17 shkurti i vitit 2008 është dita e Republikës së Kosovës

Opinione

17 shkurti i vitit 2008 është dita e Republikës së Kosovës

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 16 shkurt 2022 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

17 shkurti është ngjarja më madhështore e Kosovës, si një territor i çliruar nga një okupator gjakatar shumëvjeçarë.

Jemi ne shqiptarët e Kosovës, të cilët të bashkuar duhet ta kremtojmë këtë ditë të madhe dhe po aq të shenjtë, me aktivitete të lloj-llojshme , me vizita në familje te njëri-tjetri , me ndjenja gëzimi dhe entuziazmi .

Duke kujtuar me ndjenjën më të lartë të nderimit dhe respektit ata të cilët nuk e kursyen as jetën e tyre, për këtë ditë të shumë pritur ndër shekujë, për këtë rreze lirie ,që ngrohë në mënyrën më të jashtëzakonshme zemrat tona dhe zemrat e pasardhësve tonë përgjithmonë!

Në këtë ditë të madhe , nuk duhet lënë pa përmendur çdoherë kur e kremtojmë ditën e pavarësisë së Kosovës , se sa herë shqiptarët kanë qenë të bashkuar ,që nga koha e Skënderbeut e këndej.

Ata gjithmonë kanë qenë më të fuqishëm , pra nuk thuhet kot se bashkim bën fuqinë , kjo duhet të na shërbej si motiv frymëzimi për të arritur atje ku e meritojmë dhe duhet të jemi si komb dhe si shtet!

Urime popullit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie etnie, besimi dhe gjinie, ditën e pavarësisë 17 shkurtin e vitit 2008!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat