Oj Vlora Çitaku, kot e ke, tradhtinë që ia bëre Kosovës duke qenë pjesë aktive e planit për ndarjen e Kosovës kur ishe ambasadore e Kosovës në SHBA, nuk mund ta lajë as lumi Ibër, as Morava, as Danubi dhe as Sava, as Vardari, dhe as Radika e Drini, por as edhe Erzeni e Shkumbini.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj se Prof. Dr. Enver Bytyqi i nderuar më datë 20.10.2021 botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrefehet”, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe analistët.
Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e kosovës.
Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e bardhe si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.
Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momnetin e fundit.
Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshin kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa spjegime më të gjera e më ftë sakta.
-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?
- A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?
-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?
-Pse e mbështeti këtë ide?
-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetrërsimin e territorit të Kosovës?
-Cilat jnë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funsksion të realizimit të idesë së Serbisë së mdhe?
-Çfarë ishte parashikuar në në takimin në KS të OKB-së djhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe
-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?
Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!
Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi rama dhe Hashim Thaçit”?!
Oj Vlora Çitaku, sot e kësaj dite nuk je denjuar t’u përgjigjesh pyetjeve të sipërtheksuara që t’i parashtroi Prof. Dr. Enver Bytyqi për ta pastruar veten dhe tradhtinë që ia ke bërë Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, po digjesh flakë të faktorizohesh dhe të imponohesh, por nuk guxon t’u përgjigjesh pyetjeve që t’i bën Prof.Dr. Enver Bytyqi.
Nga egoja e yte e sëmurë për t’u faktorizuar dhe imponuar, nuk po turpërohesh dhe as nuk nuk po të bren tradhtia që ia bëre Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, për tradhtinë që ia bëre Kosovës domosdo do do të dalish para ligjit e drejtësisë.
Kosova sot me Kryeministrin Albin Kurti, me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryepartlamentarin Glauk Konjufca, është në duart e sigurta dhe se nuk mund t’i ndodhin tradhtitë dhe keqqeverisjet si në 21 vitet e kaluara, kur udhëhiqej nga opozita e sotme.
Vlora Çitaku, ish-ambasadorja tradhtare e Kosovës, nuk nguron dhe as që turpërohet të lajmërohet duke e ndotur Facebookun e saj dhe mediumet, si edhe duke i mashtruar me demagogji dinake lexuesit, me deklaratat e saj bajate që nuk ju vlejnë as pulave të kotecit, por që kjo ish diplomate tradhtare e mjerrane në këtë mënyrë tenton ta faktorizojë dhe rehabilitojë veten.
Në WEB faqen e “Bota sot” të datës 23 shkurt 2022, lexuesit patën rastin ta lexojnë deklaratën e Vlora Çitakut, tani nënkryetare e PDFK-së, me titull “Momenti i fundit që të kërkojmë afate kohore në dialog. Kurti të mësojë aty ku kemi gabuar”, duke shtuar se, “Tani është momenti i fundit që Kosova duhet të kërkojë afate kohore, sepse sipas kësaj ish ambasadores tradhtare, dialogu nuk mund të vazhdojë në pafundësi.
Kosova duhet të insistojë që procesi të mbyllet me njohje reciproke e jo me ndonjë marrëveshje gjysmake. Kosova ka mbështetje të plotë të SHBA-ve”.
Oj Vlora Çitaku, ende se paske kuptuar se fjala jote nuk ka asfarë peshe, se këto që po i thua ti, i dinë edhe pulat e kotecit, por edhe zogjtë e malit.
Tani dialogu Kosovë-Serbi është në dorën e Qeverisë dhe të Kryeministrit Albin Kurti, për të cilët nuk vlejsh as pesë pare, të cilët nuk po të konsiderojnë për asgje fare dhe që hollësisht janë të informuar pë tradhtinë që ia bëre Kosovës.
Ne WEB faqen e “Bota Sot” po të datës 23 shkurt 2022, lexuesit gjithashtu patën rastinm ta lexojnë deklaratën e Vlora Çitakut me titull, “Rusia synon rrënimin e rrëfimit për Kosovën”, duke shtuar se nëse nëse rrënohet kjo, do të vihen në pikëpyetje edhe themelet e shtetit tonë. Kosova në raport me Serbinë ka epërsinë morale, Rusia tenton ta rrenojë këtë epërsi morale, për t’i vënë në pikëpyetje themelet dhe dhe mënyrën e krijimit të shtetit tonë. Vendiom i i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejyësisë flet qartë për legjitimitetin e pavarësisë tonë si komb, se vuajtjet që kemi patur janë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut. Pra është një rrëfim i gjatë. Pra nëse rrënohet ky rrëfim atëherë do të vihet në pikëpyetje gjithçka”.
Oj Vlora Çitaku, dhelpërushe dinake, interesimin tënd për Kosovën e dëshmove me tradhtinë që ia bëre Kosobës si ish ambasadore në SHBA, kur sëbashku me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin, u bëre aleate të Serbisë kriminale për ta copëtuar Kosovën.
Sot Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe pa hile e përfaqësojnë dhe i dalin zot Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryëeparlamentari Glauk Konjufca, të cilët dinë shumë më mirë se ti “zonja” ish ambasadore ta bëjnë rrëfimin për Kosovën, e para, dhe e dyta, as Serbia që e ke për zemër dhe as Rusia nuk mund t’i vënë në pikëpyetje themelet e Kosovës, që tani është shtet i lirë dhe i pavarur dhe i pranuar nga 116 vende të botës.
Oj Vlora Çitaku, kur e dijke se Kosova në raport me Serbinë ka epërsi morale, atëherë pse si ish ambasadore e Kosovës në SHBA, u mundove me mish e me shpirt ta shkelish këtë epërsi morale të Kosovës, por ja që deshti Zoti i Madhërishëm dhe nuk ia arrite dot qëllimit tend tradhtar.