A mos i patë ose takuat diku Edipin dhe Sizifin...?!

Opinione

A mos i patë ose takuat diku Edipin dhe Sizifin...?!

Nga: Agron Shabani Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:33
Agron Shabani

Në çast ose monent kur në arsim, shkencë, kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci, mendja (truri) ose intelekti i njeriut, bëhen pronë e zemrës dhe shpirtit të 

rënë në delir, siklet ose në dergjën e trupit ose moshës së shtyrë, objekti në pronësi ose varësi të subjektit dhe kështu me radhë: Mos harroni se jeta ose personaliteti i njeriut shndërrohen në teatër, parodi ose komedi, ndërsa, vepra ose krijimtaria e tij në dramë ose tragjedi.

Apo, "jeta dhe bota pa mua, do ishin shumë me të varfëra", do thoshte dikur në Antikë, "Sizifi mitik" i Homerit, tek po i ngjiste majat e kodrës së madhe të golgotës, ose atij kalvari të madh, gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had, ku njerëzit bëheshin të përjetshëm ose të pavdekshëm

Mbreti Laj ndërkaq, e kishte humbur ose braktisur të birin (djalin) e tij, Edipin e sapolindur, diku në një mal të dendur me bisha të egra, nga frika e "paralajmërimëve profetike" të sofistëve ose astrologëve të ndryshëm grek, sipas të të cilëve, Edipi një ditë, mund t'ia merrte (privonte) mbretut Laj edhe kurorën mbretërrore, edhe gruan e tij viskoze, sharmante dhe ekzotike, mbretëreshen Jakostë, e cila eshte e ëma ( nëna) e Edipit! Shih ti....!!!

Te gjithë ne që e kemi kaluar moshën e dytë dhe jemi futur (me të dyja këmbët) në moshën e tretë, mendojë se do kishte qenë mirë t'i përgatisim ose armatosim brezin ose gjeneratën e re me gjëra ose çështje të vërteta, të shëndetshme, racionale, logjike, moderne ose bashkohore. E jo me rrena (gënjeshtra), mite, epose, toteme ose fetishe të rrejshme (mashtruse), agnosticistike, shamanike, eshatologjike etj.

Se këndejmi, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duket heshtja, nëse nuk kemi asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

Një digresion:

Ndërkohë që "Jugosllavinë e Avnojit" së bashku me "Jugosllavinë (Serbinë) e Pashiqit, Karagjorgjevicit, Stojadinoviçit dhe të tjerëve, atëbotë i krijuan, mbrojten dhe sponzorizuan fuqitë e ndryshme koloniale ose imperialiste:  Bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që i bëhej asokohe popullit shqiptarë, të mbetur jashta kufijve të 'Shqipërisë londineze', për vetë faktin, se Kosovës ju shkëputën jo vetëm trevat e banuara kryesisht me popullatë etnike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi, por asaj iu ndanë edhe pjesët etnike shqiptare, si: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat u përfshinë në kuadër të Serbisë jugore. 

U mor vesh se shqiptarët e Kosovës dhe hapësirave ose trevave tjera etnike, u mashtrua rëndë nga premtimet hipokrite dhe demagogjike të udhëheqjes jugosllave dhe asaj "shqiptare" që ishin pjesë e atijj sistemi ose regjimi, megjithë gjakun e derdhur nga bijtë dhe bijat e tij më të mirë (a).

Pas zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës nga Serbia, u nxorën me qindra ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë, për kthimin e kolonistëve të viteve 1912 - 1941 në Kosovë. 

Për t’i realizuar këto synime antishqiptare, u hartuan listat e zeza prej 782 emrash të mesueve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duhej pushkatuar, interuar ose likuiduar politikisht dhe fizikisht. Dhe, se njerëzve të likuiduar si armiq të shtetit, do t´u konfiskohej toka ose pasuria, për t´ua dhënë kolonistëve serbo - malazezë. 

Për këtë fushatë të egër shfarosëse ose morbide ndaj shqiptarëve ka shumë burime.

Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947:  OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake serbojugosllave, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë,

- prej të cilëve 36. 000 në Rrafshin e Kosovës;

- 23. 000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe

- 27. 000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.

 Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220. 000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje), pastaj mbi 200. 000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe, si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuara edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a).

Të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

Pa i cekur këtu me qindra mijëra shqiptar të vrarë, djegur dhe masakruar nga hordhitë (hordat) serbe, bullgare, maqedone dhe të tjera gjatë luftërave të njohura ballkanike, luftës së parë botërore etj.

Zanafilla e UDB-së famëkeqe:

Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB.

Dhe, ku e kishte zanafillën famëkeqja UDB për Kosovën, e cila ua nxiu jetën shqiptarëve ?!

Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN-a (Odjelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ-së. 

Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovën, është ngritur ose formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së.

 Për formimin e saj, përgjegjës kryesor ishte Aleksandër Rankoviçi, i cili për atë ditë i kishte ftuar në një takim urgjent në Vis të Kroacisë: Miladin Popoviqin ( udhëton nga Shqipëria për në Vis), Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin.

Në këtë takim ishte vendosur që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”.

Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ”Qeveri demokratike” në mars 1945, OZN-a do hynte (inkorporohej) në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it ( janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavne Bezbjednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetëror - DSSH). 

Me këtë emërtim, UDB-a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviçi.

Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB-a u  "transgormua":osr emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbjednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njeh si UDB.

Krahas SDB alias UDB-së, ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obavjeshtajna Sluzhba - Shërbimi Kundërspijunues), i cili ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave ( APJ).

OZN-a / UDB-a / SDB-ja dhe KOS-i, ishin dhe mbetën shërbimet sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945 - 1999. Asaj Levizje kombtare dhe patriotike të shqiptarëve, i ka takuar edhe Xhafer Deva. 

ALI SHUKRIA PROKUROR I PARË PUBLIK I “KOSMETIT”!

Ndonëse, këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorë e fortë” brenda shtetit jugosllavë, dhe si të tilla i ndiçnin, keqtrajtonin dhe i burgosnin pamëshirëshem shqiptarët, kudo dhe në çfardo forme që kundërshtonin regjimin e ri jugosllavë, më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ-it mbi formimin dhe kompetencën e ”Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë", ku prokuror publik u emrua punëtori i OZN-ës, Ali Shukriu.

Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 ( me një vendim të vaçantë të Titos ) dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano - çetnike, së bashku me repartet e OZN-ës në Kosovë dhe viset tjera të etnikumit shqiptarë, ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të Jugosllavisë së AVNOJ-it -ndaj popullit shqiptar në trojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën ish Jugosllavi.

Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ-së për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë avnojiste, hartonin (bënin) plane sekrete për ndarjen e saj. 

Kështu, vetem dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak ( 08.02.45 ) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18. 02. 1945 në Beograd, nxori përfundimin "që Kosova dhe Metohija t'i bashkohet Shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave.

Por, meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme për një hap të tillë,...atëherë "Kosova dhe Metohia" si autonomi, asokohe duhesh (duheshin) t'i bashkoheshinn Serbisë kriminale dhe gjakatare. 

Kjo me dorën e zgjatur, shpirtin e shitur dhe kokat e thata (boshe) të ca komunistëve, gjegjësisht, kuislingëve dhe mërcenarëve (shqiptar) të Tiranës dhe Prishtinës. ( Ekzistojnë emrat dhe mbiemrat e tyre. )

 Shumë prej tyre (si djem, vajza, nipa, mesa ose stërmbesa)-të trafikuar ose kontrabanduar në hallkat ose zinxhirët kryesor të qeverive, parlamentëve, dikasterëve policore, ushtarake, politike, diplomatike etj...Gjegjësisht të pushtetëve të mehershme dhe aktuale të Tiranës dhe Prishtinës.  Çudi, apo....!?

Popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme të dalura nga ish Jugosllavia, siç dihet, kanë probleme të shumëta kruciale, esenciale ose substanciale në mes veti nga e kaluara. E sidomos në çështjet ose aspektët e njohura të disonancës kognitive. Disonanca kognitive, sipas ekspertit ose psikologut renomativ të psikologjisë shoqërore ose sociale, Leon Testinger: Parasegjithash është gjendje ose situatë e rëndë ose tepër e ndjerë, e shkatuar nga ekzistenca e dy botërave, narrativeve, bindjeve, besimëve, sjelljeve, reagimëve ose të vërtetave paralele, disfunksionale ose kundërthënëse (antagoniste) me njëra tjetrën. 

Një gjendje ose situatë e rëndë shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, me pasoja lufte ose konflikti, në të cilën individi dhe kolektiviteti i ndjejnë ose përjetojnë njëkohësisht dy besime, dy narrative, dy interpretime ose dy të drejta dhe dy të vërteta irelevante dhe inkompaktibile (jokompaktibile), duke i ngritur dhe projektuar kështu në menyrë kognitive, interaktive, intropsketive ose retrospektive shumë të dhëna (informacione) dhe të vërteta (irelevante) në ndërkohë.

Një fragment nga e kaluara e hidhur nën ish Jugosllavi:

Siç dihet, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Josip Broz Tito dhe aparati (regjimi) i tij ushtarako-policor me seli në Beograd, e nisën "spastrimin" ose hakëmarrjen e madhe kundër ushtarëve, ushtarakëve ose bashkëpunëtorëve të Ante Paveliçit dhe 'NDH-s' (lëxo: Neovisna Drzhava Hrvatske, ose Republika e Pavarur e Kroacisë)....Duke i vrarë ose pushkatuar dhe masakruar me tepër se 1O ose 15. OOO intelektual dhe patriot të shquar kroat, si dhe duke i burgosur ose internuar me mijëra e mijëra të tjerë si bashkëpunëtor, ushtar ose kolaborator të Paveliçit, Hitlerit ose Musolinit.

Ndërkaq, me dhjetëra ose qindra mijëra intelektual dhe patriot të tjerë kroat, të përndjekur ose dëbuar me dhunë dhe terror tërror të egër ushtarako-policor nga Titoja, Rankoviçii dhe regjimi i tyre kriminal dhe gjakatar nè Beogradit, asokohe u detyruan të mernin botën në sy, duke u shpërngulur ose emigruar nepër vende dhe meridiane të ndryshme të globit. 

Ndërkohë që çetnikët serbian, me rastin e marëshmit të 'ushtrisë së kuqe' ruso-sovjetike të Stalinit në Hungari, Rumani dhe gjetkë, asokohe i zdeshën ose ndërruan (ndryshuan) menjehëherë simbolet dhe uniformat e çetnikëve serbian, me simbolet dhe uniformat e partizanëve të Titos, Stalinit etj....Për t'u futur, inkorporuar, trafikuar ose kontrabanduar në të gjitha hallkat ose zinxhirët e mundshëm komandues të politikës, ushtrisë dhe policisë jugosllave. Për t'i vrarë, pushkatuar, zhdukur, përndjekur, internuar dhe masakruar mijëra e mijëra  kroat ose shqiptar të Kosovës dhe visëve tjera nepër burgjet ose kazamatët serbe gjithandej ish Jugosllavisë si ballist ose mercenar e kolaborator të siç thuhej 'Reichut të Tretë Gjerman' ose "Fasci di combatimentove" italian të Duçës, alias Benito Musolinit.

Ishte janari i vitit 1953... Titoja sapo kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit (Kroaci). Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 , kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve.

 Këshilltarët e Titos, ia kishin tërhequr vërejtjen atij se origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë eventuale për planet që kishte në mendje Titoja, por ai ua hoqi merakun shpejt :- Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit. Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm ruso-sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e ish Jugosllavisë.

 Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. 

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila  nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja masive e shqiptarëve drejt Turqisë.

 Pjesa tjetër e historisë, do përshkohët ose karakterizohet me ngritjen ose fabrikimin e "popullit (narodit) të ri kosovar" përmes "farës"(spermës) së përbashkët jugosllave në kuader të epruvetave ose laboratorëve të njohur mbi prodhimin ose fabrikimin e "popujve të ri" artificial ose johistorik, të cilëve edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t'ua shohin "hajrin" Kosova dhe shqiptarët.

U krijuan boshnjakët (serbosllavët e turqizuar ose muslimanizuar), goranët ose tërbeshët (përzierje bugaro-serbo-turko-boshnjake etj.) dhe kështu me radhë. 

Filluan edhe martesat e përziera shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-boshnjake, serbo-kroate ose kroato-serbe, serbo-boshnjake dhe të tjera në kuader të ngritjes ose krijimit të "narodit" ose "popullit të ri jugosllavë"!

Shumë pedagog ose intelektual të shquar shqiptar që kishin ardhur nga Shqipëria për t'i ngritur dhe pëgatitur gjeneratat e reja shqiptare në Kosovë, atëbotë u vranë (pushkatuan), internuan, u përndoçën ose dëbuan me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor nga "partizanët" serbo-malazias dhe ata shqipfolës e antishqiptar të Kosovës.

 Kroatët dhe shqiptarët, e paguan mëse larti "çmimin e lirisë" së "partizanëve" të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit,& Company.

Ç'thotë shkenca ose historia?

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....

Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletore ose fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. 

Pse (përse) kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit" (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake,  paranormale, parapolitike, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur ligjore, politike, policore ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije.

 Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit.

 Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhè të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

 E vërteta dhe ekzistenca sipas tij, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. 

Autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetèm të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

U mor vesh se politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. 

Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Ndaj, politikani ose çatipi i sotëm shqiptar ose kosovar, i paguar nga shteti, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike, skllavopronare ose fedualiste" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë,  prej nga ku 

Gumzhijnë ose shpërthejnë edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. 

Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit.

 Edhe idetë ose teoritë sublime ose relevante të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. 

Ndaj, përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin.

 Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tyre si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiurg i vetëm' që arrijnë t'i bashkojnë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë..

Të bëjnë çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty dhe atëherë kur mendojnë ose akudojnë se mund t'i kapërcejnë detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike."

 E tërë kjo e gjënë spjegimin ose kuptimin në kuader të disonancave kognitive,  linguistike, diskursive, sociale, mentale (psikologjike), distorzive, distrofike, atrofike, restruktive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera, të paraqitura ose prezantuara pra nga psikoanalisti i njohur i psikologjisë sociale ose sociopolitike, Dr. Leon Festinger në sfondin ose kontekstin e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose metodologjike si "Disonancat kognitive dhe krahasimet ose komparacionet sociale" dhe të tjera, sipas të të cilave: "disonanca kognitive, parasegjithash është e bazuar ose mbështetur tek mospërputhja ose mospajtimi i elementëve kognitive, kruciale ose relevante në mes dy qëllimëve, qëndrimëve, konceptëve ose pozicionëve të ndryshme rivale ose antagoniste me njëra tjetrën, prej nga ku lindin ose gjenerojnë (degjenerojnë) edhe luftërat, konfliktët ose krizat e thella sociale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. 

Kjo për faktin e njohur sipas të të cilit :"nëse jemi me të bukur, me të dashur, me të pushtetshëm, me të fortë ose me të fuqishëm se të tjerët, sepse jemi me të pasur, me të mençur ose me të ditur se të gjithë!" 

Ndërkohë që gjithënjë sipas psikologut ose shkenctarit të lartëpërmendur L. Festinger, fjalët, veprat ose mendimët tuaja, do ju shquajnë, shesin dhe gjykojnë, sipas asaj se vetëm nëse jeni të shëndetshëm shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht (organikisht) dhe mentalisht (psiçikisht), atëherë mund të jeni edhe të mençur ose të ditur."

Se këndejmi, "pamundësia objektive dhe subjektive për ngrijten, projeksionin (projektimin), hartimin ose formulimin e ideve dhe teorive të reja shkencore dhe humaniste, sipas N. Chomskyt, në një formë a tjetrën, e zbulon, deshifron ose deskripton edhe mungesën e hetueshme të vetbesimit dhe vetrespektit të ndërsjelltë ose reciprok në mes personave (individëve), grupëve dhe kolektivitetëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë. Sikur të ishim të aftë dhe përgatitur në hartimin, formulimin, ngritjen dhe projektimin e ideve, teorive, formulave, narrativëve ose sintezave të reja shkencore dhe humaniste, sigurisht se do ishim në rangun ose nivelin e njohur të racionalizmit kritik, nëvizon me poshtë Noam Chomsky në kuadër të "Psikologjisë Poltike" etj.

Ndryshe nga kjo, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull "Qenja dhe hiçi", i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave "speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër."

 Edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet."

Politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi. 

Politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike. 

Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt.

 Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste.

 Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, i kontribuon 'status quos politike', duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike, në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë e njohur amerikane ose perëndimore-sidomos. 

Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, "revizion" ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se pushteti ose qevëria e Albin Kurtit, mund t'i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e  saj. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë ose kritiko-metodologjik, për t'u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, mendore, intelektuale dhe profesionale. Dhe, jo në një mekanizem ose "institucion"që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të pamundur puçjen ose inkuadrimin e elitave të njohura shkencore, kulturore, intelektuale, intelegjente, politike dhe diplomatike në politikëbërjen e Kosovës.

Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (sidomos asaj shtetrore dhe nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkèkohor.

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. 

Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj.

 Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, finansiar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura borxheze, skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat