Dialog – po, asociacion me kompetenca ekzekutive – jo!

Opinione

Dialog – po, asociacion me kompetenca ekzekutive – jo!

Nga: Prof. mr. Skënder R. Hoxha Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:28
Prof. mr. Skënder R. Hoxha

Dokumentet e 2013-ës dhe 2015-ës, të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për formimin e Aociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, ngase në 22 pika binte ndeshn me Kushtetutën e Kosovës, qe shpallur jokushtetues, sikur prapë nxjerr kokën për të qenë temë diskutimi në dialog!

Kërkesën për Asociacion in Serbia vetëm sa e ka modifikuar, dizajnuar e maskuar me ndonjë element kamuflues se, përndryshe, pikë referente dhe të njëjtin qëllim ka sikurse ai i “Republika Srpska” në Bosnjë, ku rezulton se qëllimi i Serbisë është që ta bosnjezojë Kosovën, e pastaj të sjellë edhe këtu të njëjtën situatë sikurse atje.

Ndaj, Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe të gjithë ata që do të jenë pjesë e dialogut nga ana jonë, duhet jenë të vëmendshëm, sepse nga një “Asociacion” çfarë e kërkon pala serbe dalin edhe kërkesa të tjera siç janë: zgjerimi i kompetencave, e më pastaj, nuk përjashtohen edhe kërkesat për ndonjë model enklavizimi apo edhe shkëputjeje sikurse po bën sot Dodiku në Bosnjë! Në rrethana të tilla, koflikti i ri do të ishte i pashmangshëm!

Pra, përfundimisht, kompetencat e Asociacionit nuk bën të jenë ekzekutive, por vetëm të nivelit të një Shoqate apo të një Organizate Joqeveritare (OJQ). Për t’i hapur rrugë kësaj, paraprakisht duhet të zhvleftësohen nënshkrimet në çdo dokument që shkel Kushtetutën e Kosovës, e të bisedohet për një Asociacion, kompetencat e të cilit, në asnjë mënyrë nuk do të cenohet integriteti dhe pavarësia e shtetit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat