Se e kam me vend apo jo, kjo mund të shihet ose vërtetohet vetëm nëse ia lëshoni një sy gjithë asaj që po ndodhë sot në Ukrainë, e që është jashtë çdo kriteri human, ose kunder çdo niveli njerëzor, racional ose civilizues!
Këtë fakt ose realitet të hidhur anticivilizues ose tragjikomik, duhet parë ose përjetuar si pasojë e mentalitetit, imagjinatës, fantazisë ose edukatës afatgjate autoritare, totalitare, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, cariste, staliniste ose "realsocialiste" të Presidentit Putin dhe aparatit të tij ushtarako-policor në Moskë.
Por, edhe si pasojë e fobisë, paranojës, xhelozisë dhe një urrejtje violente, infantile dhe patologjike të z. Putin në veçanti, si dhe të popullit rusë në përgjithësi ndaj SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe ose botës dhe kulturës perëndimore.
Shtoja këtu edhe pozicionimët ose rrjeshtimët e vazhdueshme (sistematike) të së majtës dhe të djathtës ekstreme ose radikale në disa vende të fuqishme europerëndimore në anën e rusëve, serbëve dhe popujve të tjerë agresor, arrogant, mohues, cinik, injorant, pushtues ose militarist.
Por, të tillët, do ngelin të vetmuar si "ishuj" ose "ujdhesa të izoluara" brenda 'detit ose oqeanit të madh' civilizurs, humanist dhe demokratit të globit.
U mor vesh se çdo shkretëtirë i ka edhe oazat ose sekretët (misterët) e veta "relaksuese" ..)))
Por, oazat mbesin vetëm oaza, për aq sa shkretëtira mbetet shkretëtirë.
Duke menduar në vetminë ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit.
Ukraina është çështje jete a vdekjeje për Naton ose Perëndimin. Apo!?
"Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për dashuri dhe liri individuale dhe kolektive, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit." ( Profesor Bertrand Russell në "Hyrje Në Një Histori të Filozofisë së Perëndimit")
Nuk shëmbet, nuk zhuduket dhe s'dorëzohet kurrë Albioni Krenar!, do thoshte dikur poeti.
Anglia ose Britania e Madhe e Artusit (Arturit), Alberit të Madh, Shekspirit, Charles Robert Darvinit, John Lockut, Jammes Watit, Isac Newtnot, Thomas Newcommenit, Edmond Halyeit, Richard Arkwrichtit, Bertrand Russelit, Robert Boyelit, Robert Hookut, Henry Cavendishit, John Stuart Millit, Richard Codbinit,Thomas Alva (Alban) Edisonit, David Hummit, George Berkelyeit, S. Gray, M. Hanburry, Vëllezërve Wright, Elizabetës I, Henrikut VIII, Francis Greigut, Welingtonit, Adam Smithit, Daniel Rutherfordit etj... Jo kurrën e kurrës
Të dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga " fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore të Rusisë nukleare ose atomike": Nostaligjikët ose letargjikët e ndryshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik së bashku me "delengjinjët e vegjël" bolshevik ose pansllavistë, ndoshta edhe mund të kremtojnë për çastin ose momentin.
Por, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se vullneti, forca ose gadishmëria e dikujt, për t'i vrarë, bombarduar, zhdukur ose shfarosur të tjerët, të duken të padukshme ose të barazvlerëshme me xero (O)-përballë të së drejtës së njohur hyjnore, natyrore, historike ose biogjenetike të vendëve, kombëve, etnive, kulturave dhe civilizimëve tjera për t'u mbrojtur dhe ekzistuar.
"Lisat e gjatë, që dukeshin si fantazma trishtuese, për një çast shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.", do thoshte dikur Anton Pashku i Madh.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me ëndërrat, imagjinatat ose fantazitë e tij vetvrasëse, faustiane ose utopike, për të pushtuar Ukrainën, dhe dikur me vonë ndoshta edhe Kosovën, Ballkanin Perëndimor krejt (tërë) Europën me armët ose arsenalin e tij nuklear ose atomik: Por, si duket, e ka harruar shpejtësinë e dritës së bashku me formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë, nga Univerziteti i moçëm i Kordobës (Cordoba) etj.
Se këndejmi, shkenctari ose dijetari i shquar anglosakson, Herman Boerhaave, ne kuadër të veprës së njohur me titll "Aforizma mbi njohjen (zbulimin), diagnozen dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme", pos tjerash thekson faktin se :Ilaçe ka mfjaftë, por të sëmurë ose pacient të ndryshëm, gjithëmonë ka dhe do ketë me shumë."
Do cekur në fund se pas me rastin e ngritjes ose themelimit të teorisë së njohur antiborxheze, antiskllavopronare ose antifeudaliste të François Qusnayit mbi "fizikoratizmin" me 1758-1759, dhe fillimit të "revolucionit industrial" në Angli (176O): Sikur iu çel udha edhe "revolucionit të madh"(antiborxhez) në Francë, luftës dhe revolucionit të njohur në SHBA-së etj...Prej nga ku lindën edhe idetë, idealet, konceptët, viziinet, narrativat dhe teoritë e reja shkencore, humaniste, avangarde dhe pozitiviste mbi popullin (kombin), shtetin, shoqërinë, drejtësinë, lirinë dhe barazinë e përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, fetare, kulturore, sociale, ekonomike, jetësore, pronësore, ekzistencialiste etj.
Pa u zgjatur me shumë në këtë tematikë komplekse.