Mjetet që i mori Serbia aktualisht e rrisin edhe më tej aftësinë ushtarake të shtetit serb. Tanket e tashmë dhe makinat e blinduara janë fakte që tregojnë se Serbia po përgatitet për lufte. Serbia e sheh Kosovën si vend serb. Pikësynimet janë të qarta.
Serbia synon ndarjen e Republikës së Kosovës, kuptohet nëse nuk e ripushton përsëri. Ky është edhe qëllimi serb ndaj Kosovës. Në preambulen e Kushtetutes serbe qëndron se Kosova është pjesë jugore e shtetit serb. Këtë përkufizim juridiko-kushtetues synon Serbia për të arritur me luftë.
Këtej është armatimi dhe këtë e dinë mirë shtetet e UE dhe SHBA. Është tepër e qartë se nëse ik KFOR dhe SHBA vjen te sulmi ushtarak serb mbi Kosovë. Këtë duhet të dinë Kosova! Këtej i kërkohet FSK-së të armatoset dhe të jetë në gjendje vetëm për vetëm për të mbrojtur Republikën e Kosovës.
Armët që i ka FSK-a nuk janë adekuat për mbrojtjen e vendit nga ushtria kriminale serbe. FSK-së i duhen mjete kundër tankave dhe aviacionit. Këtu është e fortë dhe mirë e armatosur shteti serb. Me Huaëea që i ka FSK-a nuk mbrohet vendi, Republika e Kosovës. Kosovës i duhen armë të rënda.