Lulzim Bashës i vjen një tjetër mbështetje e fortë nga SHBA

Opinione

Lulzim Bashës i vjen një tjetër mbështetje e fortë nga SHBA

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 30 janar 2022 Në ora: 13:40
Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Shikohet tashmë se si dhe ku u katandisen foltoristët, mediatikët  dhe sponsorizuesit e foltoreve antiamerikane dhe anti-Basha, në disa antimitingje dëshpëruese prej 30-40 vetësh që protestojnë kundër takimeve të Bashës me antarësinë e PD-së.

Sa më shumë që ekspozohet komploti foltorist i Berishës, Ramës e Metës kundër Bashës aq më shumë rritet besimi dhe mbështetja popullore  dhe ajo e SHBA-ve për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. 

E kisha konstatuar edhe shumë më heret, edhe para se Berisha të shpallej “non grata” nga SHBA, e kam shkruar e botuar faktin se kundër Lulzim Bashës është jo vetëm e vjetra politike në PD, por kundër reformatorit Basha është e gjithë politika e vjetër e këtij tranzicioni 30 vjecar. 

Janë kundër Bashës, Berisha, Rama dhe  Meta të cilët i kam etiketuar si Trinomi  e së Keqes. 

Për Presidentin Meta tashmë dihet se ai është ortak besnik korrupsioni me Berishën dhe madje ka dalë hapur kunder SHBA-ve si dhe kundër  shpalljes “non grata” të Berishës. Meta po ia kthen kështu borxhin Berishës, sepse në bashkëqeverisjen korruptive Berisha-Meta kulmoi ne zenit korrupsioni qeveritar i Berisha-Metës prej të cilit PD humbi thellë në vitin 2013.

Koha vertetoi se aleanca Berisha-Meta paska mirëfunksionuar si një strukturë paralele anti-Basha në Partinë Demokratike, të cilën e nxori zbuluar non grata amerikane për Berishën dhe foltorja e pseudokuvendet, falsoreferendumi dhe protesta e dhunshme e sulmit të 8 Janarit 2022 mbi selinë e PD-së. 

Flitej me të drejtë se nëpër foltore shkonin njerëz nga LSI si dhe foltorja mbështetej në prapaskenë edhe nga Rama e rilindasit e tij si dhe nga mediat dhe oligarkët pranë  kryeministrit. 

Ramës e Metës u intereson foltorja dhe grupi “non grata” që mbështesin Berishën.

Një PD e dobët do ishte në interes dhe kjo u intereson këtyre të dyve Ramës e Metës për përfitim politik dhe për zvarritje kohore në politikë e në pushtet deri sa edhe atyre t’u vendosen sanksione, sepse ndëshkimi edhe i tyre për korrupsion është i pashmangshëm. 

Ndërsa Berishës foltorja e tij i intereson dhe e përdor atë vetëm për interesin e tij personal si hakmarrje ndaj SHBA-ve për shpalljen “non grata” që i bënë atij, dhe si hakmarrje ndaj Bashës, pse Basha nuk e vuri Partinë Demokratike në në shërbim dhe si avokati për ta mbrojtur politikisht Berishën.

Rama deklaroi ne nje emision se  zyrtarisht njihet PD me kryetar Lulzim Bashën, por “nuk ka legjitimitet Luli as ai tjetri”. 

Pra shikoni djallëzinë dhe prapaskenistin mashtrues Edi Rama kur thotë se zyrtarisht Basha është kryetar po nuk ka legjitimitet. 

Pra, ky Rama i cili nuk ka legjitimitet vetë në qeverisje pasi ka bërë batërdinë me blerjen e votave me  paratë e vjedhura publikut dhe shtetit, del dhe thotë se Basha nuk ka legjitimitet. 

Kjo verteton atë se Kryeministri Rama është në një linjë me Berishën dhe me Metën ; është kundër luftës ndaj korrupsionit; kundër funksionimit të institucioneve dhe ky Rama është proamerikan vetëm me maskë e me vello proamerikanizmi.

Rama e di mirë se tani pas Berishës radhën e ka ndëshkimi i tij për korrupsion ku është zhytur deri në fyt ai dhe e gjithë qeverisja e tij.  

I dërguari i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për Reporteri.net.

Ai tha se:

Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale.

Dhe jo shumë larg por të nesërmen pasi Edi Rama deklaroi se nuk e njeh Bashën kryetar të PD-së, Ambasadorja Amerikane realizoi një takim me kryedemokratin Basha, takim të cilin  e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikane përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: “Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë”. 

Pra, me këtë ambasadorja amerikane shprehu edhe njeherë mbështetjen e madhe dhe besimin e madh që SHBA  kanë te Basha dhe te PD e drejtuar prej tij  për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe ne luftën kundër korrupsionit, duke e quajtur takimin edhe të shkëlqyer madje. 

Sa më shumë që ekspozohet komploti foltorist i Berishës, Ramës e Metës kundër Bashës aq më shumë rritet besimi popullor dhe mbështetja e fortë  e SHBA-ve për Lulzim Bashën. 

Pra, SHBA e konsiderojnë si partner kryesor politik në Shqipëri Lulzim Bashën dhe PD-në dhe jo “Grupin e Rithemelimit”  foltorist të Berishës, as Ramën me rilindasit e tij dhe as Ilir Metën me të mbeturit LSI-stë të tij.

Të tre si Berisha, Rama e Meta e shohin Bashën si këcënim, pasi Basha tashmë dihet se ka mbështetje të madhe edhe nga SHBA, dhe publiku përditë e më fort shikon me besim dhe me shpresë te Partia Demokratike dhe te Lulzim Basha. 

Pra reformatorin Basha nuk e njohin Trekëndëshi i Bermudës Berisha, Rama e Meta të cilët që të tre bëjnë sikur janë proamerikanë; bëjnë sikur zihen, shahen dhe akuzojnë njëri-tjetrin por hapur e nën rrogoz te tre janë kundër SHBA-ve dhe mbrojnë krimin, hajdutërinë, korrupsionin dhe tradhtitë e zullumet që këta të tre u kanë bërë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat