketë e kanë ditur dhe dëgjuar shum mirë të inkriminuarit, andaj edhe nuk kanë guxuar më të kërkojnë bash kurgjë edhe pse u ka mbetur shum merakë!!!
Si përfundim nuk e pranojnë ofertën gjermane dhe nuk e nënshkruajnë kontratën pa interesin e xhepit të tyre. Andaj rastet tjera si ky, vështirë qe do t`i kemi.???
Ish - lidershipi i pushtetit të mëparshem na la pa investime në Termocentrale 815 MW/h dhe pa rrumë, dhe tani Kosova bleu rrymë për një ditë me çmime enorme prej 2.3 milionë eurosh.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës llomotisin në Parlament se Qeveria «Kurti-2»na qenka fajtore. Jo. Fajtorë të vërtetë të gjendjes së sotme janë opozita me ish-lidershipin e saj të qeverisjes se mbrapshtë 20 vjeçare!