Pastaj themi se pse po na largohet rinia, e si mos të ikin e largohet kur politikanët demokratë, intelektualët modern, shkollovanët e sektoreve të ndryshme, artistët, poetët, shkencëtarët e prindërit që nga 1990 sytë i kanë bërë tetë, veshët gjashtëmbëdhjetë e mendjen tridhjetë e dy drejt BE-së e SHBA-së, që 32 vjet rradhazi duke mohuar vendlindjen, atdheun, e duke shprehur dashuri ndaj BE-së e SHBA-së, pavetëdije frymëzuam rinë të largohet nga trojet tona për të shkuar në shtetet perëndimore.
32 vjet rradhazi politikanët, qeveritë së bashku me ministrat e shteteve shqiptare më shumë kanë shprehur dashuri ndaj shteteve evropiane sesa ndaj republikave tona, se BE-ja është parajsë e republikat tona janë ferre.
Krerët politikë e intelektualët modern dhe shumica e qytetarëve me naivitetetet e tyre politike e mentale aq janë dashuruar pas shteteve evropiane e gjuhëve të huaja sa që kemi harruar të dashurojmë mëmëdheun dhe gjuhën tonë shqipe.
Është e logjikshme, normale dhe e arsyeshme e kurrsesi e habitshme se pse po zbrazen trojet tona, si mos të largohen të rinjtë nga vendlindja e tyre kur të gjithë, aman të gjithë që nga politikanët, intelektualët, prindërit kurrë nuk e kemi hequr mendjen nga BE-ja e SHBA-ja, i kemi rritur, shkolluar e martuar fëmijët tanë me BE-në e SHBA-në me mësimet e gjuhëve të huaja, anglishten, gjermanishten, frengjishten, italishten etj. duke mohuar e nënçmuar gjuhën e popullin tonë.
Më shumë kemi shprehur dashuri ndaj shteteve e gjuhëve evropiane sesa ndaj Shqipërisë e gjuhës shqipe.
Që 30 vjet kurrë s'kemi biseduar për vlerat tona kombëtare, por për vlerat e shteteve perëndimore, BE, BE, BE, SHBA, SHBA e SHBA aq sa të rinjtë fare nuk duan të ndiejnë për vlerat tona tradicionale kombëtare duke na u bërë gjermanë, anglezë, amerikanë, francezë, zvicëranë etj.
Ne pavetëdije e naivisht i kemi çuar fëmijët tanë nëpër kurse të gjuhëve të huaja: angleze, gjermane etj. duke i përgatitur për të ikur në vendet e huaja, është e pamundur që fëmijët të mësojnë anglishten e mos të dashurohen te populli e gjuha angleze, të mësojnë gjermanishten e mos të dashurohen për Gjermaninë e gjuhën gjermane. Duke dashur gjuhët e huaja harruam gjuhën tonë të dashur e të ëmbël shqipe.
Që me ardhjen e demokracisë, 1990, më shumë jemi frymëzuar me BE-në e SHBA-në sesa me Shqipërinë, Kosovën e shqiptarinë.
Në vend që të bëhemi autokritikë ne kritikojmë të tjerët...