Fadili sot ka përvjetorin e 12-të të ikjës n'amshim.
Ai ndërroj jetë, por burrat si ay s'vdesin kurrë, i takojnë përjetësisë, ngase vepra jetësore i bënë të tillë, i bënë t'pavdekshëm, t'pa harruar dhe t'përjetshëm.
Fadil Ferati, ishte pioner i filozofisë Rugoviane, djalë i brezit të Republikës dhe ushtar lirie i Dardanisë Antike-Kosovës.
Gjakim kishte kauzën nacionale të shqiptarëve të Kosovës dhe të Presidentit historik Rugova ; Liri, Pavarësi dhe Demokraci, të cilën e ushqeu dhe plazmoj me punë, përkushtim e pasion të jashtëzakonshëm.
Fadil Ferati, u bë veprimtarë politik shembullor, pushtetar i zellshëm dhe i spikatur, ishe njeri brilant.
Fadili ishte bashkëpunëtor i afërt i presdientit historik Rugova, mik besnik i tij dhe njeri i dashur i presidentit historik.
Kujtojmë me pietet jetën e Tij dhe me respekt veprën e Tij jetësore n'sherbim t'atdheut.
Lavdi!