Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut:
E drejta për t’u martuar:
Neni 12 thotë: "Burri dhe gruaja që kanë mbushur moshën për martesë kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte".
Dmth Konventa askund nuk u kërkon shteteve t’u japin çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u martuar, por as për ti ndaluar, dhe ky nen zbatohet vetëm për martesat, jo për bashkëjetesat ose partneritetet civile. Ai po ashtu zbatohet vetëm për martesat heteroseksuale.
Është duke u keqinterpretuar kjo pjesë nga portale e persona, nuk ka detyrim shteti ndaj kësaj qështje.
Shtetet duke u bazuar në nenin 11 të Konventës "Liria e tubimit dhe organizimit" paragrafi 2 mund të jau ndalojnë edhe tubimet duke i'u referuar mbrojtjes së moralit të shoqërisë, por që tek ne realisht mund të shkelet Kushtetuta, sepse ndalohet diskriminimi me bazë orientimin seksual.
Unë personalisht qëndroi kundër martesave në mes të gjinive të njëjta, duke e konsideruar rrezik për moralin e shoqërisë sidomos rinisë, sepse diqka që nuk jep "produkt" (fryt) nuk mund të konsiderohet e duhur.